Evropa është një fortesë që armatoset kundër refugjatëve. E përditshmja gjermane “Süddeutsche Zeitung” shpjegon se si vendet në veri të Evropës e shkarkojnë përgjegjësinë e tyre mbi shtetet që kufizohen me kontinente të tjera
Tragjedia e Lampeduzës preku të gjithë Kontinentin e Vjetër, e megjithatë politika Bashkimit Evropian bazohet mbi izolimin dhe mbrojtjen kundër “pushtimeve” të emigrantëve. Një politikë e tillë e menaxhimit të fluksit njerëzor që ua shkarkon përgjegjësitë shteteve që kufizohen me kontinentet e tjera, si mbi bazën etike edhe atë praktike është e papranueshme.
Sipas rregullores komunitare, një refugjat mund të vendoset në një vend për të kërkuar azil vetëm në kushte ekstreme. Kjo shkakton një presion të lartë mbi shtetet që kufizohen me kontinentet e tjera, të tilla si Italia, Spanja dhe Greqia. Sipas kuadrit ligjor që praktikisht legjitimon “duart e lira” të vendeve më të pasura në veri të Evropës (destinacioni i lakmuar nga shumë refugjatë), rruga evropiane për reagimin ndaj këtij fluksi njerëzor shpesh është përkthyer në ndërtimin e rrethinave me gjemba, për ta bërë të pamundur kalimin e kufirit. Kjo lloj fortese pret refugjatët afrikanë që tentojnë të mbërrijnë në Evropë përmes enklavave të Ceutas dhe Mellilas, ku shpesh herë janë dëgjuar të shtëna për të frenuar dallgën njerëzore. Masa të tilla janë marrë në Greqi për të ndaluar mbërritjen e të dëshpëruarve që kalojnë kufirin me Turqinë. Të vdekurit e mbytur në lumin Evros, janë fatkeqësisht një pasojë e hidhur, njësoj si të mbyturit në detet që ndajnë Siçlinë nga Afrika.
Që nga viti 2005 funksionon një agjenci evropiane “Frontex”, e cila ndihmon shtetet anëtare të BE-së që të menaxhojnë fluksin e emigrantëve dhe kthimin e tyre mbrapsht. Skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë në kufij, janë aktivizuar në zonat më urgjente dhe gjatë këtyre viteve kanë bashkëpunuar me autoritetet e shteteve të tjera për rivendosjen e sigurisë.
“Frontex” ka në dispozicion edhe mjete transporti si helikopterë për të mbikëqyrur kufijtë dhe për të shpëtuar refugjatët në det, por siç nënvizon “Süddeutsche Zeitung”, kjo lloj ndërhyrjeje ka megjithatë shumë kontradikta me të Drejtën Ndërkombëtare, sepse linja që ndiqet nuk është ajo e ndihmës, por e refuzimit. “Frontex” mesa duket nuk i respekton bindjet ndërkombëtare, të cilat detyrojnë Evropën që të lejojë kërkesën për azil ndaj atyre që largohen nga luftërat apo nga persekutimet politike nëpërmjet detit. Megjithatë, përgjegjëse të para mbeten marinat e vendeve anëtare të BE-së.
Ferri libian
“Tages Anzeiger”, e përditshmja më cilësore në Zvicër, vë në dukje se si refugjatët që ia mbathin nga vendet afrikane janë prej shumë vitesh në dorën e milicive vendeve të tilla si Libia. Një lojë vërtet e neveritshme e zhvilluar kundër tyre, me qëllim për t’iu zhvatur sa më shumë para atyre që ia mbathin nga vdekja dhe uria, duke ëndërruar parajsën në Evropë. Ky udhëtim shprese tranzitohet në ferrin libian, ku gjatë viteve të fundit janë refuzuar dhjetëra mijëra emigrantë, të ardhur nga Tripoli dhe të braktisur në shkretëtirë.
Për të marrë të drejtën e udhëtimit për në Evropë, një refugjat duhet të paguajë deri në 2 mijë dollarë dhe shpesh milicitë libiane, pasi iu marrin gjithë të ardhurat që kanë me vete i mbyllin në burgje në kushte çnjerëzore. Histori të verifikuara me qytetarë nigerianë apo të Kamerunit, tregojnë për të përditshmen zviceriane se për disa vite mbetën të bllokuar në ferrin libian deri sa mundën të largoheshin./ D.Gjuzi
evropa ishte dhe do te jete,kurva plake..!!
kte e kane thene burra te medhej.
Po pse Europa eshte bamirese dhe kamp pushimi …. sic ja kane fut deri me sot USA-s dhe Canadase ? Puno i bardhi ha i ziu ?