Strukturat e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj R. A., 48 vjeç, banues në Pernik të Bullgarisë. Procedimi ndaj tij filloi pasi në vitin 1999, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, ka trafikuar në vendin tonë një kamionin “Mercedes Benz”, mjet i cili pas verifikimeve në sistemin ASF-2, rezulton “pozitiv”, i vjedhur në Bullgari. Dosja i kaloi prokurorisë për akuzën “trafikimi i mjeteve motorike”.