I shkarkuar dje me votat e shumicës së këshilltarëve nga posti i kryetarit të Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti thotë se mbledhja e djeshme ishte “një grumbullim i paligjshëm qytetarësh”. Kosovrasti thotë se vendimi për shkarkimin e tij është thjesht një deklaratë e këshilltarëve.
Në deklaratën e tij, Kosovrasti është paksa kontradiktor, pasi këshilltarët e majtë i cilëson njëherë qytetarë të thjeshtë, kur flet për mbledhjen, ndërsa kur flet për vendimin e shkarkimit i njeh si këshilltarë.
“Jo që s’bëhet fjalë për mbledhje të këshillit bashkiak, por në vlerësimin tim juridik ai ishte një grumbullim i paligjshëm qytetarësh. Nuk është fjala për vendim, është një deklaratë e këshilltarëve. Nuk e kuptoj pse u mblodhën aty. Le të mblidheshin te PS të bënin atë deklaratë që bënë dhe ta firmosnin”, tha Kosovrasti për mediat sot në mesditë.
Këshilli Bashkiak mblidhet në paradhomë, shkarkohet Njazi Kosovrasti, kryetari i ri Aldrin Dalipi
3 maj – Pavarësisht se administrata e bashkisë mbylli sallën ku zhvillohen mbledhjet e Këshillit Bashkiak, mbledhja e ditës së sotme është zhvilluar. Pas 3 orë pritjeje, gjatë të cilës u kërkua hapja e sallës, këshilltarët e majtë (PS-LSI) kanë mbajtur mbledhjen e radhës në paradhomën e sallës së madhe. Mbledhja ka nisur me pikën e parë të rendit të ditës: shkarkimin e kreut të Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti. E majta, e cila përbën shumicën në këshill, ka miratuar me 31 vota shkarkimin e Kosovrastit.
Po me 31 vota është miratuar zgjedhja e Aldrin Dalipit në postin e kreut të Këshillit Bashkiak. Për shkak të mospranisë së këshilltarëve të djathtë në mbledhje, vendimi i shkarkimit të Kosovrastit dhe emërimit të Dalipit do t’i nisen për verifikim prefektit të Tiranës.
E majta kërkon mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Dalipi-Bashës: Prano shumicën
Këshilltarët e PS dhe LSI në Bashkinë e Tiranës kanë firmosur një kërkesë drejtuar kryebashkiakut Basha, me anë së cilës kërkojnë hapjen e sallës ku zhvillohen mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Kërkesa e të majtës, e cila është tashmë shumicë, bëhet me qëllim që të zhvillohet mbledhja e parashikuar për sot, ku do të kërkohet shkarkimi i Njazi Kosovrastit.
Por duke qenë se zyrat e Protokollit të Bashkisë janë mbyllur, këshilltarët mësohet se do ia dorëzojnë Bashës në dorë këtë kërkesë.
Ndërkohë, më herët kreu i këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi, akuzoi kreun e Bashkisë, Basha për bllokim të mbledhjes së këshillit. “Të arrinte deri këtu Basha sa të ndërronte natën bravën e sallës së KB, të bllokonte telefonat e këshillit, të ndërronte pasuordin e kompjuterit të KB. Turp. Të bëjmë dhe njëherë thirrje ruaj qetësinë, pranoje shumicën mos e përjeto kaq me dhimbje këtë situatë. Ka një shumicë të re për qytetarët!”, shkruan Dalipi.
Shumica kërkon shkarkimin e Kosovrastit, bashkia i vë kyçin sallës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak
Ndryshohen gjatë natës bravat e Këshillit Bashkiak, me qëllim pengimin e mbledhjes që pritet të mbahet sot. Tre brava të sallës ku zhvillohen mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë ndërruar gjatë natës, duke e bërë të pamundur futjen e këshilltarëve në sallë. Ndërkohë, nga burime pranë këshillit bashkiak mësohet se janë ndryshuar edhe paswordet e kompjuterave si dhe është bllokuar telefonia fikse dhe ajo celulare në të njëjtat ambiente.
Një veprim i tillë, në mos i njohur për këshilltarët e majtë, ka qenë i pritshëm. “Mos provoko këshilltarët e shumicës, je në sytë e medias, qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Mos u merr me fshehje vulash e mbyllje dyersh”, shkruante mbrëmë në Facebook kreu i këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi.
Sot mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, ku këshilltarët e majtë pritet të kërkojnë shkarkimin e kryetarit Njazi Kosovrasti. Mbledhja është paralajmëruar të mbahet në orën 11:00 dhe pritet që në vend të Kosovrastit, këshilltarët e majtë (PS-LSI) të propozojnë Aldrin Dalipin.
Vetë Dalipi i ka bërë thirrje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, të mos tentojë bllokimin e mbledhjes.
Kalimi i LSI-së në koalicionin e majtë një muaj më parë i ndryshoi balancat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, duke i dhënë shumicën të majtës. Ligjërisht, këshilltarët e majtë kanë kërkuar shkarkimin e kryetarit të këshillit, për të emëruar në vend të tij një përfaqësues të shumicës së re.
ja vune syrin langaraqet e ilirit kosovrastit. po ju prape parti langraqe ngeleni.. te pabese e te pa morale.
ti je akoma me langaraq se keta o mavi ik mor emirjon se lat nam o degjenerate e kualifikuar a e kuptoni se car urrejtjesh ju ka mbjellur psiqiku sali sa dhe njeri tjetrin e ofendoni si te ishit armiq e jo nje komb per tekat e nje te semuri mendor saliu turp tju vije …
po te lexosh komentin tim dhe tendin e kupton se kush ka urrejtje dhe psikopati te kopjuar ne shpirt. villni vrer dhe po perpiqeni te perdorni shumicen per hakmarrje politike, dhe po bllokoni procesin e punes te nje institucioni qe nuk eshte ne zgjedhje. po perfshini ne fushate bashkine nderkohe qe bashkia zgjedhjet i ka ne 2015.
po luftoni me shpirt per ti dhene karrigen dikujt qe fare mire e dini si punon. nese je ne tirane hi ne katin e fundit te nje pallati dhe hidh nje sy 360 grade per te pare cfare ka bere Rama… po ta krahasosh me cilin do qytet te europes do e vesh re vjedhjen haptazi, shfrytezimin dhe shkaterrimin e nje qyteti qe mund te ishte bere i shkelqyer pasi ka dhjetra lagje te reja te ndertuara mbas 2001.
Dukesh qe nuk merr ere fare nga ligji por nga Maliqi (jo qyteti). Ik lexo ligjet te mesosh se nga kush miratohen lejet e ndertimit, si miratohen, kush i ndiqte punimet dhe kush duhej te nderhynte kur kishte dalje nga projekti i paraqitur ne Bashki per leje. Informohu pastaj merr per baze idhullin tend nese e ke nje te tille.
aaa thuaj se keta qe duan te bejne me cdo mos rromuje
hahahaha kane nderruar barvat e zyere se keshillit bashkiake Tirane , sa turp per bashen kalama hahahahah
je e sigurt??? mos eshte nje nga ato fluskat e komunistave per status fb????
me dukesh naive qe e beson.
Po ti shikon me sy apo jo? E dhane gjithe televizionet e vendit qe sallat ishin te mbyllura. Kur qenka keshtu pse nuk dolen e thane version tjeter.
kjo fytyr e keqe kaq i zgjuar esht e shohim ne K.Q.Z dhe njekohesisht edhe ne bashki kjo vemje e ndyr ta shpif kur e sheh ne foto
Në balle do ti puthja te gjithe ata qe kane votuar per shkarkimin e ketij Kosovrastit!
Nuk e di , por eshte nje nga ata që urrej me shume, pas Sali Berishes!
As Topallen nuk urrej me shume se sa kete Njeri teper negativ!
Nuk e kam fjalen vetem per politikë,
DUKET I LIG NE SHPIRT…
Saliu sic duket ishte matur me hijen e mengjezit ose te derkes por pa bere llogerite se kjo huje eshte e genjeshter si dhe vete ai harroi qe dardhe e ka bishtin prapa u kenaq kur formoi qeverine me votete ete majteve mori edhe bashkine po me votata e te majtes por harroi qe ai ishte njerk dhe nuk ishte baba .ngushellime Sali dhe lul berisha>Harro je fitorene me vota te vjedhura.
eshte nje turp i madhe per kete ndodhi qe po ndidhe ne vendin tone si mund te hyshe me force ne ambjente shteti kete nuk arrij ta kuptoj!!
Nuk jane ambientet e shtetit o njerez, por te qytetareve te Tiranes qe perfaqesohen ne keto ambiente nga te zgjedhurit e tyre, keshilltaret bashkiak. d.m.th u eshte mbyllur dera te zoteve te shtepise. Por meqe nuk njihni as rregulla as ligje, kujtoni se edhe bashkia eshte prone e Berishes.
Ja cfare politike duan te ndjekin politikanet e ps vetem diktature!!
@naku.Nese jeni njerez me logjike dhe pak mend ne koke,duhet te hiqni dore nga Vrasesi i faktuar boterisht nga FBI-ja Sali Berisha.Ta them vllazerisht,njerezisht dhe qytetarisht.Ai ehste kriminel i faktuar miku im.Dhe nje Kriminel i faktuar,nuk mund te te coje ne zgjidhje te mira,pervecse kriminale.Kush e ndjek verberisht nga mbrapa Vrasesin dhe Serial Killerin e faktuar nga FBI-ja kam pershtypjen se do te perfundoje shume keq.Mendoj se rruga e Kriminelit,nuk mund te jete rruga per tu ndjekur.Ju e dini mire kete.Kthehuni ne normalitet.Reflektoni,mendohuni dhe kthehuni nga vellezrit tuaj te vrare.Nes emendoni se jemi nje Komb dhe duhet te mendojme Kombtarisht.Nese mendoni pastaj,se rruga juaj eshte e drejte dhe fitimtare.E se keni planin Ogurzi te nenshtroni Shqiptaret,harrojeni se kjo do te mund te ndodhe.Do hani vten tuaj.Do demtoni pashmangsherisht vehten tuaj dhe famijet tuaja.Nese je Berishist,e di shume mire se c’fare ka ndodhur ne vitin 1997-te.Por mbas vitit 1997-te te gjithe u falen,por kete here asksuh nuk do te falet.Do shpertheje nje lufte vallvrasese qe nuk e ka pare jo vetem Historia e Shqiperise,por ndoshta e gjithe Ballkanit dhe Europes.Nuk po mban me uje pilafi miku im.Jeni ne anen e gabuar te Historise.Hiqni dore sa nuk eshte vone.
Data 3MAJ do te shenohet ne histori si data e nisjes se kthimit te institucionit te Bashkise se Tiranes ne legjitimitet,pra ne sherbimin e qytetit dhe qytetareve te Tiranes.
Them data e nisjes,sepse sovraniteti do te shkoje plotesisht ne vend kur te pirdhet bash-qelbesira nga karrig-ja e kuseruar.TUNG.
Kjo gje as eshte pare as eshte degjuar ndonjehere , lat nam , dhe ne institucione doni te trsmetoni vetem dhune dhe drejtim me dore te hekurt , ceshte kjo menyre or te imorale.
Luli e Njazi! Si demokrat disi i zhgenjyer deshiroj tju jap ndonje keshille.
Matua, te filmi “Njeriu me top”, pasi qelloi per here te pare me ju drejtua hasmit me fjalet: “Ike plaku Mere, ike; me gjithe tespije e Tosun Bac”. Keshtu eshte edhe puna e kreut te Keshillit Bashkiak. IKU !
Edhe mua nuk me vjen mire qe ta dorezojme kreun e Keshillit, por duhet te jemi realiste dhe te veprojme ne pajtim me kriteret ligjore, duke vleresuar ndryshimin e raportit te perfaqesimit pas koalicionit PS-LSI. Pa mendohu mire ty e Njaziu se c’far beme ne me KQZ-ne. Pa shkak ligjor dhe iku Ilirjan Muhua brenda 24 oreve. Tjeter, me nje budalla provokuam Edi Ramen dhe ngritem komision parlamentar, e sa e sa gjera te tjera. Po do bejne dhe ata ndonje gol se deri tani kemi shenuar vetem ne.
Edhe nje keshille, para se ti kercenojme duhet te gjejme perse do ti denoncojme, per shkaterim me dashje te prones publike, per thyerjen e nje brave dere? Eshte turp. Ndaj terhiquni sa s’eshte vone se do te na nxirrni edhe ate pak boje qe na ka mbetur. Mos na sakrifikoni kot te gjithve per karrigen e thyer te Kosovrastit.
Myslimanet e devotshem thone nje fjale te urte, teper te vlefshme: “Mbahu me te tuat, se harami s’behet hallall”.
kesaj radhe o lule ruani kokat se pronat e parate qe keni vjedhur skane vlere para kaptines,si ti, saliu, xhoz baxhella,edhe kosovkari te gjithe do paguani per krimet dhe hajdutlleqet qe beni kundra popullit
LULZIME BASHA eshte personi qe qesh vend e pa vend edhe po te jete per qoke, perseri do te qeshi. Mitingash te PD qe punoni me pages, mos u merzisni me te qeshuren e LULZIMES , i ka ngelur qe nga koha kur ka qene Kamarjes ne Hollande, ne nje lokal me klientele vetem gei, ja kerkonte vendi i punes plus heqjen e vetullave dhe lyerjet e buzeve me te kuq. Idjotesia e tij arrin deri ne mas hapjen e salles se mbledhjeve te K. Bashkiak. Lulzime “dozo” celsat dhe merru me matrapazin qe shet me pare ne dore vendet e punes se shtetit, i ka dhene provat qe ne vitet 90-te
E mire o kostrovast thirrni brenda javes mbledhjen e keshillit ashtu si duhet,e u be kjo pune.po aq trima jeni ju sa nderroni bravat per te bllokuar..ikni or parti shkerdhatesh
Njazi je bo per gjynof.Ke pamjen e nje fiku te thate ashtu si luli qe iku nga Hollanda se u konsumua shume.