Teksa kanë frenuar pothuajse tërësisht kredinë, bankat po i investojnë gjithë paratë e lira në bono thesari…
Në ankandin e parë të bonove të thesarit, pas uljes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në 3.5%, yieldi- (interesi) i bonove të thesarit ka shënuar një ulje të mëtejshme, duke zbritur në 4.87% për bonot 12 mujore, nga 5.11% që ishte yieldi mesatar i ponderuar në ankandin e mëparshëm.
Shuma e kërkuar nga institucionet financiare (kryesisht bankat) e individët për bonot me afat maturimi 12 mujor ishte 8.6 miliardë lekë, nga 4.2 miliardë lekë që ishte shuma e pranuar, çka ka [uar në uljen e mëtejshme të yield-it.
Për bonot 6 mujore, yieldi mesatar i ponderuar zbriti në 4.52%, nga 5.3% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Shuma e kërkuar ishte 5.6 miliardë lekë dhe ajo e pranuar 4.3 miliardë lekë.
Yield-i i bonove të thesarit ka shënuar vazhdimisht zbritje gjatë këtij viti me 1.73 pikë përqindjeje në raport me janarin, ku në ankandin e parë të këtij viti, yieldi për bonot 12 mujore ishte 6.6%.
Teksa kanë frenuar pothuajse tërësisht kredinë, bankat po i investojnë gjithë paratë e lira në bono thesari. Sipas statistikave të 6 mujorit të parë të Bankës së Shqipërisë, Zëri “Veprime me klientët”, që përfshin investimet në huadhënia, është rritur vetëm me 0.1% në fund të 6 mujorit, në raport me fundin e 2012-s, duke arritur në 574 miliardë lekë. Brenda këtij zëri, “Huaja për sektorin privat dhe individët” ka rënë me 0.5%, apo 20 milionë euro për të njëjtat periudha, ku tkurrjen më të madhe e kë shënuar huaja afatmesme.
Nga ana tjetër, investimet në letrat me vlerë janë rritur ndjeshëm. Zëri i “Veprimeve me letrat me vlerë”, i cili është rritur me 12.3%, apo rreth 230 milionë euro, për të arritur në 288 miliardë lekë.