KE po ndjek me vëmendje implementimin e Kodit Elektoral shqiptar. Në një intervistë për News 24, Peter Stano, zëdhënësi i Komisionerit Europian të Zgjerimit, Stefan Fule, u shpreh se jo vetëm KE, por edhe shtetet anëtare po ndjekin mënyrën si po veprohet në Shqipëri para zgjedhjeve.
Pyetjes se a është për KE-në implementimi i kodit elektoral po aq i rëndësishëm sa dhe miratimi i ligjeve, Stano iu përgjigj: “Natyrisht që është tepër i rëndësishëm dhe e kemi theksuar vazhdojmë të përsërisim që nuk ka të bëjë vetëm me faktin që palët të bien dakord për ligjet dhe procedurat, ka shumë rëndësi edhe implementimi. Dhe në fakt jo vetëm KE, por edhe shtetet anëtare po ndjekin me vëmendje mënyrën se si po veprohet dhe mendoj se shembulli më i mirë është në konkluzionet e Këshillit Europian pas takimit të dhjetorit dhe mendoj se, në këtë mënyrë mund t’i përgjigjem edhe pyetjes tuaj”, tha Stano në intervistë.
Si gjithmone KE-ja “po i ndjek me vemendje” zgjebjet tona. Ha ha, ….ha, sa shaka pa kripe o vellezert e mi te pergjumur.
Ju vetem monitoroni, se asgje tjeter nuk dini te beni. Keni 22 vite qe me nder i cani te ndenjurat ketij populli. Ju jeni nje nga aresyet kryesore,perse gjendja ne vendin tim eshte keshtu. Mos na cani me koken, se na stresuat dhe na semuret nga mendte.