Zoti Kerry tha se Rusia ka një alternativë të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar në një mënyrë që lejon Ukrainën të bëhet urë mes Lindjes dhe Perëndimit, ose mund të përballet me një izolim më të madh dhe të paguajë koston e veprimeve të veta. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se pjesët juglindore të Ukrainës duhet të përfshihen në bisedime për të ardhmen e vendit.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Rusisë të ndalë ndërhyrjen në Ukrainën lindore. Sekretari i Shtetit John Kerry e paralajmëroi zotin Lavrov se Rusia do të ketë pasoja nëse vazhdon të destabilizojë Ukrainën.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u tha gazetarëve sot në Moskë se Rusia dëshiron që pjesët juglindore të Ukrainës, që janë rusishtfolëse në shumicën e tyre, të përfaqësohen në bisedimet shumëpalëshe për të ardhmen e vendit.
“Ne jemi thellësisht të bindur, dhe deri tani askush nuk e ka vënë në pikëpyetje këtë bindje, se gjendja nuk mund të qetësohet, nëse autoritetet ukrainase vazhdojnë të mos përfillin interesat e rajoneve juglindore,” tha zoti Lavrov.
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Rusisë të ndalë ndërhyrjen në Ukrainën lindore, duke e kërcënuar me sanksione të reja nëse Moska nuk u jep fund përpjekjeve për destabilizimin e Ukrainës.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i telefonoi dje ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov me kërkesën që Rusia të distancohet nga ata që zoti Kerry i quan separatistë dhe sabotatorë.
“Sekretari Kerry i ka komunikuar ministrit të Jashtëm Lavrov se Shtetet e Bashkuara po i vëzhgojnë ngjarjet e 24 orëve të fundit në Kharkiv, Donetsk, Luhansk dhe Mariupol me shqetësim të madh dhe tha se këto ngjarje nuk duket të jenë spontane. Sekretari Kerry vuri në dukje pohimin e qeverisë ukrainase se kjo duket të jetë një fushatë e orkestruar me kujdes me mbështetjen ruse,” tha Jen Psaki, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.
Zoti Lavrov i hodhi poshtë akuzat se Rusia po destabilizon Ukrainën.
Në Paris, shefi i NATO-s Anders Fogh Rasmusen paralajmëroi se ndërhyrja e mëtejshe ruse në Ukrainë do të ishte një “gabim historik” që do ta izolonte më tepër Rusinë nga bota.
Po sot, ministria e jashtme e Rusisë i bëri thirrje Ukrainës të ndalë ato që ajo i quajti përgatitje ushtarake në juglindje, të cilat mund të çonin në një luftë civile.
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov tha se 70 protestues u arrestuan në një operacion anti-terror për të përzënë demonstruesit prorusë që kishin pushtuar një ndërtesë qeveritare në qytetin Kharkiv.
Të dielën, demonstruesit prorusë zaptuan ndërtesa në qytetet ukrainase Kharkiv, Donetsk dhe Luhansk. Ata kërkojnë referendume për ndarje nga Ukraina, njëlloj si ai që u zhvillua muajin e kaluar në Krime.
Shtëpia e Bardhë thotë se ka prova që disa nga protestuesit nuk janë rusishtfolës vendas, por të sjellë nga diku tjetër dhe të paguar për të krijuar probleme. / VOA
Si nuk thate dikur separatiste per te tjeret si psh Kroatet,Sllovenet,Kosovaret???
A po i vret njeri me dhjetra mijera muzhiket apo jane ata qe po sulmojne institucionet.
Keto krahasime i ke gjetur nga faqet e muzhikeve ne internet qe flasin me bythe apo si.
MUZHIKET JANE VENDOSUR NE UKRAHINE NE SHTEPITE DHE TOKAT E TARTAREVE,QE I VRAU STALINI ME MILIONA NE 1950.
AKOMA TAPITE E PRONAVE TE TYRE JANE TE REGJISTRUARA NEN EMRAT E TARTAVE QE KANE VDEKUR.
ATA DUHET TE JAPIN LLOGARI PER KETE NJEHERE, PASTAJ TE SHOHIM A U NGELET GJE NE PRONESI APO JO, E LE TE SHKOJNE NGA STEPAT NGA KANE ZBRITUR.
NUK MUND TE FLITET PER TA SI NJEREZ TE “PAFAJSHEM” QE PO U BIHET ME QAFE.
ATA I PERDOR PUTINI SI MISH PER TOP, POR EDHE KETIJ TE FUNDIT PO I AFRON ORA.
izolojini dhe mos i lini te marin pjese neper mbledhje, haaaaaaaaaaa
Te duket shaka ty, por USA ka aq fuqi sa ta beje Putinin ti lepije kembet e ti ofroje teritore nga brenda Rusise, vetem qe te perfitoje ndonje fond.
I ka rene shanc i mire me xakun po do ndryshojne Presidentet ne Usa.
Vjen nje Bush tjeter dhe ja ve kufirin tek thana, e e ben te haje me goje ate qe ka bere nga prapa.
ore arben po qenke i thekur mbas diktatoreve ti .po cfare kujton ti se russia eshte si vjetnami, afganistani ,iraku, siria, libia, apo ndonje vend tjeter me kuriz te lodhur? ne russi kane thyer koken te gjithe diktaturat dhe masonet qe i drejtojne ato qe nga napoleoni hitleri e me radhe. po me vika keq per ty se qenke nje mason mjeran qe ke zgjedhur ti sherbesh djajve vetem per disa te mira materiale qe mund te kesh perfituar por nuk di se cfare i ke bere vetes duke dale kundra zotit?
qenka i shqetesuar “kerry mac” sepse po i merr stilin e punes putini dmth,,,,,rusia po krijon vatra separatiste ate qe ka bere ne te gjithe kohen edhe ne te gjithe boten amerika qe pas L2B,,,,,,normale qe putini do kerkoje akoma territore sepse ja kerkon politika qe ti thote amerika mos kerko me shume por mbaj krimene !!!!!!!!!!!! sa per ato shantazhet e nato-s apo te amerikes putini nuk do tja dije fare se cdo gje ai e ka menduar me pare nuk eshte palle si obama,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!! (e kam thene me pare qe ruset jane me inteligjente se amerikanet,,,,pastaj putini ka qene shef i ish-kgb-se,,,,,nga kurthet di me shume gjera se shume politikane te tjere te marre sebashku,,,,,,,ti japim ” CESARIT ATE QE ESHTE E CEZARIT”,,,,,, nuk kam simpati per putinin as per ruset sepse nuk na kane dashur asnjehere te miren ne shqiptareve si komb,,,,,,)))))) !!!!!!!!!!!!!
Siç duken bathet USA nuk ka takat ti ktheji gjymes llafi Putin kurves
U pa ky masllahat ulni kryet se do na çoni ne nji lufte te trete sa do
shifni masakren me te madhe qe do i ndodhi ketij Planeti te mahnitshem
Ulni tempin siç duket Putin Vrasesi po provokon dhe do qe te hapi nji lufte
por qametin do e haje BE dhe jo USA .