Nepunesat civile mbrohen me ligj dhe jane te paprekshem. Vetem ministrat dhe zevendesministrat jane kontigjent politik dhe ndryshojne ne varesi te perberjes politike te qeverise. Te tjeret jane pjese e administrates publike, e cila mbahet me taksat e te gjitheve dhe u perket te gjitheve, pra nuk eshte partiake ose te pakten me ligj nuk duhet te jete e tille. Njerezit e LSI qe po hiqen tani nga puna kane filluar pune ne administrate ne baze te 20 % te famshem, i cili minon qendrueshmerine, neutralitetin dhe profesionalizimin e administrates publike. Edhe ata qe po fut PD-ja tani ne vend te tyre, perseri jane kontigjent partiak dhe i jashteligjshem.
Keto shkelje ligji jane nje bombe me sahat, pasi sa vijne dhe shtohen ata qe jane hequr padrejtesisht nga puna, te cilet me pas kane fituar gjyqet dhe kane filluar te paguhen duke qendruar ne shtepi, nderkohe qe per te njejtin vend pune paguhen edhe militantet apo familjaret e pushtetareve. Abuzimet me fondin e pagave sa vijne dhe shtohen, shpejt do te vije nje moment kur do te duhet nje fond dyfish me i madh pagash: per ata qe jane ne pune dhe per ata qe kane fituar gjyqet dhe nuk punojne (jo per fajin e tyre).
Email nga adresa: [email protected]