Ministria e Brendshme, del me një apel lidhur me gjithë qytetarët të cilëve ju skadon karta e identitetit brenda gjashtë mujorit të parë të vitit.
Kjo ministri kërkon që qytetarët të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së kartës së identitetit.
“Nëse ajo skadon në 6 mujorin e parë të vitit 2019, mos e lër për ditën e fundit. Apliko më herët për t’u ripajisur me kartë ID, evito radhën!
Me kuponin për kartën e ID, që e gjen në çdo zyrë të Postë Shqiptare paraqitu pranë zyrave të ‘Aleat’!”, thuhet në deklaratë.
Po ashtu në momentin e aplikimit duhet dorëzuar karta e vjetër dhe brenda dy javëve merret e reja.
o.j/dita
Po ne qe jemi jasht Shqiperise si do veprojme
Falas merret karta e re e identitetit? Na thoni, ju ;utem, se ketu nuk tregohet asgje per çmimin.
Po ne qe na ka humb e vjetra cfare do bejme?