Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kërkesa e Interpolit belg për Frrokun u mbajt fshehur tre muaj
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Kërkesa e Interpolit belg për Frrokun u mbajt fshehur tre muaj
AktualitetKronikeLajme FlashLajmi i fundit

Kërkesa e Interpolit belg për Frrokun u mbajt fshehur tre muaj

Bledar Lumani
Published April 1, 2015
Share
SHARE

Urdhëri i arrestit i Interpolit të Brukselit për akuzën e vrasjes ndaj deputetit shqiptar Mark Frroku është mbajtur pa u zbatuar nga Shqipëria që prej datës 8 janar 2015 deri më 27 mars të këtij viti.

“Panorama” shkruan sot se vetëm një ditë pas arrestimit të deputetit Frroku me akuzën e “dëshmisë së rreme”, zyra e Interpol Tirana ia ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë urdhrin e kërkimit për të dyshuarin.

Për rreth tre muaj dy shkresa të Interpolit belg janë mbajtur në sirtarët e Interpol Tiranës pa u bërë asnjë procedurë për ndjekjen apo për zbatimin e tyre.

Më 8 janar 2015, Interpoli belg kishte përcjellë urdhrin ndërkombëtar të arrestit për deputetin Mark Frroku, i dyshuar për vrasje në Belgjikë në vitin 1999.

Pasi Shqipëria nuk i është përgjigjur njoftimit të parë, zyra e Interpol Brukselit ka nisur një informacion të dytë më të zgjeruar në datën 23 janar 2015, por përsëri nuk ka pasur asnjë përgjigje.

“Panorama” shkruan gjithashtu se nuk është ende e qartë në çfarë rrethanash ka ndodhur që raportet e ardhura nga Interpoli belg, zyra e Shqipërisë i ka arkivuar pa i pasqyruar në sistem dhe pa kryer asnjë veprim verifikues në lidhje me akuzat për vrasje ndaj deputetit shqiptar Mark Frroku.

Për shkak të këtij skandali, Prokuroria urdhëroi arrestimin e drejtorit të Interpol Tirana Artan Bajraktari dhe specialistes së kësaj zyre, shtetases Loreta Alla.

Ata akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi me mosveprimet e tyre kanë penguar ekzekutimin e urdhrit të arrestit ndaj deputetit shqiptar që akuzohet se ka kryer vrasje në shtetin belg në vitin 1999.

Bledar Lumani April 1, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
10 Comments
  • Mark uk says:
    April 1, 2015 at 8:23 am

    Edhe per ket fajin e ka berisha.

    Reply
    • Pilo Lala says:
      April 1, 2015 at 5:17 pm

      Absolutisht jo.
      Masat qe mori Ministri Brendshem per kete fshehje, ishin te sakta, dhe lane te kuptohej qe Kriminelet nuk fshihen dot me.

      Ambasadori Amerikan po ben nje pune te madhe per te nxjerre kriminelet nga strofkat e ngrohta, dhe te shkojne ne shtepine qe kane kerkuar, Burg.

      Reply
  • ENDRIT says:
    April 1, 2015 at 8:52 am

    Didi asesi nuk duhet ti prANOHET DORHEQJA DHE AI DUHET MENJIHER TE KTHEHET NE PUNE DHE POSTIN E TIJ….NUK EKZISTON FARE KERKES E INTERPOLIT PER FRROKUN KTE E KANE FALSIFIKUAR E INICUAR QARQE SHUM ETE FORTA TE UDB- DHE SERB E SHERBIMIT RUS TE INTELIGJENCES ME NDIHMEN E SALI BERISHES E BASHES ….KY DOKUMENT NUK ESHTE I INTERPOLIT POR I NDONJI PERSONI QE PUNON NE INTERPOL E QE ESHETE AGJENT I UDB-KGB DHE KREJT KJO BEHET TE DESTABILIZOHET SHQIPERIA….SAKI BERISHA FRIGOHET NGA FRROKU DHE DESHIRON ATE TA MBAJ NE BURG ME QDO KUSHT NE MENYRE QE TE MOS MONDET TE HAKMERET KJO KA QENE E QART QE NGA FILLIMI…OSE ME QDO KUSHT PO OPROVON QE TA HASMOJ ATE ME METEN DHE RAMEN…NE MENYRE QE TE DESHMOJ RREJSHEM ME QESHTJE DOSHI….KREJT ESHET E QART SI LOTI KETU….QE NGA FILLIMI…NDAJ DOSHIT ASHT PROVUAR ATENTA NGA BERISHA DHE KUSHWERIRI I TIJ AGIM RAMA POR PAS 3 MUAJSH DOSHI PER TE SHPETUAR NGA ATENTATI PRANON OFERTEN E ATENTATORVE QE TE SAJOJ TREGIMIN KINSE META DON TA VRAS NE KEMBIM TE JETES SE TIJ…QE MOS TA VRET BERISHA ….DOSHI E KA PRANUAR TE LUAJ NE KETE TREGIM PASI EKA PARE SE ASKUSH SPO MUNDET TA MBRON NGA KLANVRSAJA QE PO IA ORGANIZON FAMILJA UDBASHE BERISHA E BASHA..adriatik llala eshte njeri i beirshes dhe e ka per detyre nga berisha qe ta fus ne burg frrokun…dhe ikte detyre po e bene si kryeprokuror ..llala duhet shkarkuar menjiher….nga posti i kryeprokurorit….kerkesa e interpolit eshet nji leter FALSE e sajuar nga intelegjenca ruse e serbe…me mbeshtetje te mafise familjare berisha-basha

    Reply
    • Endri says:
      April 1, 2015 at 10:34 am

      Ti paske nje llogjike te forte, nje arsyetim brilant. Te lutem me trego me shume per teorite konspirative boterore ne dem te Shqiperise qe nuk e llogarit dhe njeh njeri pervec rajonit. Tashme dhe Interpoli belg eshte bere pjese e intrigave te Sali Berishes. Te pranosh qe ka gabuar qeveria jo e?

      Reply
  • shpatar says:
    April 1, 2015 at 8:55 am

    Dorheqja e Didit eshte me se normale .Cdo shkrese ne Drejtorine e Policise se Shtetit kalon me pare zyren e titullarit e me pas ne sekrotin perkates .Nese nuk eshte ndjekur kjo rruge autoret e saje ne burg .Nese eshte cikluar nga Didi dhe ky eshte bashkfajtor .
    Saliu, keto raste per 24 vjete, i ka anashkaluar. Rama nuk duhet te heshte.Iku koha e Rrum -Palles.

    Reply
  • Endri says:
    April 1, 2015 at 10:35 am

    Doreheqja e Didit mund te quhet normale, por thelbi eshte qe duhej te dorehiqej ministri. Cfare duhet te ndodhe ne kete vend qe nje minister te japi doreheqjen per ate qe ndodh ne ministrine e tij? Albanistani nuk ndryshon, ndryshojne emrat jo sistemi.

    Reply
    • feniks says:
      April 1, 2015 at 3:58 pm

      Meqenese per nje cope leter,ministri u dashka te jape doreheqje,POR PER 26 TE VRARET NEW GERDEC dhe 4 TE PUSHKATUARIT PA GJYQ TE 21 JANARIT,cfare duhet te behet me Sali Berishen dhe Lulzim Bashen???
      Pergjigju kesaj ti kelysh i Berishes,pastaj derdellit si LLAPAQEN!!!
      Drejtesia duhet te jete per te gjithe e jo per ata qe ti i quan ARMIQTE E TU!!!
      Hyyyy PLEHRE!!!

      Reply
      • Endri says:
        April 1, 2015 at 5:23 pm

        Qetesohu bir i botes. Vendi i ministrit te Gerdecit dhe fajtoret per 21 Janarin e kane fajin ne burg. Kur me ke degjuar mua te them te kunderten kur as nuk me njeh? Para se te me thuash mua kelysh dhe gjithe ato ofendimet e tjera si llapaqen e plehre shih nga vetja o i mjere. Se ke kuptuar fare komentin tim por si mund te presesh ndryshe nga militante injorante qe nuk lexojne nje liber dhe nuk kane pike kulture. LEXO fjaline e fundit cte kam thene. Ndryshojne emrat ( Mediu, Basha, Meta, Tahiri, Rama) po nuk ndryshon sistemi.

        Reply
  • Lloji says:
    April 1, 2015 at 10:36 am

    Po del krimi si vaji mbi uje, te mos shqetesohemi nese ndegjojme te tjera zullume shqipetare sepse mendoj se jemi ne proces pastrimi me qeverine Rama.

    Reply
  • Preng Pjetri says:
    April 2, 2015 at 5:51 am

    Po çfar dime ne more vllezer lerjani organeve kompetente keto çeshtje. Ne pargjykoj e gjykojme sipas ndjesise dhe informacjoneve qe marrim ne medjat tona qe pak jane te besueshme !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?