Ministri Imami me bëmat dhe gjëmat e tij ua kaloi të gjithë ministrave të Shqipërisë që nga Mehmet Pashë Dërralla në 1912 deri te ministrja e sotme Kodheli. Përjashtim bëjnë këtu 26 varret e Fatmir Mediut dhe dorëheqja e gjeneral Aranitasit më 5 prill 1939, dy ditë para se të sulmohej Shqipëria, një ministër lufte, që dorëhiqej në prag të luftës. Por ministri Imami është vecanërisht i patejkalueshëm si ministër në babëzi.
Unë jam vetë nga Mokra me origjinë dhe kam dëgjuar shumë legjenda për qypa floriri të fshehura në tokë, si p.sh. thesarin e kaçakut Shahin Matraku, të Hasan Beut të Velçanit (te livadhet e Lufollarëve), të Pal Aranitasit (menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut), apo thesari i Ali Pashës groposur nga selihdarët e Pashait pas disfatës në betejën e Torviollit në vitin 1444 etj. etj.
Në fillimet e pluralizmit u bënë gërmime nga gjithfarë injorantësh në mure shtëpish, kishash e kalash të vjetra në mjaft vende të Mokrës, por flori nuk u gjet në asnjë rast. Mbas gati një çerekshekulli nga këto ethe, disa mashtrues profesionistë i mbushën mendjen Imam ministrit se kishin harta të përafërta të vendit, ku ishte varrosur një thesar prej qindra kilogramësh flori. Disa të dhëna sugjerojnë që Imami u josh njëlloj si ai katundari, që u mashtrua dhe bleu çelësin e Kullës së Sahatit në Tiranë për 10 000 lekë të vjetra, duke menduar se u bë pronar i sahatit të Tiranës.
Ky i bekuar thesar nuk mund të gjendej pa aparatura vëzhgimi për zbulim metalesh ultra moderne, që kushtonin një djall e gjysmë. Ministri thonë që i kishte kursyer aq lekë nga paga e tij si deputet dhe ministër sa për të blerë të tilla aparatura, por duke qenë ca kurnac, vendosi ta blinte aparaturën detektuese me paratë e Ministrisë së Mbrojtjes. Mënjanë shakatë, duhej shfrytëzuar një klauzolë e ligjit për sekretin ushtarak për t’i blerë këto pajisje metalkërkuese pa kaluar nga Thesari. E vranë mendjen kolonelë e gjeneralë, kullurë dhe vetë koloneli Zylo, dhe shpikën një rrenë, që do t’ua kishte zili edhe vetë baroni Mynhauzen: “Maqedonia po bënte minime në kufi dhe për këtë qëllim duheshin pajisje speciale kontrolli”. Në kohën, kur shpikeshin të tilla broçkulla, ministër i mbrojtjes i FYROM-it ishte një shqiptar. Nacionalistët e djathtë maqedonas qurraviteshin te diplomatët amerikanë në Shkup se irredentistët shqiptarë në FYROM, po të marrin urdhër nga Tirana apo Prishtina, e shpërbëjnë Maqedoninë brenda 72 orësh. Ky kontekst u shfrytëzua për të nxjerrë paratë nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e aparaturës së famshme me atë marifetin e procedurës së ftesës për kuotim. Gojët e liga në ish-dikasterin e Imamit thonë që firma prokuruese e aparaturës vëzhguese ka pronar dikë, që vëllanë e ka pasur ushtarak drejtues në Farkë dhe më pas oficer të lartë te SHIU. I mbetet prokurorisë shqiptare të hedhë dritë mbi hollësitë e etheve të arit, që e zunë ministër Imamin në Shqipëri, më keq se në Alaskë në kohën e Xhek Londonit.
Fatkeqësisht, diplomatët në Tiranë janë njerëz që nuk mund ta imagjinojnë që një vend i NATO-s të ketë një ministër të tillë të Mbrojtjes. Ata e morën këtë mesele seriozisht dhe vunë alarmin në kabllogramet e brendshme për një konflikt të mundshëm midis Shqipërisë dhe Maqedonisë; një konflikt që do t’u sillte kokëçarje të paparashikuara në Ballkan. U mobilizuan burime njerëzore, derisa u zbulua një pjesë e të vërtetës. Zyrës së Llallës i takon të bëjë transparencë për pjesën tjetër. Padinë e ministres Kodheli tashmë e ka në tryezë. Me këtë rast, mund të jepen detaje edhe mbi padinë për atë “të bekuar” kampionat evropian të mundjes në “Asllan Rusi”, ku ushtarët shqiptarë u përdorën si roja bostani nga një firmë private e afërt me ministrin famëmadh.
*******************
Prej shekujsh në krahinën e Mokrës qarkullon një legjendë për një thesar përrallor që është fshehur në këtë zonë. Sipas legjendës ky është thesari i mbretëreshës Teuta. Ashtu si ndodh me çdo legjendë edhe këtu ndërthuret historia reale me mitet.
Në vitin 230 p.e.s Mbretëria e Ilirisë e drejtuar nga Teuta, e veja e mbretit Agron, ishte fuqizuar shumë. Perandoria Romake e shqetësuar nga sulmet e vazhdueshme pirate në Detin Adriatik nga ilirët, pasi e kërcënoi Teutën që t’i ndërpriste ato dhe kur mbretëresha ilire u përgjigj negativisht, romakët e sulmuan Ilirinë dhe kështu nisi Lufta e Parë Iliro-Romake, që mbaroi me fitoren e romakëve dhe rrëzimin nga froni të Teutës.
Kjo është pjesa e pastër historike dhe nga këtu fillon e ndërthuret legjenda. Me të filluar lufta Teuta morri masa që të mbronte thesarin mbretëror. Kështu ajo në pranverë të vitit 229 p.e.s. urdhëroi transferimin e thesarit në drejtim të një vendi të fshehtë, të largët e të sigurtë.
Thesari u transportua nëpërmjet vijës “Egnatia” në brëndi të Ilirisë, vend ky në rrjedhën e sipërme të lumit Ordaj, rreth 160 km në territoret ndërmjet këtyre vëndeve të banuara nga fiset e Dasaretëve dhe Enkelejve në territorin e qytezës së lashtë Lungë, sot fshati Llënga. Në këtë qytezë ndodhet Kanoni i Llëngës dhe N’kisura (ngushtica) e Grykës së Gurit.
Kjo ngushticë, ky vendkalim i rrugës Egnatia ndjek rrjedhën nga vendburimi i lumit Shkumbin (Ordaj). Ky ka qenë vendi i përzgjedhur për vendosjen e thesarit të mbretëreshës Teuta,i cili përbëhej nga një sasi e konsideruesme ari, argjendidhe stoli me gurë e diamante të çmuar, të cilët u ngarkuan dhe u transportuan nga 40 mushka, sasia e tyre ishte e barabartë në peshë 6000 kg.
Tregohet se një njësi e specializuar ndërtuesish,devijuan rrjedhën e lumit në këtë pjesë e vendosën thesarin. Më pas ata e murosën hyrjen me një mur guri, ku si materiallidhës shërbyen gëlqere, rërë, vezë e lesh të bagëtish. Më pas u ngrit me zhavor e gurë shtrati të lumit përpara se të ridevijohej rrjedha e lumit, duke e bërë të padallueshën këtë vëndfshehje të thesarit.
Thuhet se personat që e dinin vendin e saktë u eleminuan. Kjo është legjenda. Ndër vite nuk kanë munguar kërkimet për thesarin dhe mesa duket dy vite më parë grupit të “gjuetarëve të thesareve” iu është shtuar edhe kupola drejtuese e Ministrisë së Mbrojtjes.
Shqiperia qenka e destinuar te vuaj keqe shume nga keta kriminel te cilet gjithcka u kerkojne vendet e tjera nuk mungojne tua vejne ne dispozicione. Ky eshte turpi pore edhe tradheti me e madhe sa nuk gjendet me . Po nuk lane gje pa bere keta faqezeze., qe tek nafta dhen Serb ise teke deti dhen Greqise na vran e na pervluan ne barot dhe akoma kakarizen ket mjeran.
Te thme te drejten edhe qeveria e re sikur po shtyne shume keto probleme.Duhet te japin llogari keta fytyrezez se ne funde te fundit nje milion votuas nuk votuan qe ket te poshter te kakarisen si gjela sikur kete jane fitimtar qe i kan futur thiken Atedheut qe diten qe dualen ne skene ket fytyre zeza.
Po Cfare do bente nje pushtues cofte edhe me i keqi se keta te poshter e fytyra te ndyra. Skandalet antikombetar, anti shte , antishqiptar te ketyre maskarejve nuk kane te sosure. Shume po duron ky popull oje qeveria jone vere me piken mbi “I”!
I nderuari Aliu nga Selenic, Ben Bajalldia si aktor i deshtuar dhe qe frymezimin e mori nga realizmi socialist, kishte pasion edhe filmat me tema nga Xhek London, mbi ethet e arit dhe meqe ju dha mundesia dhe infrastuktura, ndoshta e kane zene ethet e thesarit te Ali Pashait, ndoshta e ka menduar vehten, se edhe mund te ishte Konti i Monte Kristos shqiptar.
Por une habitem, se ky Arbeni qenka nje genjeshtar fenomenal, qe paska arritur te genjeje edhe NATO-n, shyqyr qe si ka thene NATO-s, qe Rusia po sulmon SHBA-ne, se do te na kishte shkaterruar boten.
Po sa vjec eshte ku IMAMI? 14-15 vjec te jete valle.
Ne vitin 1990 edhe une kerkova per thesar ne kete zone,Ngrita dhe 3 cadra ushtarake,me demek po sterviteshim kunder maqedonsave te qelbur.I rame kazme4s gjithe entuziazem,por diten e dyte na e dhjeu nje bari i cili tha;Mos kerkoni kot aty se para 5-6 vjetesh ka kerkuar vete shoku Neritan Ceka
Po sa budallenje keta te (qeverise sone) fisit tone….kerkojne floririn e “Legjendave” dhe humbasin pushtetin eeeeee…..
Saliu eshte mesuar qe ate qe e peshtyn serish e lepin. Imami e ka vendin ne banken e te akuzuarve dhe ne burg.
Z. Thanasi jeni njesh fare…shkrim shume i bukur.
ALI PASHE TEPELENA DHE BETEJA E TORVIOLLIT NE VITIN 1444!!! GJERGJ, KJO ESHTE BETEJE E ADASHIT TEND, KASTRIOTIT… ALI PASHA LINDI 296 VJET ME PAS, OR GJERGJ THANASI…
Ali Pasha ishte komandant i ushtrise turke ne Torvioll, nuk ka vetem nje Ali Pasha sinuk ka vetem nje gomar buzebardghe. Ali pasha kishte arken e ushtrise me vete, dhe selihdaret si pune bodigardesh te tij e fshehen arken e ushtrise me dukate veneciane te arte dhe akce turke sermi ne kodrat mbi fushen e Domosdoves, sepse kishin frike, qe nuk do arrinin te gjalle ne Oher ku kishte nje kala te vogel me garnizon jeniceresh dhe kalorsi te lehte te quajtur akinxhinj.
Enver Hoxha diktatori yne dhe Enver Hoxha(J) ministri aktual i puneve te jashtme i Republikes se Kosoves. Qarte zonjushe Lela!?
Jo nuk eshte e qarte.
Nuk ekzistojne shkrime per betejen e Torviollit.
Nuk disponojme asnje fakte konkret te asaj perjudhe.
Asnje doreshkrim. Asnje leter. Nulla.
Vetem gojedhana. Asgje konkrete.
Ne aspektin Turke, eshte ndryshe, ata disponojne
disa doreshkrime parciale ku Shqiperia nuk permendet
fare. Por nje gje eshte e qarte ( lexo historine Turke)
Pasha, ishte titull i larte, e kush e mbante kete titull,
natyrishte ne beteja nuk trasportonte arka, qofshin keto
edhe me florinj.
Pse,gjer me sot ushtri pa minakrkuese kemi qene ne?Per keto kombinacionet me serbe e malazaze qe te eksportosh municione ne Amerike sikur me fut ne dyshim per aftesine e amerikaneve,sepse edhe nje kg dardhe po te blesh jashte e ke te shenuar ku eshte prodhuar e nga kush,dhe kush e ka tregtuar,jo me tu kalosh amerikaneve qimen nen mustaqe,ku s’te falin.Ne mos kane qene ata qe te mesojne si te besh.Ai avioni Il-76 qe perlau per dy vjet nga ’94-’96 ishte me flamur ukrainas,por ngarkesa te tilla kushtojne nje djall e gjysme ti transportosh,tjeter brenda vendit kur ta ben MM falas.
tE PERSHENBDES VELLAZERISHTE h.bULEVARDIT.
BENI ECEN (kerkon flori) VETE.
Germoni . Germoni. Se qente te ngordhu do gjeni …
Skan ci bejne gomarit i bine samarit kam pershtypjen !!!
Ne burg dhe te shkojne te gjith ata qe milionat e eurove te popullit, ju duken si pare xhepi , t’ju sekuestrohen te gjitha pasurite e paligjshme dhe llogarite bankare .
Ketyre tu marri leket Ed Rama,jo popullit qe ska buke te haj(leket e energjis)
Qofte per hajer ky takim i M.Kodhelit me Kryeprokurorin e Republikes.
Hajer quaj prangosjen dhe konfiskimin total te b.imamit; dmth te pasurive te tij,qe nuk jane te mbuluara nga te ardhura te ligjshme.
Do mbyllet me procedure,as mos ju shkoje ne mendje
Znj. Mimi? Po presim të bëni kallzimin për përgjimin e ps dhe te trupit diplomatik nga shiu i forcave te armatosura. Bashke me zhdukjen e aparatures së pergjimit të blerë afersisht 1750.000 euro. Përse heshtni? Ju kujtoj gurgulenë e madhe qe bëtë për blerjen e saj dhe per pergjimet e shiu-t ? Heshtja eshtë bashkëfajësi !? Po për shqup-in edhe sa muaj te tjerë ju duhen pér t’ja u hequr banditëve nga dora??? Janë çështje jo të thjeshta për t’i anashkaluar! Mendohuni mirë sepse ne nuk harrojmë dhe dimë të gjykojme!
Zoti Zaimi sherbimet kane te drejte te pergjojne te filmojne cilido qofte ai si i ushtrise i policise apo i Shikut,more kete te drejte mundesishte lerjua edhe medias
fundja cte keqe ka, po qese te gjithe jane te ndershem e punojne konform ligjeve nuk kane pse te kene frike nga nje veprim te tille.Ja po ta theme se nga pergjimet nuk u vjene keqe njerzve,por qeveriarve qe meren me lloj lloj pislliku,Pergjimet paralele jane ne dobi te luftes kunder krmit ne cfare do lloj forme qofte,Ne se te kujtohet skema neper postat e dikurshme te kufirit, Komandanti vezhgonte ushtarin,komisari komandantin, kapteri komisarin (kuptohet qe ishte komunist) dhe ushtari kapterin,pra mbyllej qarku……Sa per SH.Q.U.P-in shume mire qe e moren se ishte kthyer ne nje gazerme demo de,une personalishte si ish ushtarak e kame uryer ate gjithmon,dhe ne jeten time vetem nje here kame shkelur,ai u be prone e ca Kostaqve te ca barkmedhenjve pa merita ne ushtri,dhe me mire lereni aty ku eshte se sa prape tek te ashtu quajturit veterane te ushtrise, QE KUSHEDI SA FONDE KA HENGER NE KURIZ TE POPULLIT…….
I nderuar gazetar.
Ne lidhje me pajisjen ke te drejte dhe eshte me se e vertete qe ndodhet ne Kosove, ne nje te famshem ekip te SHIU-t, me nje Vendim pacavure te nxjerre ne ikje e siper nga qeveria ne Gusht 2013 dhe qe drejtohej po nga nje Tropojan te bere Kolonel me shpejtesi ne 2012.
Po se c’fare ben ky ekip ne Kosove dhe se kujt ja jep informatat e nje pajisje te pa certifikuar e pa deklaruar ne NATO dhe qe paguhet sa ato qe jane ne lufte ne Afganistan, nje dreq e di???
PIRDHNI O NJEREZ PIRDHNI.
KODHELI SAPO FIRMOSI TENDERAT E PARE, PER VETEN E SAJ, SIPAS PARIMIT TE 20%.
E QYSH MUND TA DENOJE HAJDUTI HAJDUTIN????!!!!!!!!
He pra,nuk ja fusni dot,keni 3 muaj qe merreni me ate qelbesiren dhe nuk bini dot dakort per ta rrasur brenda,dhjaksit e mu…..t.
Aparaturën e përgjimit tani po e përdor Mimi o z. Pëllumb? Tani po përgjon saliun dhe doris pakun…??
Per me shume se 6 muaj qeverisje, Ministrja e Mbrojtjes nuk ka arritur te realizoje asnje nga premtimet e saj te parashikuara ne programin e saj qeverisws.
Keshtu psh:
1.Nuk i ktheu ushtarakeve buken e gojes qe ja hoqi Sali Krimineli (te cilen e trumpetoi me te madhe ne fjalen e saj nw Parlament)…
2. Nuk i ka kthyer dinjitetin e duhur ushtarakeve.
3. Nuk ka denuar asnje te korruptuar, tw cilet i ka evidentuar nepermjet auditimit tw saj.
4. Nuk ka asnje prononcim per te emeruarit dhe te graduarit politikisht, para 23 Qershorit.
Te gjitha keto lene shume per te deshiruar.
per gjashte muaj Kodhelja
a) ka mbajtur ne pune madje i ka zgjatur kontraten e punes njerezve te saliut dhe mediut, nje fare gagaci injorant njeri i fatmir mediut i ardhur nga fieri qe vazhdon te jete drejtor i korruptuar i administrates ka bere miliona leka bashke me ca femra ne drejtorine e tij te cilat po ashtu vazhdojne te jene ne pune,
b) nje drejtor i maredhenieve me jashte edhe ky nje militant i pd dhe qe i ka zgjatur edhe ketij kontraten, pa llogaritur edhe shume te tjere.
c) nga brenda ministrise flitet se edhe kjo ka kaluar ne megallomani megjithese ne te gjitha pronuncimet per problemet e fa duket se keshillohet shume keq dhe ka dale fiasko.
kjo ishte rilindja, hajde rilindje hajde per gjashte muaj i doli kallai
@”Floriana”? Nuk do te ndalem në te gjithe komentin tuaj por ne nje pikë. Me duket se eshte e vërtete ajo që thoni për znj. Mimi . Për megallomaninë e kam fjalën. Te njejtën gjë me kanë thënë edhe 3-4 gazetarë qe janë afër te majtës. Një reflektim i pushtetit dhe i parase te drejtuesit me personalitet jo te formuar…!? Nderime floriana!
Redaktor, duhet te jesh pak me i duruar, kemi nje problem, e con hajdutin para gjykates, gjyqtari e nxjerr te pafajshem.
Saliu eshte instruktuar nga struktura speciale serbe, ku ka vendosur ne disa pozicione njerezit e tij, qe duhet gjetur, modeli i duhur si ta cosh ne hale, se perndryshe te thote jo Saliu me saleshet, por nderkombetaret qe po shkel kushtetuten.
I duruari i fituari.
Thirrja permban enigmë… Perse nuk deklarohen të dy palet? Ushqehen me leket e qytetareve dhe kane detyre informimin! Rilindja ka vetem fjalë dhe Kodheli nuk shpeton prej tyre!
Ka deklaruar kthimin e Shqup ushtarakeve, nuk e ka bere! Perse? Cduhen selitë e partive? Ne Itali M5S nuk ka Seli, nuk ka tesera partie, nuk ka administrate me kryetarë partie ne qender e rrethe, ktheu mbrapasht per punesim të papunëve 42 milion Euro qe i takonin me ligj nga fitorja ne Zgjedhje!… Perse duhen selitë, financimet nga shteti? Perse nuk mban premtimet Rilindja, Kodheli?…
Duhen përzënë dhe keta si kriminalja PD!
O BENO ME QAFSH SI UA HODHE ATYRE TE NATOS MOTH JE ORE ME QE RA FJALA SA QILO FLORI GJETE I DHE NDONJE GJE ATIJ HUND DERIT SE PRANDAJ TE MORI NE QEVERI SE AI TY TE MBATE PER DEBIL PO TI DOLE SHUM IZGJUT ??????
I perket Llalles tani ta ftilloje kete pune, por duhet ta ndihmoje edhe qeveria e re. Por nje gje nuk kuptoj, po ata amerikanet ne Ministrine e Mbrojtjes cfare bejne, marrin vetem rrogat, apo edhe ata shiten e blihen si cdokush qe vjen ketu.
BEN GOMARI
Shqetesuese dhe e frikshme. S’kuptoj rolin e z.Nebojsha Maleviç, prane/ne M-e-M te Rep. Shqiperise, si nje vend i pavarur dhe anetar i NATO-s.
Drejtesia duhet te veproje sa me shpejt qe ja lejon koha, ti provoje keto akuza apo te zbardhe te drejten per cdo pale te perfshire. Po ashtu fokusi tek ish-ministri (si nje i vetem) s’me duket i drejte. Ne cdo firme / urdher te dhene, ka pasur dhe nivele te tjera te cilat kane lehtesuar e zbatuar “abuzimet dhe pergjimet”
Eshte akoma me imperative qe kesaj ti shkoheh deri ne fund, dhe ne paste persona te implikuar ato nuk mund te jene me pjestare/punonjes ne “M-e-M e ne Forcat e Armatosura.”
Ne rastin me te mire dalin te “pa-afte” ne me te keqin…
Ku e keni lexuar se Aparaturat duhen certifikuar dhe lejuar nga NATO? keto cudira vetem ne shqiptaret i themi. Nuk egziston gjekundi ky rregull i marrjes leje natos per Aparatura pergjimi. Lexoni ligjin mbi pergjimet dhe binduni se nuk ligje te tjera. NATo na
obligon ruajtjen e sekretit qe se ruajme dot.
Erdhem me se fundi tek e verteta e madhe dhe e hidhur,qe vendin ne NATO nuk na e siguroi SB me kliken e tij ,por thjesht interesat e alances atlantike ndaj ballkanit perendimor,dhe zemergjersia ose mbyllja e njerit sy per Shqiperine sepse ne jemi komplet jasht standtarteve Sikur te gjith ministrat e mbrojtjes se NATO-s te bejne si ky i yni, batakcilleqe,aventura si ne kohen e pirateve,pergjime fuksash,trafiqe droge me mjetet e ushtrise etj etj EUROPEN do e kish marre lumi, dhe sot ndoshta do flisnim rusisht prej hegjemonise se Putinit! Druhem, se NATO ashtu si na futi, edhe mund te na perzeje si plehra,se me duket se po mbushim kupen dhe po i prishim dhe imazhin! Me cfare arritjesh do mburren kta poliQikane pastaj?
Po kjo ministrja e mbrojtes nuk e ka emrin MIMI KODHELI po e ka ndryshu,se emrin e vertet e ka MRIKA VATA se eshte nga zona ime ne nje fshat mes SHKODRES dhe LEZHES
Shkrim interesant i gjergj thanasit. I shkruar me vërtetësi e stil. Plot aromë historike e që neutralizon disi erën e qelbur të shpellave arkërkuese te imamit!? Plot fakte të vërteta që zbulojnë ç’ministër të rremë kemi pasur. Plot symprehtësi për té gjykuar sa rëndë e ka goditur ky ministër autoritetin e ushtrisë e cila kudo në botë është organizata me autoritare e shtetit. Ministër palaço shtet palaço!? Më kanë nxjerë ketu dhe komente te vjetra qe pak kane lidhje me përmbajtjen e artikullit te sotem te z.gjergj thanasi për te cilin do te them vetem kaq. E ke nderuar shtetin njemijë herë me mirë se ministri zagar imami? Me të vërtetën mbi të! Nderime autor! PS: pata nje perjetim te vecante emocional se te gjitha vendet qe pershkruaje i kam shkelur me dhjetra herë. Jam rritur ne pogradec dhe ne ato anë!? Kam fjetur shum here në llëngë ,në shën marenë etj.
@@@ Shkrim interesant i gjergj thanasit. I shkruar me vërtetësi e stil. Plot aromë historike e që neutralizon disi erën e qelbur të shpellave arkërkuese te imamit!? Plot fakte të vërteta që zbulojnë ç’ministër të rremë kemi pasur. Plot symprehtësi për té gjykuar sa rëndë e ka goditur ky ministër autoritetin e ushtrisë e cila kudo në botë është organizata me autoritare e shtetit. Ministër palaço shtet palaço!? Më kanë nxjerë ketu dhe komente te vjetra qe pak kane lidhje me përmbajtjen e artikullit te sotem te z.gjergj thanasi për te cilin do te them vetem kaq. E ke nderuar shtetin njemijë herë me mirë se ministri zagar imami? Me të vërtetën mbi të! Nderime autor! PS: pata nje perjetim te vecante emocional se te gjitha vendet qe pershkruaje i kam shkelur me dhjetra herë. Jam rritur ne pogradec dhe ne ato anë!? Kam fjetur shum here në llëngë ,në shën marenë etj.
Kur eshte quajtur ndonjehere Ordaj ne lashtesi lumi Shkumbin?Ne itinerarin e Burdigales quhej Genus flumen,ose lumi Gen,Beteja e Torviollit eshte zhvilluar ne Diber,mos e ngaterroni me Domosdoven!Z.Arben Imami i sugjeroj te kerkoje edhe thesarin e Alexandrit te Madh,te fshehur ne ca shpella mbi fshatin Mirake,Dy- tre thesar kerkues kane hyre e s`kane dale me,uroj te jesh i katerti.
Fuck old of you
Ffuck you