Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Këshilla si të zbukuroheni për darkën e sotme
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Këshilla si të zbukuroheni për darkën e sotme
Lajmi i funditLifestyle

Këshilla si të zbukuroheni për darkën e sotme

Leda Hysa
Published December 31, 2018
Share
SHARE

Festat janë një rast i mrekullueshëm për të qëndruar bashkë. Duhet pranuar: atmosfera speciale na bën euforikë. Kemi nevojë të ndihemi të bukura, shumë të bukura. Të shkëlqesh me një dritë speciale, qoftë edhe për një moment, të paktën për një moment, harrojmë lodhjet e rutinës së përditshme. Ja disa ide si mund të shkëlqeni dhe vlerësoni bukurinë tuaj falë make up-it.

Më pak tonalitete të errëta dhe më pak grim të rënduar. Më shumë hije të qarta. Po xixave, por jo kudo! Evitoni të ngarkoni shumë buzët dhe sytë: për të evituar efektin e rimelit mësoni të zgjidhni. Fokusohuni në një detaj. Guxo me elegancë.

Ngjyrat – E kuqja, por edhe bordoja, roza antike ose çiklamin. Guxo në hijet që ndezin portretin tënd, në harmoni me ngjyrat e fytyrës dhe kombinoni tonalitetet e make up sipas nevojave tuaja dhe se çfarë gjëje të rregullon humorin.

Zgjidh në bazë të lëkurës – Të kurosh bazën është gjithmonë thelbësore. Kremin fondant zgjidheni që të mbulojë rrudhat. Kujtoni që çdo lëkurë është e ndryshme, për këtë është e rëndësishme të zbulosh mënyrën më të mirë për të trajtuar tënden.

Përdor furçën – Të hapësh kremin pudër me penel do të japë rezultate më të mira dhe është më higjenik! Më mirë preferoni një produkt fluid, ose kompakt, i cili i mbulon mirë defektet. Fillo nga balli tek hunda, pastaj sfumojeni nga jashtë.

Hijet – Të pret një ditë e gjatë mes impenjimeve të punës dhe darkës me të afërmit? Jo hijeve me krem. Zgjidhni hijet që janë në gjendje të qartësojnë: i japin dritë shikimit dhe zvogëlojnë rrudhat!

Defektet – Zgjidhni një korrektor më të qartë në bazë të ngjyrës së lëkurës. Niveli i lartë i sheqernave dhe yndyrës në drekat e festave mund të influencojnë negativisht mbi lëkurë: gjatë ditëve të javës vrapo drejt dietave detox me bazë fruta dhe perime.

I bardhë – Një linjë ngjyre të bardhë për ta përdorur poshtë harkut të vetullave duke e sfumuar me ëmbëlsi: keni provuar ndonjëherë lapsin për t’i dhënë shkëlqim qepallave? E ndez dhe e bën më të ri dhe intensiv shikimin.

Sytë – Lapsi i zi në të gjithë syrin mund t’ua rrudhë syrin. Nëse pëlqeni një make up mbi qepallën e poshtme zgjidhni një ngjyrë më të qartë, nga e arta tek gështenja: jo rimelit në qepallën e poshtme.

Asnjëherë pa – Vetullat janë një detaj thelbësor. Një nga gabimet më të mëdha është hollimi i tyre. Mund të shkoni tek një ekspert që mund t’ju ndihmojë të kujdesni për to dhe t’u japë formë natyrale. Përdorni lapsin për të theksuar vetullat, efekti do të jetë me një intensitet të madh.

Thjeshtësi – Kujdes! Make up i arrirë vërtet është ai që ia del të evidentojë tiparet tuaja në mënyrë natyrale. Propozimi për vitin e ri? I dhuroni vetes një takim me ekspertët e bukurisë: ndonjëherë mjaftojnë pak këshilla për të zbuluar anët tona që nuk njihnim. Je e bukur! Fillo të besosh.

l.h/dita

Leda Hysa December 31, 2018
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?