Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Karburantet, Shqipëria paguan me shtrenjtë se vendet e tjera
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Karburantet, Shqipëria paguan me shtrenjtë se vendet e tjera
Ekonomi

Karburantet, Shqipëria paguan me shtrenjtë se vendet e tjera

anazapta
Published November 21, 2013
Share
SHARE

Shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë naftën dhe benzinën se sa vendet e tjera të rajonit apo Europës. Në një analizë krahasimore të bërë nga Open Data Albania e shtrirë në harkun kohor 1998-2012, vihet re se ne paguajmë për karburantin më shtrenjtë se fqinjët tanë, apo se vendet e tjera të Europës.  Gjatë këtyre viteve shihet trendi rritës i çmimit për secilën lëndë në tregun e brendshëm ndër vite. Po kështu analiza krahasimore thekson se tregu ynë shënon vlera shitje të benzinës dhe naftës relativisht më të larta se vende të tjera të rajonit apo të Europës. Konkretisht vendet e Rajonit  që shënojnë çmim më të ulët të benzinës së vendi ynë janë Serbia, Qipro, Kroacia, Estonia, Spanja, Maqedonia, Polonia, Rumania, Bullgaria, Kosova, Luksemburgu, Bosnje dhe Hercegovina, Ukraina, Gjeorgjia, Rusia dhe Bjellorusia.

 

Karburantët sot, 4 herë me e shtrenjtë se në vitin 1998

Nafta në Shqipëri ka shënuar një trend rritës nga viti në vit. Në gjithë rruzullin tokësor çmimi i naftës ёshtё rritur mesatarisht me 0.13 dollar amerikan për litër çdo dy vjet. Në vendin tonë nafta vlerësohej me 0.43 dollar amerikan për litër në vitin 1998, pra rreth katër herë më pak se në vitin 2012 ku çmimi i naftës shënon plot 1.79 dollar amerikan për litër. Open Data Albania bazuar në të dhënat e Bankës Botërore ka kryer një hulumtim lidhur me trendin rritës që ka ndjekur çmimi i benzinës dhe i naftës në Republikën e Shqipërisë dhe në botë në vitet 1998-2012. Në gjithë rruzullin tokësor çmimi i naftës është rritur mesatarisht me 0.13 dollar amerikan për litër çdo dy vjet, ndërsa ai i benzinës me 0.12 dollar amerikan për litër. Në vendin tonë benzina vlerësohej me 0.86 dollar amerikan për litër në vitin 1998, pra rreth dy herë më pak se në vitin 2012 ku çmimi i benzinës shënon plot 1.81 dollar amerikan për litër. Benzina duket të jetë një hidrokarbur më i shtrenjtë se nafta në Republikën e Shqipërisë përgjatë gjithë harkut kohor 1998-2012. Megjithatë vitet e fundit vihet re që ato kushtojnë pothuajse njësoj. Në vitin 2012 benzina kushton vetëm 0.02 dollar amerikan për litër më  shumë se nafta. Viti ku benzina shënon çmimin më të lartë, 1.81 dollar, është viti 2012. Prej vitit 2004 çmimi i benzinës është rritur mesatarisht me 12%. Vendet e Rajonit që shënojnë çmim më të ulët të benzinës se vendi ynë janë Serbia, Qipro, Kroacia, Estonia, Spanja, Maqedonia, Polonia, Rumania, Bullgaria, Kosova, Luksemburgu, Bosnje Hercegovina, Ukraina, Gjeorgjia, Rusia dhe Bjellorusia. Ndryshimet në çmim mes këtyre dy hidrokarbureve megjithëse të vogla varion nga njëri kontinent në tjetrin. Në Amerikën e Veriut këto dy hidrokarbure tregtohen njësoj me 1.14 dollar amerikan për litër. Në Azinë e Jugut nafta tregtohet me 1.01 dollar amerikan për litër, ndërsa benzina 0.21 dollar më shumë, pra me 1.22 dollar për litër.

 

anazapta November 21, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • Marin says:
    November 21, 2013 at 12:37 pm

    Ne Shqiperi nafta dhe benzina blihen fiks 2 here me shtrenjte se ne Amerike. Me kete rast duhet thene se Shqiperia ia ka kaluar Gjermanise, por edhe SHBA-ve!

    Reply
  • Tusha says:
    November 21, 2013 at 1:19 pm

    Dhe pastaj pyesin edhe nga Amerika e Zvicra shqiptarët e ikur prej kohësh:
    – Pse nuk punohet fusha e myzeqesë ?
    Se… lërohet me parmendë, në një anë gomari në anën tjetër lopa!Dhe fshatarët këkojnë asistencë për bukë nga shteti….

    Reply
  • raimondi Vlonjati says:
    November 22, 2013 at 3:06 am

    Po kjo qeveri qe e quan veten socialiste perse erdhi ne pushtet ?

    Te mbaje te njejtin cmim per naften ..?

    Cmimi i larte i naftes shkateron biznesin shqitpar dhe mbjell varferi

    PS-ja ta uli cmimin e naftes urgjentisht ,sa me shpejt me mire, sepse i jep frymemarje bizneseve te vogla ..dhe sa me shume te ulet cmimi i naftes aq me shume riten bizneset e vogla dhe hapen edhe vende pune, dhe ulet varferia ne menyre drastike

    Edi duhet ta studjoje kete punen e cmimit te naftes, jo te lejoje te vazhdojne keto lloj cmime te larta

    Te behet c’eshte e mundur qe te ulet cmimi i naftes _-Ndryshe nuk ka kuptim qe u nderua pushteti

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?