Specialisti është një film artistik i famshëm Hollivudian, ku Silvester Stalone luante rolin epik të një ish-ushtaraku, eksperti të pagabueshëm të eksplozivëve që punonte për hesap të vetë dhe me kontratë-pagesë. Vala më e fundit e terrorit me shpërthime tritoli dhe vala e arrestimeve në 4 ditët e fundit në Shqipëri, tregoi se shpesh herë realiteti e tejkalon fantazinë dhe trillin artistik.
Julian Sinanaj, një 31-vjeçar i lindur në Elbasan dhe i rritur në Vlorë, u arrestua 4 ditë më parë si vrasës me pagesë. Është ende herët për të përcaktuar qartë se çfarë ndodhi pas këtij arrestimi që me sa duket ka zbuluar një rrjet të organizuar vrasësish profesionistë. Sikundër është ende herët të thuhet se në ç’mënyrë u arrit tek gjurmët e Sinanajt, apo sa persona të tjerë, të pa ekspozuar ende, janë të përfshirë në rrjetin ku bën pjesë Sinanaj si ekzekutor i dorës së parë. Është në stilin e raportimeve të kronikës që në hapat e parë të operacioneve dhe valës së arresteve informacionet të ofrohen me bujë shpesh edhe me fakte të paqëna.
DITA ka mundur të mësojë nga një burim i organit të akuzës këtë fabul që po e detajojmë më poshtë. Sipas këtij versioni, Sinanaj ka qenë në përgjim, ai dyshohej si vrasës me pagesë dhe prokuroria dhe policia e mbante nën vëzhgim konstant. Ka të dhëna se vëmendja ndaj tij ishte shtuar pas shpërthimit që ndodhi në apartamentin e deputetit Kollozi. Ditën e arrestimit ai do të kryente një vrasje tek 21 Dhjetori në Tiranë. Vrasja u parandalua dhe në telefonat e sekuestruar të Sinanajt u kapën disa sms që ai këmbente me një djalosh të quajtur N.Gj. Mesazhet ishin shumë të dyshimta. Policia e arreston këtë të fundit dhe pas presionit N.Gj, ‘’dorëzohet’’, nis e flet, zbërthehet.
Më pas N.GJ ballafaqohet edhe me “specialistin” Sinanaj dhe ballafaqimi thyen edhe këtë të fundit. Emrat që dolën nga ballafaqimi ishin ata të Marjon Mitros i arrestuar dje në Rinas dhe i dy kushërinjve të tij me mbiemër Mëhillaj të shpallur në kërkim. Këta katër persona funksiononin si një celulë-ekzekutimesh të cilat sipas hetuesve ndaheshin në tre rangje: percjellesi-ndermjetesi-ekzekutori. Është shumë herët për të patur të qartë tablonë e kësaj marrëdhënie mes tyre dhe personazheve të tjerë të implikuar. Mbetet ende e paqartë rruga ekzakte se si u arrit në kapjen e këtyre personave.
Koha do e zbardhë më mirë fabulën. Ajo që dihet me siguri është fakti që grupi rezulton se vepronte si një “makinë qepëse” dhe paraqiste një rrezikshmëri tepër të lartë, duke arritur të merrte përsipër dhe goditje të stilit terrorist. Arrestimi i tyre është një fitore jo e vogël, sidomos pas klimës së terrorit që u krijua në muajt e fundit nga shpërthimet. Po t’i shtosh kësaj dhe sokëllimat e Sali Berishës të rëndohej ndeshëm optimizmi për të ardhmen e rendit në Shqipëri.
Por të tjerë “specialistë” mund të ketë në qarkullim. Ndërkohë që në media po thurreshin lëvdadat e para, një tjetër shpërthim ndodhi në Tiranë. Ndaj dhe përveç meritave të rastit për organet ligj-zbatuese, do të vlente me siguri dhe një këshillë: Sa më pak eufori.
* * *
Zbulohet baza e killerit, 2 vrasje, 5 atentate me bomba dhe 20 ekzekutime në Greqi
Konfirmohen dyshimet e policisë se Julian Sinanaj është killeri i përfshirë në vrasje dhe atentate të bujshme në Greqi dhe Shqipëri gjatë viteve të fundit. Pas braktisjes së vendit fqinj, ku bënte pjesë te “celulat e zjarrit”, 31-vjeçari nga Vlora është vendosur në Shqipëri dhe prej vitit 2012 dyshohet se është përfshirë në dy vrasje, 5 atentate me eksploziv të telekomanduar, ndërsa po hetohet edhe për vrasjen e biznesmenit në Durrës, grabitjet e fundit të bujshme në Durrës e Tiranë, tritolin në shtyllën e tensionit në Milot, madje edhe për atentatin ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Por këto të fundit policia ende nuk i konfirmon pasi nuk ka prova bindëse. Kurse për 2 vrasje, 5 bomba të telekomanduara dhe atentatin e fundit të dështuar ndaj një biznesmeni në Durrës, mësohet se ka prova. Ato janë gjetur pas zbulimit të një shtëpie të kthyer në bazë me arsenal të gjithëfarëllojshëm luftarak dhe pajisjesh të sofistikuara. Banesa ishte në “Rrugën e Kavajës”, ku policia sekuestroi dhe filmoi provat e shumta. Janë gjetur gjurmë të Sinanajt në banesë, si karta greke me emrin e tij dhe të dhëna të tjera. Vetë Sinanaj ka pranuar krimet, duke dëshmuar se ishte një ekzekutues me pagesë, sipas peshës së shënjestrave dhe aktit që duhet të bënte. Por drejtori i policisë së Tiranës, Ardian Çipa, në konferencën e djeshme për mediat, tha se “Sinanaj po hetohet edhe për 20 vrasje të kryera në Greqi dhe sulme me eksploziv, për të cilat do hetohet bashkë me policinë helene”.
Vrasjet
Nga veprimet hetimore proceduriale të kryera ka rezultuar se grupi kriminal, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorët e dyshuar të një sërë ngjarjesh të rënda kriminale. Julian Sinanaj dyshohet se ka ekzekutuar më 26 gusht 2012, në Orikum të Vlorës, peshkatarin Sokol Veizi, pas një porosie nga një tjetër person në konflikt me të. Më 20 gusht 2013, në lagjen “Albano” në Vlorë, ka vrarë te pragu i shtëpisë Agron Çelën, për motive ende mister dhe që priten të zbardhen. Ka dyshime për atentatin me tritol ndaj biznesmenit durrsak javën e kaluar, Xhemal Çela, që vdiq në spital, por edhe për disa krime të tjera.
Eksplozivët
Ky grup kriminal, dyshohet se ka kryer vendosjen e lëndës eksplozive më 1 qershor, gjatë fushatës elektorale, në derën e shtëpisë së Ardian Kollozit. Atentati ishte paralajmërues për borxhet e vjetra në lojërat e fatit. Porositës dyshohet se është grupi i vlonjatëve nën akuzë dhe ekzekutues Sinanaj. Më 13 dhjetor, akuzohen se kanë vendosur eksplozivin C4 në atentatin e dështuar ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, për shkak të detyrës. Ishte vala e shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdet dhe goditja e informalitetit që përfshinte edhe zyrtarë të dyshuar. Po kështu grupi akuzohet se ka vendosur eksplozivin edhe ndaj kryekomunarit Berberi pak ditë më parë dhe dy të tjera, më 24 tetor 2013 në Rrugën Transballkanike ndaj motoçikletës së E. B., dhe më 31 gusht ndaj makinës të po këtij personi. Por po hetohen edhe për ngjarjet e tjera kriminale të bujshme në qytetin bregdetar të viteve të fundit. “Julian Sinanaj u zbulua pasi për të kishte dyshime se ishte njohës i mirë i lëndëve plasëse”, tha kryepolici Çipa.
Policia
“Për herë të parë, Policia e Shtetit ka arritur të zhvillojë hetime të gjithanshme mbi persona të dyshuar si vrasës me pagesë dhe aktivitete të rënda kriminale, duke zbardhur zinxhirin e plotë që nga porositësi i vrasjeve, te ndërmjetësit, e deri te ekzekutorët e vrasjeve, qoftë me armë dhe qoftë me eksploziv. Është zbuluar një grup i strukturuar kriminal, i cili sipas të dhënave të para të hetimit dyshohet të jetë përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda të ndodhura në qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës, në një hark kohor prej rreth 2 vjetësh”, tha kryepolici Ardian Çipa. Por ai nuk konfirmoi nëse Sinanaj dhe të tjerët janë autorët e atentatit me eksploziv të telekomanduar në makinë, ndaj biznesmenit të ndërtimeve Xhemal Çela, javën e kaluar në Durrës, i cili humbi jetën dy ditë më pas në spital. Por konfirmoi se është parandaluar një tjetër atentat i porositur me eksploziv, që mendohet se do bëhej po në qytetin e Durrësit, ndërsa nuk u identifikua biznesmeni shënjestër. Në këtë operacion janë bërë pjesë policia e Durrësit, Tiranës dhe Vlorës, si dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.
“Policia ka mundur të arrestojë 3 të dyshuarit dhe njëkohësisht të parandalojë vrasjen e një biznesmeni, e cila ishte porositur dhe ishte duke u realizuar nga personat e lartpërmendur. Ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur që të dështonte plani i vrasësve dhe të shpëtohej jeta e biznesmenit”, tha Çipa.
Të arrestuarit e grupit kriminal:
Julian Sinanaj, 31 vjeç, Vlorë, i dyshuar si killer me pagesë
N. Gj., 30 vjeç, Vlorë, i dyshuar si ndërmjetës
Marion Mitro, 42 vjeç, Vlorë, porositës, ish-inspektor bashkie
Në kërkim nga policia:
Genis Mëhillaj, 43 vjeç, Vlorë, i dyshuar si ndërmjetës
Andon (Erion) Mëhillaj, 39 vjeç, Vlorë, ndërmjetës
Vrasjet e dyshuara:
Vrasja e peshkatarit Sokol Veizi, më 26 gusht 2012, në Orikum
Vrasja e të riut Agron Çela, më 20 gusht 2013 në Vlorë
Atentatet me eksploziv:
Eksplozivi në banesën e Ardian Kollozit, më 1 qershor 2013
Eksplozivi në automjetin e prefektit Besnik Dervishi, 13 dhjetor 2013
Eksplozivi në motoçikletën e E. B., në rrugën Transballkanike, 24 tetor 2013
Eksplozivi në automjetin e E. B., 31 gusht 2013, Vlorë
Materialet e sekuestruara në banesën e Sinanaj:
Pistoletë CERVENA ZASTAVA, me 15 fishekë
Pistoletë me dy krehra me 15 fishekë
Armë Scorpions, me silenciator
Pushkë automatike Mod 63 “Snaiper”
Kallëpe eksplozivi tritol
347 fishekë të kalibrave të ndryshëm
Granata dore mbrojtëse, 3 copë
Lëndë plasëse e dyshuar si C4
Kapsolla elektrike detonatore, 8 copë
Ndezës detonator për granata, 3 copë
Pajisje adaptor për aktivizim nga distanca të lëndëve shpërthyese
14 aparate telefonik celulare të markave të ndryshme
Bateri telefonash celular të markave të ndryshme, 9 copë
Aparat fotografik i markës CANON, me fotografi të personave të ndryshëm
Tablet elektronik i markës SAMSUNG me pamje filmike
6 copë karta memorie
Targa automjeti AR003JT, kapuç deveje, doreza për punime të ndryshme
Tel përcjellës me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, shirita ngjitës, kaçavida të ndryshme për punime të imëta, çelësa të ndryshëm, gërshërë me dorezë plastike pajisje elektrike INVERTER, bateri 12 volt,
një jelek antiplumb, veshje të ndryshme, doreza ebaniti për armë zjarri pistoletë, doreza të gomuara,
mbajtëse, 8 karta telefonike të kompanive të ndryshme telefonike, spina karikues, fisha dhe pajisje Bluetooth; pasaportë dhe dokumente në gjuhën greke, libreza dhe fatura për transferta bankare, 52000 lekë të reja
Ish-vartësi i Gjikës, porositës i atentateve ndaj Dervishit dhe Berberit
Një ish-zyrtar vendor i Bashkisë së Vlorës dyshohet se është porositësi i atentateve me eksploziv C4 ndaj prefektit të qarkut Besnik Dervishi, ish-deputetit Ardian Kollozi dhe dyshohet për kryekomunarin e Qendrës, Fredo Berberi. Pas disa javësh gjurmimesh dhe përgjimesh, por edhe pas arrestimit të ekzekutuesit me pagesë, Julian Sinanaj, 31 vjeç, nga Vlora, që u kap në kryeqytet në fundjavë, u arrit të zbulohej se njeriu që ka bërë porositë për atentatet e bujshme, është Marion Mitro, 42 vjeç, nga qyteti bregdetar. Mësohet se Mitro ka mbajtur për disa vite postin e inspektorit të INUV në Bashkinë e Vlorës dhe është larguar pak muaj më parë, kur nisi vala e shembjeve të ndërtimeve pa leje. Pjesë e grupit janë edhe persona të tjerë, prej të cilëve është ndaluar N. Gj., 30 vjeç, ndërsa në kërkim u shpallën kushërinjtë Genis Mëhillaj, 43 vjeç dhe Andon (Erion) Mëhillaj, 39 vjeç, po banues në Vlorë. Policia dyshon për një grup të organizuar kriminal me urdhërues dhe ekzekutues, pasi ka sekuestruar sasi të mëdha bombash me celularë, granata, armë të lehta dhe të rënda e pajisje të sofistikuara, në një banesë në kryeqytet, ku rrinte killeri i dyshuar Sinanaj. Ky i fundit mësohet që të jetë rrëfyer me status të penduari për të gjitha krimet e kryera në Greqi dhe Shqipëri. Mes atentateve edhe tritoli ndaj ish-kreut të ALUIZNI-t, ish-deputetit Ardian Kollozi, për një borxh të dyshuar në lojërat e fatit. Sinanaj akuzohet se ka kryer edhe vrasje e atentate të tjera, por për momentin nuk është arritur ende të mësohet nëse porositësi është Mitro apo ndonjë tjetër. Ish-zyrtari njihet për miqësinë me drejtues lokalë dhe ka në pronësi lokalin “Flamengo”, në Ujin e Ftohtë.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, doli në një konferencë dhe shpjegoi se ky grup është i organizuar dhe i sofistikuar, për të cilin po hetohet me intensitet bashkë me prokurorinë. Marion Mitro ka qenë nën ndjekje nga agjentët në çdo lëvizje dhe pas kapjes së Sinanajt ai është parë i tensionuar. Gjykata ka lëshuar urdhrin e arrestit për 42-vjeçarin pas kërkesës së prokurorisë dhe rrëfimit të 31-vjeçarit të akuzuar si vrasës me pagesë. Mitro i ka paraprirë hetimeve duke u frikësuar se Sinanaj do dëshmonte dhe dje është përpjekur të dalë jashtë Shqipërisë, duke marrë një fluturim të radhës në Rinas. Por në momentin që ka hyrë në aeroport, mesditën e djeshme, i është komunikuar arrestimi dhe masa e gjykatës “arrest në burg” me urdhër ndalimi të prokurorisë. Mësohet se ka qenë rrëfimi i vetë killerit të dyshuar që ka zbërthyer një mekanizëm të frikshëm të ngritur në qytetin e Vlorës dhe në Tiranë. Në këtë grup së fundmi dyshohet se mund të jetë përfshirë edhe i arratisuri nga burgu i Trikalas në Greqi, Ilir Kupa dhe disa të tjerë. Sipas rrëfimeve të Sinanaj, porositë për dy nga atentatet më të bujshme në Vlorë, ndaj prefektit Besnik Dervishi dhe kryetarit të komunës Qendër, Fredo Berberi, i ka marrë nga ish-inspektori i Bashkisë Vlorë, Marion Mitro. Po kështu edhe eksplozivi në derën e shtëpisë së Ardian Kollozit është vendosur nga ai me qëllim paralajmërimin për borxhet e vjetra. Policia tha se ndaj Mitros është ngritur akuza e “kryerjes së akteve terroriste”. Por ndërsa në rastin e Dervishit atentati dështoi për fat të mirë, pasi pakon e zbuloi Garda në hyrje të Kryeministrisë, në rastin e Berberit shpërthimi i finalizuar e plagosi rëndë kryekomunarin.
Momenti i arrestimit te Mitros dje ne Rinas
Po te doni ju e vendosni rendin per 24 ore.kote nuk tha i ndjeri Pjeter Arbenori se ju jeni specialista jo socialista!
Mos u gezoni para kohe se kapet nje KILLER ME PAGESE!!!
Ne nje shtet si Shqiperia ku DREJTESIA BEN PADREJTESI DHE JO DREJTESI,keta KILLERAT jo vetem nuk do mbarojne,por do shtohen dita dites!!
Neper bote jane zhvilluar shume DETEKTIVET PRIVATE,per te gjetur me shpejt KEQBERESIN dhe suksesi i tyre eshte i sigurte se punen e mbaron SAKTE DREJTESIA!!!
Ndersa tek ne,meqenese DREJTESIA NUK TE ZGJIDH GJE,atehere PROBLEMET DO T’I ZGJIDHE KILLERI!!!
Ja nja fakt:
Nje shoku im me qau hallin e vet!!
Me tha:
-Me ka nje maskara,prej 10 vjetesh 30 mije euro dhe megjithese ia kam dhene me AKT NOTERIAL,kam VENDIM GJYQESOR,e mori PERMBARIMI SHTETEROR,tani nje tjeter PRIVAT,por une PARET nuk i kam marre!!!
Se maskarai,me mjeshteri i kishte kaluar te gjitha pronat ne emrin e gruas!!!
E denoncova ne prokurori si MASHTRUES,por kam 5 vjet,qe asnje fjale nuk ka thene ky gjoja institucion!!!
Te lutem,me tha,NJEH NDONJE “ZANATXHI”,qe te beje kete maskarain te DHJESE NE BREKE,kundrejt pageses????
A e shihni,o njerez,qe KILLERET I NXIT MUNGESA E DREJTESISE???
VENDOSNI DREJTESI DHE ATA ZHDUKEN VETE!!!
Sa e drejte!
Vtasesit e pare me pagese jane vete prokuroret ku te kerkojne ara per cdo ceshtje qofte hapje apo mbyllje.
Historia personale. Me vodhen tel iPhone dhe kam IMEI pasi tel eshte blere i rregullt e denonciva . hic policia . Me pas i them nje te njohuri kshu kshu ok tha hajde te ndihmoj une, iken dhe 2 muaj e takova rastesisht dhe e kujtova kshu kshu epo jepi na i lek prokurorit qe ta ndjeki ceshtjen.
PROKURORIA E LLALLES MERR PARA NGA AI DHE NUK KA SHANCE TE HAPE DOSJEN TENDE OR MIK.
EDHE THONE PASTAJ PSE NUK ZHDUKET VETEGJYQESIA.
POR NE SHQIPETARET GABOJME SEPSE ZEMERIMI YNE DUHET TE KTHEHET NGA GJYQTARET E PROKURORET SEPSE ATA BEJNE PARA MBI GJAKUN TONE.
Ketu ka te bej mendja e ndritur e shqipetareve qe e leshojne lekun si me qen kacole si ne kohet e hereshme
Ata qe nuk kthejne borxhet dhe mashtruesit e meritojne plumbin dhe do ta marrin heret a vone.
PER FATIN TONE TE ZI ,KJO ESHTE E VERTETE.
Lajmi me i mire qe kam lexuar deri me sot neper gazeta
MJERISHT KETA JANE GJITHE KELYSHET E KRYEKRIMINELIT SALI.
Ky eshte nje nder sukseset e pa krahasuera me asgje ne se eshte kjo e vertet. Killeret jane skuadrot e vdekjes qe politika Berishiane i ka ngritur qe me dy Prill te viti 1991 e deri ne ditet e sotme. Killeret nuk jan vetme nje ata jane shume.Ato presione qe bemte Berisha deri edhe ne Parlament pikrishte aty e kishte forcen.Tek skuadrilet e vedekjes te cilat ushqeheshin dhe mbanin rradhen se ku dhe kure do tu binte gjahu ne dor i diktuar nga kjo politik e ndyre.
Ne se Qeveris dhe digastieri qe drejtohet nga Ministri Tahiri arrin te kape dhe te lekujdoje keto skuadro te vdekjes , ateher duhet te themi pa frige se kjo Qeveri po e permbushe me sukses te plote detyren e saj ne garantimin e jetese se qytetarve shqiptare.
Tani pas renjes se pushteti te Berishes ato jane ngritur si grerzave kur u prishet foleja. Ketu duhet ngulmuar shume deri ne lekujdimin perfundimtare te tyre.!
U lumte blujeve te Tiranes dhe te shqiperise.!
Ne nje vaki rreth viteve 97 -98 kam degjuar nje rrefim te frikshem por dhe shume kuptim plot. Si sot degjonim jo vetem per vrasje e vjedhje me dhune e arme por dhe kercenime ne dyerte e shtepive .Nuk kishte dite qe keto te mos zinin vendin kryesor .Shpetuam nga Saliu, thoshnin, por minjte po bejne kerdine u degjua te thoshte nje nga te ardhurit ne vaki. Hidheshin akuza e versjone pse po ndodhin kaq shume ngarjete tilla tronditese .Bile kishte dhe komente qe policine tone e quanin as si ne kohen e Zogut.
Folen dhe disa te tjere kur nje burre rreth te 75 vjetve u shpreh.Lufta kunder minjve jo vetem sot por dhe ne te shkuaren ka qene nje nga betejat me te pasukseshmet e popullit tone .Une mendova se do argumentonte se cbehesh per zhdukjen e minjve si kafshe e keqe neper shtepite dhe ambjentve publike .Por e kishte per keto fytyra kriminelesh qe kryenin vepra te tilla penale.Dhe vazhdoje te thote .Kriminelet ne Shqiperi po qene te lidhur ne kupolen nuk ka burre nene qe i kap vetem po rane si miu ne cark.Solli disa shembuj te 97 dhe e mbylli me fjalet. O Fatos te keqen nena e ke te keqen brenda.Aludonte jo vetem per Saliun por dhe per gjithe strukturat e ngritura prej tije .
Ky fenomen qe sot po bene kerdine ka vetem nje baze .Rrotacjoni i pushteteve qe konsiderohet humbje personale dhe prekje interesash te ish kupoles.Lufta kunder tyre eshte shume e veshtire qe kerkon durim humbje dhe angazhim total ne bllok i gjithe oranizmave shteterore e shoqerore .Nuk eshte se ska specialiste te luftes se krimit por tek ne jane mohuar dhe mohoen format tradicjonale te informacjonit .Ne jemi konsideruar populli qe nuk mbajme konspiracjon .Ne jemi tipa qe dhe per tu mburrur tregojme dicka qe dhe se kemi bere.Ne jemi shume te shperber gjate bisedave dhe kontakteve me miq e te huaj .Bisedojme pa e vrare mendjen me kedo qe flete shqip .Kjo dobesi e karakterit shqiptare u shfrytezua me mjeshteri nga Dulla .Habiteshim dhe vinim ne pikpyetje shoqerine kur na dilte ndonje bisede e bere ndryshe .Nje polic 1.60 cm na dinte jo vetem cfare flisnim por dhe si mundoheshim tu fshiheshim informatorve .Ne radhet e policise vepronin shume struktura me rroge dhe vudhentare qe jepni rregullish informacjon se cndodhte .E keto qe sot nuk u vihet rendesi per shkak se jemi shtet demokratik ka bere qe minjte te livadhisin si te duan .Persosja e informacjonit ,per te cilat jam shprehur dhe me pare qe i kemi hequr dhe i heqim ne kurrize ,jane carqet qe ngrihen per te rene mijnte brenda . Edhe pse ruhesha me shume kujdes 3 here jam riatdhesuar nga informacjonet qe jepnin ata qe rrinin me mua .
Mu kujtuan fjalet e plakur qe tha ne 98 se lufta kunder minjve ne Shqiperi eshte shume e veshtire kur ata ushqehen nga kupola .
Bravo policia. Megjithate une kam nje verejtje ndaj qeverise se re. Mire qe punoni dhe arrini rezultate, por keto arritje duhet te propagandohen si fitore te çmuara ne rrugen e ngritjes se shtetit te ri. Per çudi punoni shume, por propagandoni pak. A nuk e shikoni ekipin gebelsian te Berishes. Largohet vete nga Kuvendi nje deputete e juaja dhe PD-ja ngre nje furtune. Po ju ku jeni?!
JU lumte cuna!!!
Teper trondites lajmi se 1200 ish shikas te para 97 jane sot e gjithe diten ne zyrat e shtetit. Vini re se si punesohen ne zyra te kontrolluara nga PD njerez te cilat i nxjerr nga dera e hyjne nga dritaret. Vendosen ne presidence , ne banka, ne firma private , ne bashki , etje e tje. Kjo eshte ushtria e nendheshme e Sali Berishes e cila kerkon tew tunde vendin .
Dhe cfare kane bere . Ishin te tere gardiane te 97 te Saliut. Iken ne 97 neper vrima e dolen ne 2005 dhe ndoten tere vendin. Tashme perseri jane futur ne llogoret e PD-se. Ku eshte Sefgjini, ku eshte Gjymyshka, ku vete bodigardet , etje e tje. Asgje nuk bejne vecse kurdisjes se minave me telekomande.
I tredhni per koqesh keto dhe shifni se si rendi eshte i vendosur. ua Thom une Saliu.
Mos bridhni kot te gjeni kriminele. Kriminelet jane keto .
Saliu? Investigimi juaj për “ushtrine e nëndheshme” te atij saliut tjetër më duket i logjikshëm… Nderime “saliu”!
Lajm i gezushem.
Po per grupin qe vendosi tritolin ne shtyllen e tensionit te larte ne Milot a ka ndonje lajm te mire.Ne daten 31 janar mbushet nje muaj nga dita e ketij akti tejet te rende terrorist.
Dua teshpresoj se policia e Shtetit po e kryen detyren,per zbulimin dhe goditjen e ketij grupi
kriminal.
“znj.Lora”? Lajmi për zbulimin e tritolvënësit të shtyllës së milotit do të vijë në të njëjtën ditë që do ti jetë venë tritoli në prapanicë saliut! Më duket se ju dhashë përgjigjen e duhur. Përshendetje!
Mire, shume mire policia. Por jam me thenien e nje komentuesi ketu: O Saimir te keqen nena, e keni te keqen brenda.
Spastrojeni policine nga besniket e Saliut. Le te bertase sa te doje ai dhe Ristani. Sepse ata jo vetem dekonspirojne, por edhe pengojne ne arritjen e rezultateve.
Marim shembullin e tritolit ne shtyllen e tensionit te larte dhe ate te prefektit te Vlores. Ne te dy rastet pati gjurme te shumta, midis te cilave gjurme gishtash. Brenda dy neteve duhej te ishte gjetur autori. Te gjithe shtetasit i kane te arkivuara gjurmet e gishtave qe kur marin leternjoftimin.
Po pse nuk jane zbuluar ende autoret? Sepse strukturat e hetimit policor jane te shitura dhe te implikuara. Bej reforme ne keto struktura z. Tahiri dhe do te shikoni rezultate fantastike.
Mire qe e keni kapur, por duhen specialista, qe keta te flasin.
Nje gje duhet te dini, me demokraci kriminelet e ketij lloji tallen me shtetin.
Prandaj ju duhen ustallare per kriminelet, nuk eshte keq qe ti punesoni, ata qe te benin te mallkoje nenen qe te ka lindur, te kohes se Enver Hoxhes.
Jam i detyruar ta risjell kohen e Enver Hoxhes, se vetem ai ishte ustai qe i zhburreroi dhe i beri kurva burgjesh, kete lloj mileti.
Nuk e ke keq “horri i bulevardit”? Por ustallaret e atehershem tani jane plakur. Puna eshte qe te aplikohen metodat e tyre te zbulimit qe tani jane harruar. E dini ju si thoshte churchill-i ? Epërsia e komunisteve ndaj nesh në zbulim qendron në faktin se ata kane te ashtuquajturin “zbulim popullor”. Atyre u jep cdo njeri informacion. Kane shume veshe që degjojne dhe shume sy qe shikojne… E kuptoni tani? Prandaj une pyes “ku eshte polici i komunitetit” qe aq shume e lakoi ps. Une akoma nuk e shoh. Une nuk e njoh dhe nuk e di ku rri i ashtuquajturi “polici i komunitetit”. Eshte detyre qytetare ta paralajmerosh apo ta njoftosh kete polic per nje krim qe degjon a shikon etj. Vetem policia nuk ja del dot pa kete lloj polici te shperndare e kujdestar te lagjes a bllokut. Nuk eshte metode moniste sepse ai nuk do te mbledhe mendimet per agjitacion e propagande si dikur por fakte rreth kontigjenteve kriminalë. Ky eshte dallimi. Pastaj,ketu me duket ne kemi rene viktime e mosurrejtjes ndaj krimit e krimineleve. Ne nuk kemi guximin e asaj zonjes se nderuar ,pedagoge e ndertimit te universiteti politeknik. Me duket se e quanin flora a nora haneli. E pe cfare urrejtje kishte ajo per krimin e kriminelet? Ja ate urrejtje apo zemerim,quaje si te duash duhet te ketë oficeri dhe agjenti me i thjeshte policor. Por,ne kete pike me duket se keta jo vetem ,nuk e urrejne krimin,por edhe qeshin e puthen me kriminelet. Duhet shfarosur kjo mendesi. Ne duhet te jemi te gjithe flora hanele. Ke degjuar gje ku eshte kjo pedagogia? Une atë do ta vija menjehere te pakten zvendesministre te policise. Po ku e ka mendjen rilindja te ky tip trimereshash!? Nderime horr i dashur! Si qenka kjo pune? Edhe une njelloj si policet e saliut po i jap nderime “horrit”. A nuk ju duket çudi?
Nuk jam shume larg mendimeve tuaja, por “identitetin” tim nuk duhet ta kishe pervetesuar.
Per sa i perket rastit te zbuluar do thosha se duhet pershendetur pa medyshje.
Nje sugjerim e kam per policine dhe per ministrin Tahiri: nuk duhet te nxitoheni ne dhenien e informacionit. Suksesi do kohen e vet qe te deklarohet. Maturia eshte e domosdoshme per te qene te sigurt ne ate qe transmetoni ne publik.
Sjellja e policise ne kete aspekt duhet te jete e ndryshme nga ajo e para pak koheve. Ajo sjellje e diktuar nga politika, nese vijon, ve shenjene e barazimit midis politikes se genjeshtare, mashtruese te Saliut me kete te qeverise Rama.
ti o horri paske akoma traumat e dulles,,,,,,,,,,,ke shume kohe ne emigrim edhe je i traumatizuar akoma mos u lodh kot se nuk ka sherim per ty ,,,,,,,,,, ti gjoja jeton ne vend demokratik ? nuk lejohet dhuna ne demokraci cfaredo qe te kete bere,,,,,,amerika terroristet i dhunonte ne kampe sekrete ose jashte territorit te vet,,,,,,,,,,,po nejse ske faj se e ke nga traumat,,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!
Po çna e kujton o horr komandantin , ne kohe te tij te vidhje xhepa i kishe minimumi nja 7 vjet burg jo me te mbaje thike apo te vrisje njeri qe nuk tu gjenin kockat me ,ti thua nje gje mire qe te gjithe trimat e asaj kohe e kishin provuar te kapnin sapunin ne hale duke bere dush
jepu peshke te hane lri dy dite pa uje dhe i tregojne per nje minut
VETEM ME REZULTATE KA MUNDESI POLICIA E SHTETIT TE JUSTIFIKOJE PARATE QE MERR NGA TAKSAT TONA.
PO NUK U VAZHDUA ME REZULTATE I BIE QE JANE THJESHT HAJDUTA.
bravo policise kohet e fundit po mban per here te pare ketu e 23 vjet era qe ka dhe shqiperia shtet.. po me e bukura ketu eshte qe kjo qeveri e re nuk po ben mburje si qeveria e meparshme..po po ve policin ne dispodisjon te shtetit ligjor… makar se shpejti te kapen peshqit e medhenj e te vihen para drejtesise
Do ket ardhur ne Tirane, per te marre listen vijuese, te viktimave te caktuara nga Saliu, si heronjt te ardhshem te demokracise.
Mendoj dhe besoj se çdo shqiptar i ndershem ndihet pak me çliret kur degjon te tilla lajme.
Pooor….
Te shohim denimin….
Bravo, po na jepni shprese!
Dhori? Ne njé mendje me idetë tuaja dhe te horrit trim te bulevardit. Sidomos me pëlqeu pjesa ku nxirrje perfundime per ate pedagogen luftarake e guximtare te inxhinierise se ndertimit per te cilen edhe mero bazja ka shkruar nje artikull lapidar te “tema”. Vertet grua trime. E quajnë flora thote ky artikulli i meros qe tani e kam përpara. Jam në linjen e atij propozimi qe bëni për këte zonje. Madje do ti jepja me shume se zv/ministre policie. Nderime dhori dhe horri ! Nderime ushtarake!
V. R!!! Dhori? Ne njé mendje me idetë tuaja dhe te horrit trim te bulevardit. Sidomos me pëlqeu pjesa ku nxirrje perfundime per ate pedagogen luftarake e guximtare te inxhinierise se ndertimit per te cilen edhe mero bazja ka shkruar nje artikull lapidar te “tema”. Vertet grua trime. E quajnë flora thote ky artikulli i meros qe tani e kam përpara. Jam në linjen e atij propozimi qe bëni për këte zonje. Madje do ti jepja me shume se zv/ministre policie. Nderime dhori dhe horri ! Nderime ushtarake!
Pershendetje Dhori, dikur edhe une si shumica e shqiptareve, u deklaruam kunder diktatures enveriane, por po e them per here te pare,ne gjithe keto vite, jam plagosur lehte ne kembe ne kofshen e majte dhe plumbin e kam hequr ne perendim, biles ishte ky plumb i mbetur ne kofshe, qe me dhane azil politik te menjehershem.
Mbas plagosjes nuk shkova ne spital, se ish sigurimi kerkonte te plagosur, se kishte dale fjala qe ka patur te plagosur.
Personin qe i vrane te fejuaren ne murin e ambasades gjermone e kam shok, eshte traumatizuar, edhe ai u plagos ne krah, eshte aq i traumatizuar, ku megjithe ofertat hajde me mua ne Shqiperi, se kemi qen edhe shoke tek klubi i rruges se kavajes, ose i 17 nentorit, perseri nuk vjen dhe besoj se eshte ndoshta nga te paket, qe akoma se ka pareShqiperine mbas largimit ne korrik te 90-tes.
Me kete desha ti jap pergjigje edhe hostenit, qe kujton se me deklaratat e mija dua te bej qyfyre.
Perendimin e njohim tashme, hetuesia per krime dhe kriminelet, ska asnje ndryshim nga koha e diktatures enveriane se jane ato metoda, qe e ben krimin te dridhet.
Kur dikush ben nje vrasje dhe jepet emri, familja e tij, perjeton perbuzjen e fqinjeve dhe ne shume radte, familja e kriminelit, shperngulet ne ndonje qytet tjeter ku si njohin.
Demokraci eshte edhe ketu, por eshte demokraci politike, jo demokraci krimi.
Te pershendes edhe ty zoti Zaimi, faleminderit per mbeshtetjen.
VR!!! Feniks? Ndodh edhe ashtu si thoni ju për ate shokun tuaj. Ndodh dhe ju e artikuloni qarte pse ndodh? Ndoshta edhe unë në hallin e tij ashtu do te kërkoja nje menyre per te vënë drejtesinë kur ajo mungon. Por ama jashte ketij konteksti vrasesit me pagesë i mendoj si njerezit me funderrina te botës,sepse qe te vrasesh nje njeri që nuk e urren,që nuk te ka bërë kurrë keq,qe nuk të ka tradhetuar ,shitur e ku di unë çfarë,-duhet te jesh monstër pa kurrfarë morali që ta bësh…!? S’do ta bëja dot kurrë këtë gjë sikur përpara të më vënë dhe një mal me para. Si mund ta vras une një njeri që nuk më ka rënë kurrë në qafë??? Prandaj them se ky tip shpellari ështé një monstër me deformime te jashtezakonshme morale ,psikologjike e cfarë te duash ti !? Nga ky soj shpellarësh di sakt nga nje gazetar investigativ se kryeshpellari apo saliu si i thonë mbante 23 copë ne “gatishmeri” kur ishte kryeministër!!? Monstra mbante monstrat? Hë si ja vë emrin kësaj? Nejse,janë muhabete te gjata prandaj po ndaloj ketu pa harruar t’ju përshëndes!
@Pellumb Zaimi!
Jeta nuk eshte e paster si kristali,o Pellumb,ndaj edhe njerezit nuk jane njelloj!!!
Jo cdo njeri e nxjerr lekun me pune e djersen e ballit!!!
Shikoji deputetet,ministrat,gjykatesit,prokuroret,avokatet,mjeket ,doganieret etj se si jetojne!!!
A KA NDONJE FUKARA NGA KETA LLOJE???
Ai shoku im ato pare qe i dha borxh atij MASKARAI i kishte per te blere shtepi dhe sot ai akoma banon me QERA,ndersa MASKARAI KA BIZNES TE MADH,qe fiton 50-60 mije euro ne muaj!!!
Si e gjykon ti,kur DREJTESIA HESHT dhe BORXHLLIU ben biznes me paret e tua,a nuk te luan TEPELEKU I KOKES???
Jemi shqiptare dhe po degjojme se po vriten njerez per 50 mije leke e jo me per 30 mije euro!!!
Jo pak,por per 10 vjet te punon truri edhe mbrapsht!!
Ketu nuk behet fjale per te VRARE NJEREZ KOT,SE ME NGACMOI TE DASHUREN,por per MASKARENJ,qe tallin bythen me paret e tua dhe kur ne kete PALO SHTET PA DREJTESI te duhet t’i zgjidhesh hallet me stilin “DY DUAR PER NJE KOKE”!!!
Feniks? Nuk më kini kuptuar drejt. E kini lexuar me shpejtési siç më ndodh dhe mua ndònjehere! Nuk e kam fjalen per shokun tuaj. E kam fjalen per “vrasesin me pagese” dhe për psikologjine e tij. Si mundet qe ky vrases te vrase nje njeri për para(për vehte),qe nuk i ka bëre keq(këtij personalisht d.m.th vrasesit me pagese) për hesapet e nje tjetri (të shokut tuaj)? Ju p.sh a do te vrisnit një tjeter për hesapet e mia? Thelbi eshte te analizoj nje vrases te tille(me pagesë) jo shokun tuaj qe kërkon hakmarrje. Hakmarrja eshte e drejte kur nuk ke zgjidhje tjetér….? Madje do te ishte me mire qe shoku juaj ta merte vetë hakun jo nepërmjet ketyre njerezve pa din e iman siç jane “vrasesit me pagese”. Pér idete ne lidhje me taborrin e pasanikeve pa djerse qe numeroje ne fillim te komentit tuaj dhe qe jane pasuruar pa djerse dhe me vjedhje jam ne nje mendje me ju. Nderime feniks!
@Pellumb Zaimi!!
E kuptova drejt mendimin tuaj,por te mos harrojme se SISTEMI KAPITALIST,KA KRIJUAR VENDE TE LIRA “PUNE” te tilla,qe ndonese me motive kriminale,nxjerrin FITIME KOLOSALE me pak mundim!!!
Keshtu veprojne :
-TRAFIKANTET E DROGES,TE QENIEVE NJEREZORE,TE PROSTITUTAVE,TE ARMEVE,TE GJAKMARRJES etj,etj!!!
Keto jane REALITETE,ndaj nuk mund te bejme te habiturin!!!
KILLER me pagese ishte edhe Shkerdhen Berisha,qe per fitime kolosale,ngriti FABRIKEN E VDEKJES NE GERDEC ku u mori jeten 26 veteve,plagosi qindra te tjere dhe shkaterroi qindra BIZNESE E SHTEPI!!!
Killer me pagese ka qene edhe Argita Berisha,qe kundrejt firmes se te jatit u zhvaste mijra euro investitoreve te huaj duke marre edhe detyrimin e shtetit!!!
KILLER ME PAGESE ishte edhe Sali Berisha,qe shiti te gjithe ARMATIMIN DHE MUNICIONET E USHTRISE dhe ne arken e shtetit nuk eshte futur asnje QINDARKE!!!
A ke marre ndonje lek nga e gjithe pasuria e ushtrise,o Pellumb,sic moren SHITESAT DYQANET DHE SOT BEJNE BIZNES APO E JAPIN ME QERA MUJORE 1000-2000 euro ne muaj,aq sa ti nuk merr PENSION USHTARAKU PER 1 VIT???
Killer me pagese jane te gjithe prokuroret,gjykatesit,avokatet etj,qe PARACAKTOJNE VENDIME TE PADREJTA kundrejt nje SASIE TE MADHE PARASH???
KILLER ME PAGESE ESHTE EDHE NJE MJEK,qe te le te cdesesh,ne se nuk ke dhene “KAFEN” e caktuar paradhenie!!!
A nuk eshte KILLER ME PAGESE EDHE NJE QEVERI,QE HAP RRUGE NEPER FSHATRA TE BERATIT,VETEM SE KANE VOTUAR {PER PDpne,NDERSA RRUGEN LUSHNJE-BERAT E KANE LENE COPE-COPE si para 30 VJETESH???
Ka edhe shume te tjera,qe i dime te gjithe,ndaj ky sistem eshte ne GEN KRIMINAL E ANTI NJEREZOR!!!
Saliu? Investigimi juaj për “ushtrine e nëndheshme” te atij saliut tjetër më duket i logjikshëm… Nderime “saliu”!
Zoterinj roli i policise eshte per te ruatur qetesine publike e per te kapur hajdutet e vezeve ne fshat. Roli i sherbimeve inteligjente eshte parsor dhe i pazevendesueshem ne luften kunder krimit te organizuar e ruajtjen e jetes se qytetareve. Si eshte e mundur qe behet kerdia me mina me celular dhe nuk detyrohen te tere qytetaret qe per te hapur nje celular duhen minimumi dy dokumenta identifikimit. KA VITE QE SHKRUAJ PER DOMOSDOSHMERINE E NJE DOKUMENTI IDENTIFIKIMI E NUMRI SOCIAL SIC E KA PERENDIMI dhe eshte arritur vetem gjysma pasi kane printuar ID fallco.
Krimi luftohet dhe rendi vendoset kur shteti ngrihet dhe funksionon me vizion e profesionalizem duke bashkepunuar edhe me sherbimet e vendeve partnere. Ka strategji e metoda mjaft rezultative qe bota sot i njeh dhe i ka provuar si te sukseshme duhet vetem vullnet per te punuar.
Kapja e ketije killeri eshte fitore e madhe,pore edhe memfitore do te jet ne se arrihet te zbuloj qendren e komandimit dhe komandantin e urdherave si dhe skuadren e killerve qe i vjen pas ose u shkon pas!
Killeret jane shum, madje aqe shume sa prej kohesh i kane bere shqiptarve karshellek.!
Nuk e di se kur eshte kapur ky, por nqs. nuk ka folur akoma dhe ka treguar punedhenesit e tij, botimi i emrit te tij eshte nje budallallek me kile. Tani qe dihet kush eshte kapur kane mundesi te merren shume masa mbrojtese, ose edhe te dergojne kete killerin per gjueti……Te shpresojme qe eshte i siguruar.
Eshte ne Korce nje pederast,kontrabandist, shites droge,revolveresh qe eshte arestuar disa here,por asnjehere nuk e kane denuar sepse………
gruaja e tij eshte mikeshe e nje gjykatesi te Gjykates se Apelit ne Korce. dhe kete e din i gjithe qyteti,por askush nuk vepron.
A mund te me thote zoti Tahiri dhe zoti Nasip Naco,kur do tju vije radha ketyre te dyve?
Duhet ustai, urdherdhenesi i tij, kjo do te ishte fitore e Policise. Kapja e tij eshte vetem nje fitore, si fitore e Piros.
TANI DUHET TE ZBARDHI URDHER DHENESIN PER PAGESAT DHE QENDRONI NE KRYE TE HETIMIT SE MUND TE KINI RJEDHJE INFORMACIONI DHE ELIMINIM TE EKZEKTURVE ..I LUMTE POLICISE TE SHTETIT..
Kujdes se mos vret veten ne biruce pa dashje
Kjo eshte policia e Rilindjes, krime qe me policet e grupit ciftelia, kurre sjane zbuluar, shume shpejt do te zgjidhet edhe vrasja e deputetit te ndjere Xhindi.
N.q.s policia nuk do të shkojë deri te lidhjet dhe urdheruesit politikë te tritolvënësve,për mua nuk e ka bërë detyrën!? Ky lajm thotë se ka shenja politike ne “tritol”! Po nuk i zbuluat këto shenja “tritolshpellare” atehere lajmi juaj policor eshte nje show . Ju vlen vetem narcizisteve! Popullit jo!?
Zoti Zaimi, mos harro qe hallka e zinxhirit te krimit u shkeput dhe hallka ishte Olldashi.
U dhane urdherat, u zhduk nderlidhesi, se urdheri ishte o sot o kurre dhe kur rrezikohet cdo gje, vjen edhe frika se mos zbulohemi dhe kjo frike coi nderlidhesin Olldashi ne ferr.
aaa-ja ka te drejte se ndoshta “vret vehten ne biruce” ashtu si Trebicken qe e “vrau nje lepur” apo Olldashin qe pasi foli ne telefon duke ndenjur i “cau koken nje xham”….Edhe une e pershendes lajmin dhe me sa shikojme konferencat e shtypit te “familjes” jane te nervozuar sepse me sa duket po u afrohet laku……shpresojme se do te kemi lajme te mira…!!!!
Suksesi i zbulimit te policise do te jete atehere kure te zbulohet qendra e komandes dhe e organizimit te ketyre killerve.Keta bejn pjese ne skuadrot e terrorizmit ku grupe te caktuera kane ngritur dhe sherbejne klaneve te ndryshme te ciliat edhe i paguaj.
Kjo forme terrori qe eshte instaluar ne shqiperi ka edhe suport politik prandaj do te jete ne te miren e shqiptarve qe ku problem te zbardhet dhe te asghesohen perfundimishte.
Nuk ka vetem vrasje ne Greqi pore duhet te kete edhe ne shqiperi, ose veprojne ne grupe edhe ne shiperi.!
“Horri i b…”? Edhe une e kam menduar por jo kaq konkretisht sa varianti olldashi qe jepni ju? Megjithate mendoj se ka hallka te tjera nderlidhese qe të çojne te krimi politik. Nuk ka vetem nje hallke saliu jo. Ka gabuar sepse kujtoi qe do te ishte mbreti yne. Saliu mund te mbulohet vetem nga plani “katovica shqiptare”? Nga asgje tjeter! Sa per shaka,-a e pate mimin si kishte vene ne krah, ne nato admiralin tradhetar gerveni!? Dhe per me tepër e kishte ne krah me gradat e vetgradimit. Turpe te tilla vetem te ushtria jone ndodhin! Akoma tradhetari i detit nuk eshte hequr. Me siguri do ta heqin pas konkursit ndermjet tetareve dhe admiraleve!? Po te isha une minister dhe te kisha vajtur ne nato do t’i kisha thene_”me fshi kepucët dhe largohu”. Madje te me jepte dhe nje nderim te forte e te pergjigjej “si urdheron”. Trajtimi i tradhetareve “me dinjitet” eshte mungese dinjiteti ! Nderime horri i b…!
Ke te drejte zoti Zaimi me konstatimin e Gervenit, i kam bere nje replike miqesore nje ushtaraku ne lirim, tek letrat e lexuesve, ate pergjigje do te desha ta komentoj edhe tek ju.
Zonja Kodheli, ka deshiren dhe vullnetin, te ndryshoje gjerat, por duhet te jene vete ushtaraket me pervoje ne organizim, qe ti japin mendime konstruktive, duke hyre me “dhune”, ne vendimmarrjet, ne institucionin e mbrojtjes.
Edhe Zoti Saimir Tahiri, ne fillim doli me ish kryepolicin ne podium, zotin Burgaj, por tani kemi tjeter realitet.
O gazata dita na hoqet mendt me disa pershkrime. Njehere shkruani eshte 31 vjec dhe disa rreshta me poshte thoni 27 vjecari etj etj. I lexoni cfare shkruani vete apo futja kot. Tani sa vjec eshte ky killer ?
Une fjalen RILINDJE e kuptoj RIFORMATIM .
Nese nuk ringrihet Shteti nga e para ne te gjithe PARAMETRAT,duke dhene llogari ata qe e c,bene ne nuk kemi gje ne vije .
Me njeres injorante e diletante hajdute te paskrupull (sepse nuk kane dinjitet njerezor ) nuk behet SHTETI pa le te llomotasin Karrikethyerit.
Me kete bilanc qe ka Tahiri nje sukses e dhjete deshtime eshte tamam si ati shpirteror i tij dhe Rames, Enveri, qe shkonte ” nga fitorje ne fitorje” te Shqiperise socialiste. Por Merhumi i mbulonte kollaj se nuk kishte media atehere, kurse sot Tahiri fut koken ne rere si struci, por harron se by… e ka te zbuluar.
Ne vitet 2004-2006 ne NAPOLI kriminaliteti dhe lufta midis klaneve te Camorres morri permasa te frikshme dhe tronditi mbare ITALINE dhe Evropen (per shkak te turizmit dhe prezencen e te huajve ne itali),qeveria e atij vendi dergoi menjehere ushtrine rrugeve te napolit ne ndihme te policise dhe banorve te atij rajoni! Duke pare se behet fjale per siguri kombetare dhe destabilizim te vendit,klime terrori dhe anarshie nuk do te ishte rasti qe edhe ne te bejme te njejten gje? Kujtoj gjithashtu qe popullsia vendase e Napolit dhe mbare ITALIA e mirpriti nje aksion te tille! Ju zoti ZAIMI cfere mendoni per nje nderhyrje te ushtrise ne terren per te siguruar sigurine kombetare, per te luftuar terrorizmin sepse tashme per kte behet fjala, Kam pershtypjen edhe pse nuk ju njoh z. ZAIMI qe ju mund te keni qene (ose mund te jeni akoma) ushtarak ose njohes i asaj fushe dhe mund te na jepni nje info me te sakte nese vlen dhe per rastin tone nje ndrehyrje e tille dhe na e lejon ligji dhe kushtetuta dhe nese ka edhe ndonje kopillek alla shqiptarce per ti anashkaluar kto pengesa vetem ne dobi te se mires se perbashket dhe efektit imediat qe mund te prodhoje kjo nderhyrje! Respekte.
Dita, ju lutem mos perdorni fjale te huja ne gazeten tuaj. Une hasa vetem fjalen killer. Cfare kuptimi ka perdorimi i kesaj fjale kur fjala vrases eshte ne shqip. Ju lutem, te pakten ju mbajeni te paster gjuhen shqipe se po masakrohet gjithe andej me futje fjalesh te kota ne anglisht fare pa vend.
Jam dakord me mendimin e “FENIKSIT ” ,por kjo nuk duhet qe te perligj eleminimet alla SICELIANE apo NAPOLITANE .
Po me “”HORRIN ” jam ne te njejten gjatesi vale persa i perket djalit ilegal te BEQIR BALLUKUT ,SOKOL OLLDASHIT ((BALLUKUT )
Te dy partite si P.D. si P.S vrapuan dhe e varrosen akoma te “NGROHTE “.
Megjithate SOKOL OLLDELJA ishte AZEM HADARI On-Line !
porositesi ne piramide kush mund te jete valle?
jam shume dakort me komentin e FENIKSIT ,dhe analizen qe ben, KOMPLIMENTE.