Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Katovica që ripjell vetveten
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Katovica që ripjell vetveten
Letrat e Lexuesve

Katovica që ripjell vetveten

anazapta
Published October 22, 2013
Share
SHARE

Në shkrimin e tij në gazetën “Dita”, dt 21 tetor 2013, Bedri Islami, një nga gazetarët e dëgjuar të  shtypit tonë të para viteve 90-të, një nga njohësit më të mirë të situatës politike në hapesirën gjithëshqiptare edhe pas këtyre viteve, flet për rrezikun e një Katovice të Re. Ai shkruan se ”…e gjithë kjo (diskutimi në se ka patur ose jo një takim në Katovicë,në vitin 1987 dhe orientimet e këtij takimi), tash, pas njëzet e ca viteve, do e kishte humbur rëndësinë e saj, në se  nuk do të ndodheshim para një Katovice të Re, e cila, qofsha i gabuar, mund të jetë më e rrezikshme se e para. Kjo Katovicë e Re mund të përmblidhet shkurt me pyetjen, kush e solli Lulzim Bashen në politikën shqiptare, cila Katovicë e Re u bë shkaku i kësaj ardhje, cila marrëveshje pret të zbulohet, cila enigmë fshihet pas saj”. Deklarim sa i beftë, drithërues por edhe plot kërshëri për t`u marrë në konsideratë.

Pra diskutimi, nëse është apo nuk është i vërtetë takimi i Katovicës së  Vjeter, i vitit të largët 1987, për  pasojat negative që  në zhvillimin e Shqipërisë në këto 25 vite, tashmë nuk  ka shumë vlerë. Kjo është një e kaluar e pakthyeshme për vendin tonë. Ajo që ishte për t`u bërë  është bërë. Katovicën, nëse është e vërtetë, e vuajti më së shumti populli shqiptar, madje edhe anëtarësia e gjerë e PPSH, që presupozohej se do të favorizohej, ndërsa e gëzoi një kategori njerëzish që ishin afër udhëheqjes kryesore të partisë, që shumë shpejt e shpallën veten “opozitarë” me të. Edhe përgjegjësia e Sali Berishës dhe e Fatos Nanos, të përgojuar më së shumti, si dy “katovicarët” e zgjedhur  nga Ramiz Alia është  e pakthyeshme. Madje duket sikur këtyre  të dyve  u pëlqen  të dalin si “zbatues” të thjeshtë  të  programit të Gorbaçovit shqiptar, Ramiz Alisë, se kështu edhe barrën për keqqeverisjen e këtyre viteve  i`a  lënë atij. Por edhe ne nuk ka pse të merremi më me Katovicën e Vjetër. Le t`ua lëmë  përgjegjësinë për të  në daçi Ramiz Alisë, si ideator, në daçi Saliut e Fatosit si “zbatuesit” e ideve të tij.

Tani  n`a duhet, urgjentisht, të merremi me Katovicën e Re. Nuk duhet lejuar që ajo të n`a sjellë po ato dëme që n`a solli e “vjetra”. A do t`a zbulojmë dot cilat janë orientimet e Katovicës së Re, që i bie, tashmë, të jetë shqiptare, jo polake. Duhet të zbulojmë se cili është, tashmë, Gorbaçovi, cili është Ramizi. Sipas mendjes sime i bie të jetë Sali Berisha, sepse Luli është beniamini i tij dhe ka ardhur në majën e pushtetit politik,në drejtim të PD, që heret a vonë, do të rivijë në pushtet, me bekimin e tij. Aq më keq në se është  ndonje,që ne shpesh n`a shkon në mendje,nga qarqet antishqiptare.  Duhet të zbulojmë  se cili është program i këtij “katovicari” të Ri, Lulit, Sipas mendimit tim është  të mbrojë e të çojë më përpara “arritjet” e PD, por jo të PD si parti politike, por të PD si aset i Sali Berishës,të mbrojë e të zhvillojë “arritje”e familjes. Po nuk u bë e mundur zbulimi e demaskimi i një “programi” të tillë, zbulimi e demaskimi i “katovicarëve” të rinj, vendin tone  e pret një fat edhe më i keq se sa gjatë këtyre viteve që kaluam. Këtë zbulim nuk mund t`a bëjnë politikanët, partitë politike sepse  në sferën politike ka shumë “katovicarë”. Këtë n`a e ka provuar përvoja e këtyre viteve. Zbulimim dhe demaskimin e një Katovice të re  e bën më mirë    opinioni publik, e  bën shtypi, e  bëjnë gazetarët e guximshëm investigativë, e  bëjnë organet e medies së  guximshme. Mos n`a lini të n`a tërheqin zvarrë edhe për vite e dhjetra vite të tjera “katovicarë” me prirje antikombëtare.

 

Letër e nënshkruar

Gani Elezi

anazapta October 22, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • DREAM says:
    October 22, 2013 at 3:54 pm

    Shoku Gani ,ky guximtari Islami eshte xhakete e vjeter e zerit te …popullit {ma shpifet ,te gjitha ne emer te popullit i beni } …nejse ,dihet qe do nderhynte ..eshte ekspert .Katovicat i zbaton media …jo ato kuklla qe vihen ne krye si Luli .Nejse une doja tu thoja qe mos ta lodhni shume mendjen vetem per Lulin …por dhe per ate pushtet qe keni ne fuqi .Po ju kujtoj qe dhe ai u katapultua ne politike nga Nano …pra ai i Katovices …dhe qe ju mos te qani pas 20 vjetesh …fajin e ka Katoviiica …hapni syte dhe mjaft me manipulime mendjesh .
    Dhe nuk ka nevoje shume per …zbulime
    Mbajtja e pushtetit politik sjell kontrollin ekonomik …pra vendos ne krye ke do ..paraja
    Hajt te fala partise …ne emrin e popullit, mos harroni !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?