Këto ditё nё SHBA ndodhet Presidenti i Shqipёrisё, Nishani. Dje, ai mori pjesё nё Mёngjesin Kombёtar tё Lutjeve, njё aktivitet qё bashkon njerëz me besime tё ndryshme. Emisioni ‘Ditar’ i Zërit të Amerikës, e intervistoi presidentin e Shqipërisë. Më poshtë, intervista:
Sё pari, tё flasim për Mëngjesin e Lutjeve, njё aktivitet mjaft tradicional kёtu nё Washington qё zhvillohet qё nga viti 1953 dhe gjithmonë merr pjesё dhe Presidenti Amerikan. Pёr ju ishte pjesëmarrja e parё nё kёtё aktivitet. Doja tё ndanit me ne pёrshtypjet tuaja nga kjo ngjarje?
Pёrshtypje tё jashtëzakonshme, shumё tё veçanta. Natyrisht njё eveniment i cili ka përmasat e tёrё botёs pёr nga pjesëmarrja, pёrmes mijëra tё ftuar dhe pjesёmarrёsve nё kёtё ceremoni ku mesazhet qё pёrshkojnё nё kёtё ceremoni, veçanërisht ato tё fjalimit tё Presidentit Obama, por tё tё gjithё Senatorёve dhe Kongresmenёve dhe tё ftuarve tё tjerё, fokusoheshin tek kontakti midis njerëzve, tek respekti pёr njeri-tjetrin, tek respekti pёr atё çka pёrfaqёson çdo njeri, pavarёsisht besimit, pёrkatёsive politike, racës qё pёrfaqёson. Pra, ёshtё njё moment i cili reflekton virtytin njerëzor, parimet mbi tё cilat njeriu do tё ndёrtojё mё pas tё gjithё karrierën e tij, qoftё kjo politike, sociale, publike, kudo qё ai tё jetё. Ai ishte njё moment i jashtёzakonshёm.
Pikёrisht, kjo frymё mirëkuptimi, bashkëpunimi duket se mungon nё vendin tuaj, tё paktёn nё klasën politike. Sot ka tensione tё rritje mes shumicës dhe opozitës. A mendoni se ju mund tё luani njё rol mё aktiv si President mbi palёt?
Kushdo ka diçka pёr tё thёnё nё kёtё kontekst dhe nё kёtё ambient qё ju pёrmendёt. Ajo qё ёshtё e rёndёsishmё ka ta bёjё me faktin qё, tё gjithё ne duhet tё besojmë nё diçka thelbësore. Pa njё ambient mirëbesimi, pa njё ambient bashkëpunimi, pa njё ambient i cili duhet tё respektojё tё drejtat e secilit prej nesh, ёshtё shumё e vёshtirё tё gjenerohen çështje tё tjera tё cilat lidhen drejtpёrdrejtё me jetёn e qytetarёve edhe me jetёn e vendit dhe institucioneve nё tёrёsi. Jam dhe kam qenё gjithmonë i gatshёm pёrmes, sё pari, kontributit institucional atje ku jam, nё atё pozicion qё jam, tё reflektojё atё çka, nё fakt, qytetarёt shqiptarё presin. Edhe konteksti i Mёngjesit tё Lutjeve ky ishte qё, pavarësisht bindjeve politike qё ne kemi, pavarësisht parimeve tё cilave ne i besojmë, duhet tё vlerёsojmё dhe respektojmë njeri-tjetrin pёr atё çka jemi. Pra, mbi gjithçka, mbi objektivat dhe pasionet politike, interesat e jetёs sonë tё përditshme, duhet tё prevalojё koncepti i tё qenit sё bashku nё njё shoqëri dhe pёrgjegjёsia e pёrbashkёt nё njё vend.
Pikёrisht kjo duket se mungon. Juve shumica ju shikon ende tё lidhur ngushtё me tё djathtёn nё Shqipёri. Sjellim, pёr shembull, dy kёshilltarёt tuaj qё janë pjesё e grupit pёr riorganizimin e Partisё Demokratike. Si mund tё ndërtohet besimi reciprok mes tё dy palёve?
Natyrisht qё, koha e investigimit tё jetёs private, apo tё paragjykimit tё jetёs private tё individëve tё ndryshёm ka mbetur pas nё Shqipёri. Ne kemi pasur eksperienca shumё tё hidhura kur monitorohej, investigohej, apo kërkohej llogari tjetrit pёr jetёn e tij private, pavarësisht se çdo aktivitet apo sjellje ishte vetëm nё respekt tё ligjit. Unё nё kontekstin e bashkёpunёtorёve tё mi kam përzgjedhur aftёsitё e tyre. Natyrisht, gjatё kohës qё ata ushtrojnë detyrёn e këshilltarit tё Presidentit tё Republikёs do tё respektojnë dhe duhet tё respektojnë gjithçka qё ligji u kërkon, por unё kurrë nuk kam ndërmend dhe nuk kam pёr tu bёrё pjesё e investigimit apo ndërhyrjes nё jetёn dhe aktivitetin privat jashtë atij institucional tё kujtdo qoftё ajo. Unё kurrë nuk kam ndërmend tё shikoj nё cilёn seli partie shkon njёri këshilltar apo tjetri punonjës pas orarit tё punës.
Megjithatё, Ju s’keni kёshilltar qё i pёrket Partisё Socialiste? Mbase kёtu duhet nisur…
Edhe njё herё, nё asnjë rast nuk kam investiguar se nё cilёn parti shkon njёri këshilltar, apo nё cilёn parti shkon këshilltari tjetër, apo çfarë afilacioni politik ka njёri apo tjetri. Pёr mua ёshtё shumё e rёndёsishme qё ata tё përmbushin detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore gjatё kohës qё ushtrojnë kёtё detyrё dhe kёtё funksion. Ёshtё shumё e rёndёsishme qё Presidenti i Republikёs tё qёndrojё tёrёsisht jashtë jo vetëm aktivitetit, por edhe ndikimit nё ushtrimin e detyrës sё tij nga pasionet politike tё njёrёs apo tё tjetrës palё. Ёshtё shumё e rёndёsishme qё, Institucioni i Presidentit tё funksionojë vetëm nё përputhje me Kushtetutёn e vendit dhe nё përputhje me parimet, tё cilat, ligjet presupozojnё qё Institucioni i Presidentit tё Republikёs duhet tё ushtrojё kёtё detyrё.
Nevoja pёr reformimin e sistemit tё drejtёsisё duket se ka përkrahjen e gjithё spektrit politik nё Shqipёri. Ju keni qenё Ministёr i Drejtёsisё, jeni tani Kryetar i KLD-sё, pra, e njihni mirё kёtё sistem. Ku mendoni se duhet tё përqendrohet kjo reformё?
Sё pari, ёshtё shumё e rёndёsishme tё ritheksojmë faktin se, reforma nё sistemin e drejtёsisё ёshtё njё nevojё e përhershme, njё proces i pandalshëm, njё proces i cili duhet tё vijojё pёrsa kohё shfaqen sfida tё ndryshme pёrballё këtij sistemi. Nga ana tjetër, duhet tё kuptojmë qё, sistemi i drejtёsisё ёshtё njё pushtet mё vete. Ka tё bёjё me pushtetin gjyqësor, i cili jep drejtёsinё dhe bёn drejtёsinё pёr qytetarin shqiptar nё aspektin e jetёs dhe pronës. Unё kam qenё gjithmonë i bindur qё kjo reformё duhet tё shkojё pёrmes udhëheqjes nga vet komuniteti i gjyqtarёve sepse ata janë njerëzit qё e njohin mirё problematikёn dhe janë njerëzit, tё cilёt kёrkojnё tё angazhohen nё zgjidhjen e kësaj problematike. Ёshtё i njohur fakti qё, nё sistemin e drejtёsisё, nё gjyqësor apo prokurori ka gjyqtarё dhe prokurorё tё aftё; ka gjyqtarё dhe prokurorё tё korruptuar, tё cilёt duhet tё jenё objekt i pandalshëm i investigimit dhe penalizmit. Por, ne duhet tё mbështetemi tek pjesa dërmuese e cila ёshtё njё pjesё qё ёshtё me profesionistё tё mirё, me njerëz me integritet, tё lidhur ngushtё me profesionin e tyre dhe qё duan tё bёhet drejtësia nё Shqipёri. Promovimi i tyre ёshtё shumё i rёndёsishёm dhe pjesё thelbësore e kësaj reforme. Nga ana tjetër, ne duhet t’i ikim kapjes, nga ana e politikёs, tё sistemit tё drejtёsisё. Nёse flasim pёr korrupsion, duhet luftuar ky korrupsion, kapja nga politika ёshtё pikërisht shkalla mё e lartё e korrupsionit, nёse do tё ndodhё. Tё gjithё sё bashku tё bёhemi barrierё e kësaj ndërhyrje dhe nga ana tjetër tё nxisim implementimin e reformave.
Ju jeni shprehur se kontrolli politik i gjyqësorit ёshtё forma mё e lartё e korrupsionit, ndёrkohё qё shumica e majtё ju akuzon ju pёr ndikim politik siç ndodh nё rastin e dy kandidaturave pёr nё Gjykatёn e Lartё, tё cilat u rrёzuan nga Parlamenti. Ju e quajtët kёtё njё ‘truk procedurial’. A mund tё shmangen përplasje tё tilla nё tё ardhmen zoti Nishani?
Nё gjykimin tim nuk kemi tё bёjmё mё njё përplasje, nuk kemi tё bёjmё me njё ndeshje, por kemi tё bёjmё, pa dyshim, me njё tentativё pёr tё ndёrhyrё nё mёnyrё tё njëanshme nga ana e shumicës qeverisëse. Nё atributet dhe tagrin kushtetues tё Presidentit tё Republikёs nuk ka asnjë fakt apo arsye pёr tё besuar përfshirjen politike apo ‘backgroundin’ politik tё dy kandidatёve tё dërguar nga Presidenti i Republikёs. Jo vetëm qё u respektua nё mёnyrё rigoroze dhe strikte ligji qё vet Parlamenti ka aprovuar dhe jo Presidenti, procedurat krejt tё paanshme nё përzgjedhjen e këtyre kandidatёve, unё po ju bie nё vëmendjen tuaj dhe tёrё opinionit qё po ndjek kёtё zё tё rёndёsishёm tё informacionit qё, shkuan nё Parlament; Kryetari i Gjykatёs sё Apelit tё Krimeve tё Rёnda tё Republikёs pas njё karriere tё gjatё nё gjyqësor dhe pa asnjë akuzё politike gjatё gjithё karrierës sё tij; dhe Kryetari i Gjykatёs sё Apelit tё Durrёsit, njё prej gjykatave mё tё mёdha tё apelit nё vend dhe ai pa asnjë akuzё politike dhe pa asnjë akuzё nё drejtim tё integritetit tё tij moral. Pra, pёr sa kohё zgjidhen nё mёnyrё procedurale, korrekte, nё respekt tё plotё tё ligjit dhe njerëz me integritet, unё besoj se raporti nuk ёshtё njё përplasje e dyanshme, por ёshtё njё tentativё e njëanshme pёr tё ndёrhyrё nё atё çka Kushtetuta i jep Presidentit tё Republikёs.
Mendoni se reforma duhet tё prekё dhe KLD-nё? Kam parasysh kёtu kritikat e bёra nga Komisioni Evropian ku theksohet, pak a shumё, se hapësirat interpretuese nё marrjen e vendimeve pёr emërimet e gjyqtarёve duhen kufizuar pasi kanё përmasa tё gjera.
Pa diskutim qё, duhet tё ecet nё atё çka sugjeron raport-progresi dhe qëndrimet e Komisionit Evropian dhe tё Kёshillit tё Evropёs dhe natyrisht duhet tё kemi parasysh qё, deklaratat i referohen njё eksperience tё shkuar tё veprimtarisё sё KLD-sё dhe duke duke nënvizuar, nё vijim, qё hapa tё rёndёsishme drejt korrigjimit tё tyre janë bёrё nё vitin e fundit. Mё lejoni t’ju bie nё vëmendje, gjithashtu, njё fakt tё rёndёsishёm se, nё fund tё fundit, faktet janë ato mbi tё cilat krijohen bindjet reale. Nёse nё tё shkuarёn gjatё, le tё themi, katёr apo pesё viteve tё shkuara kur ligji kërkonte bёrjen e vlerësimit pёr gjyqtarёt, ishte bёrё vlerësimi vetëm pёr gjashtёmbёdhjetё gjyqtarё, ndërsa brenda njё viti KLD ka arritur tё pёrfundojё pёr gati treqind gjyqtarё vlerësimin. Pra, shikohet njё kontrast i madh i angazhimeve nё tё shkuarёn dhe nё tё tashmen. Le tё ecim me kёtё mentalitet tё punës, tё punës konkrete dhe tё mё pak fjalёve. Porsa i pёrket rekomandimeve, jam plotësisht nё mbështetje tё këtyre rekomandimeve, qё tё shkohet nё drejtim tё reformave tё këtij lloji.
Zoti President, vendi juaj shpreson tё marrё statusin e vendi kandidat nё BE nё qershor. Me kёtё situatё politike, a mendoni se vendi ёshtё gati pёr tё marrё kёtё status?
Shqiptarёt e meritojnë tё kenё statusin e vendit kandidat. Shqipёria e meriton tё ketë statusin e vendit kandidat. Politika, lidershipi dhe institucionet duhet, pa dyshim, qё tё japin tё gjithё kontributin e tyre duke transmetuar, pikërisht, atё mentalitet shoqëror, politik qё presin dhe kёrkojnё standardet e njё vendi evropian. Unё besoj se janë tё gjitha shanset. Tashmё pritet pёr tu provuar angazhimi dhe kontributi.
Presidentit gjysma e arit gjysma trurit nje dor dhe nje kemb si punojn kjo gje dihet por me vjen keq qe jeni mepir ju si popull qe e merni per te gjall Ai zbaton kodin e hund derit SB
Hrova ate shur uthullen pa iber nje koment se mos i ngel qefi pse skermiqet kur qesh NA falni o popull qe flasim ne kete menyr po na dedyrojn kto mostra
O ZOT -PRESIDENT ME TRAP NUK KAM PA DHE NIGJU QE TE EGZISTOJ ME NE I VEN TE BOTES
jete private jashte orarit te punes….hahaha po ti mer jari pse nuk shet banane per pune te dyte.
Po ti je presidenca e gjithe shqiptareve apo vetem i sales?. Po si mund te maresh vendime te drejta ti mor qelbanuk kur merr keshilla nga te punesuarit e sales?. Turp per ne qe te mbajme ty.
po qenke koqe kandari morre burre. po mbi palet per unitetin kombetar di gje cdo te thote!???
Neser te pafshim duke u “zvarritur” me shkop neper rruge …. apo duke shkuar ne cerdhen e Cetes-Tritolit PD duke ju falur ne gjunje kriminelit Ali Bishes.
Ky Nishani te turperon para te huajve. Nuk eshte vetem sherbetor pa dinjitet, por edhe trap nga mendja. Nese Lezhja dhe ai keshilltari tjeter bejne jete homoseksualesh edhe i shkonte ta thoshte kete dokrren qe ka thene.
Sipas ketij gjysmaku anetaret e Gjykates Kushtetuese dhe cdo gjyqtar, prokuror, polic ne shqiperi jashte orarit zyrtar mund te kryej detyrat qe i ngarkon Saliu.
Turp per ne qe kemi peresident nje kapter, jo nga grada, por nga mendja.
PRESIDENT LESHI.
nje pyetje per kete qe fatkeqesisht ka zene ate post Ne rast se do ishin te PS do i kishe mare ose mbajtur ne pune ? Natyrisht qe jo E di pergjigjen
ky presidenti yne do te bente shume mire punen si roje te selia e pd,pra te luli.
Ky sherbetor i neveritshem i Familjes Mafjoze Berisha duhet shkarkuar urgjent nga detyra e Presidentit te Republikes. Ky fare tipi nuk ka as moral dhe dije per te permbushur kete detyre te larte. Eshte nje thike qe Familja Mafjoze Berisha mban ne dore per ta ngulur atje ku ka nevoje ajo, vecanerishte ne sistemin e drejtesise. Shkarkim ketij plehu! Ilir Meta duhet te shoh ndryshe sot…dje ishte dje.
O e mjera Shqipëri …..!!!!