Bashkia e Tiranës ka shpërndarë dje 242 banesat sociale për familjet në nevojë.
Vendimi është miratuar nga Këshilli i Bashkisë së Tiranës edhe me votat e këshilltarëve të PD-së.
Në fjalën e tij para këshilltarëve, Veliaj ka shprehur kënaqësinë e tij që brenda një kohe të shkurtër arriti që të mbaj një premtim elektoral, për të shpërndarë banesat që ishin bllokuar prej disa vitesh nga administrata e bashkisë së shkuar.
Më tej ai sqaroi se nga lista e familjeve që ishin përcaktuar si fituese nga bashkia e mëparshme janë hequr 8 familje të cilat nuk plotësonin kërkesat ligjore, si dhe janë shtuar 40 familje të tjera që kanë kohët e fundit dhe që plotësonin kriteret për të qenë përfituese.
Duke replikuar me përfaqësuesit e opozitës në Këshill, Veliaj ka theksuar se 6 nga familjet e shtuara në listën e përfituesve janë familje rome që dy vite më parë u hodhën në rrugë nga bashkia e mëparshme, te Pallati me Shigjeta.
Ndërkohë që një nga familjet që ka përfituar nga vendimi i sot i Këshillit Bashkiak për ndarjen e banesave sociale, është edhe ajo e këngëtarit të mirënjohur të skenës shqiptare, Tonin Tërshana.
Emri i Tërshanës është përfshirë në listën e përfituesve nga Bashkia pasi ai plotësonte kërkesat e ligjit për tu trajtuar me banesë sociale.
Në fjalën e tij para Këshillit, Veliaj bëri të ditur gjithashtu se janë dhe 140 apartamente të tjera që do të shpërndahen dhe që në rastin më të parë që do të plotësohen kushtet do t’i prezantohen këshillit bashkiak për vendimmarrje.
Uroje qe ky bashke veprim te sherbeje per te zgjidhur hallet e popullit te cfilitur nga politikat e mbrapshta.
Welcome to 21 century
Vetem per reklame politike u luajt me nevojtaret duke bllokuar dhenien e ketyre banesave derisa mori Bashkine Veliaj. Cfare nuk arrihet te behet per hir te reklames,
Ha , ha m.. , derisa te ngopesh , infoanalileshi !
ate e ke racion te perditshem ti qe te ngeli mendja tek leshi e tek muti.
Uroj qe te ndertohen sa me shum banesa socjale edhe ne qytete te tjera te Shqiperise.
Nisje e mbare! Urime kryebashkiakut te ri!