Nga strukturat e krimit ekonomik u bë i mundur arrestimi i shefit të zyrës operacionale të doganës së Kapshticës Algert Lami, 33 vjeç i cili akuzohet për korrupsion pasiv. Burime nga policia bëjnë me dije se gjithashtu në prangat e policisë ka rënë edhe tregtari Krenar Halimllari 38 vjeç, i cili akuzohet për kontrabandë mallrash. Sipas policisë, gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy doganieret e turnit shtetasit me iniciale L.K dhe V.T.