Konferenca Gjyqësore Kombëtare, e cila nisi dje punimet e saj dyditore në Tiranë, ndërkohë që sot pritet të zgjedhë edhe dy anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për shkak se dy anëtarëve të këtij institucion Dhurata Haveri dhe Shkëlqim Miri u mbaron mandati.
Për këto vende vakante, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kanë shpallur kandidaturat e tyre shtatë gjyqtarë të cilët do të zgjidhen nga kolegët e tyre për një mandat 5-vjeçar pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Kandidaturat të cilat kanë marrë miratimin nga Komisioni i Përkohshëm i Etikës dhe Verifikimit të Mandateve të KGJK-së, janë: Agron Papajani – Gjykata e Apelit Tiranë, Artan Broci – Gjykata e Apelit Tiranë, Astrit Haxhialushi – Gjykata e Apelit Tiranë, Dhimitër Lara – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, Lefter Jahaj – Gjykata e Apelit Tiranë, Sokol Binaj – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda dhe Zegjine Sollaku – Gjykata e Apelit Tiranë.
Në Konferencën Gjyqësore marrin pjesë të gjithë gjyqtarët e vendit.