Një kërcënim për bombë është marrë në Kongresin e FIFA-s në Zyrih, raportojnë mediat zvicerane.
Policia lokale kanë konfirmuar lajmin. “Mund të konfirmoj se ka pasur një kërcënim për bombë në Kongresin e FIFA-s. Zyrtarët janë dërguar në vendngjarje”, tha një zëdhënës i policisë së qytetit.
Zgjedhjet për presidentin e FIFA-s ishin parashikuar për këtë të premte dhe favorit shihej presidenti aktual i Federatës, Joseph Blatter.
Po ashtu informohet se aktivistët pro-palestinezë kanë manifestuar sot afër selisë së Kongresit duke kërkuar përjashtimin e Izraelit nga FIFA. Votimi për statusin e Izraelit ishte planifikuar për sot me kërkesë të palestinezëve. /DITA
ç’eshte ky kongres me gjithe keta njerez qe do te zgjedhi prape Blaterin? Nje çudi e madhe nga ku po shkon njerezimi.
BOMBA I DUHET VENE ZYRES SE BLATERIT.
Blateri do fitoje orape.