Kim Kardashian nuk ka më bezdi të tregojë trupin e saj pas lindjes së vajzës North West. Të dielën, 33-vjeçarja u fotografua në plazhin Phang-Nga të Tajlandës e veshur me bikini dhe në një formë shumë të mirë.
Kimi ka deklaruar më parë se ka humbur 22 kilogramë që nga lindja e fëmijës së parë falë një diete shumë të rreptë. Por, që nga koha e këtyre deklaratave duket se Kim Kardashian ka humbur edhe më shumë në peshë.