Dërguar me email në
adresën e kryeredaktorit
Pershendetje. Jemi nje grup prinderish qe kemi femijet ne shkollen e mesme private Rilindja ne Durres.
Kemi keto probleme: Shkolla eshte e mbingarkuar, ne nje klase 4 here 4 kane rreth 25 nxenes; nxenesit po vuajne nga mungesa e ajrit.
Pangopesia e drejtuesve apo aksionerëve eshte e pamate, nje banjo ne katin e pare e prishen dhe e bene klase, sallen e kompjutrave e kane dhe klase po ashtu.
Shkolla qe ka qene shtepi dy kateshe me dhoma te zakonshme gjumi, mund te nxere 300 nxenes, tani kane 460 nxenes. Mesueset bejne mesime private ne shtepite e tyre me nxenesit e tyre dhe femijet tane. Jemi ankuar, por asgje. Nuk mund dhe te ankohemi shume se demtojne femijet.
Ne pushimin e madh mesueset shesin byrek dhe sanduiçe per leke. Kaq e pat edhe udhezimi i ministres qe te mos shitet ushqim ne shkolla. Lutemi, nese s’besoni asgje nga keto, por te kontrolloni vete. Shkolla eshte prane ures se Dalanit. Shpresojme