E gjendur nën një rrebesh kritikash për stilin e të veshurit gjatë shtatzënisë, Kim Kardashian vendos të bëjë kthesë. Por as një fustan i gjatë deri në fund të këmbëve “nuk u bën dot derman” formave të papërmbajtura të Kimit, shto këtu edhe dëshirën e saj për të lënë gjithmonë diçka jashtë. 32-vjeçarja është shfaqur të enjten e veshur me një fustan ngjyrë pana, që i shkonte deri në fund të këmbëve, por i linte zbuluar gjoksin.
Kim Kardashian mund të bëjë miliona në botën e shoubizit, por në atë të modës nuk është dhe aq e suksesshme. Një ndër femrat më të pushtetshme të këtij biznesi fitimprurës, drejtoresha e revistës “Vogue”, Anna Vintour, ka thënë se “Kim do të shfaqet në kopertinën e kësaj reviste vetëm nëse vdes unë”.