Qytet i lindjes së ish-diktatorit, por edhe i të madhit Kadare, një qytet që UNESCO e përfshiu në listat e saj për trashëgiminë kulturore dhe ku sot çdo gur i tij rënkon harresën e shtetit. Shirita të prerë dhe në tentativë për t’u prerë, por Gjirokastra sërish me të drejtë mund të ndihet jetime për faktin se asgjë në të, përveç tek-tuk ndonjë vizite nga dikush që ka pak njohuri për të, nuk tregon lavdinë e dikurshme dhe atë që meriton.
Banorët me të drejtë ndihen të braktisur, ndërsa rinia është kthyer tashmë në apatike për shkak të mungesës së çdo lloj nisme dhe aktiviteti që mund të zhvillohet në të. Sepse në darkë, e vetmja gjë që mund të bësh, është një xhiro nga Kalaja apo nga Viroi.
Por nuk duhet të jetë kështu Gjirokastra! Kandidati për deputet Erion Veliaj, njëkohësisht Sekretari për Rininë dhe Emigracionin në Partinë Socialiste, i cili këto ditë është i pranishëm në qytetin e gurtë, shprehet se një nga gjërat që s’duhet t’i kishte munguar asnjëherë këtij qyteti është pikërisht promovimi i vlerave historike dhe folklorike. E më tej pastaj, lidhja e drejtëpërdrejtë me kryeqytetin, sepse edhe vetë Gjirokastra dikur (jo më larg se 20 vjet më parë) ishte një kryeqendër e kulturës.
“Mjafton të shohësh se Gjirokastrës i mungon një rrugë që të lidhet me Tiranën apo të shohësh se si restaurimi i shtëpisë së Ismail Kadaresë nuk ka mbaruar ende që të kuptosh se sa seriozisht e ka qeveria me ato që thotë dhe bën”, shprehet mes të tjerash Veliaj.
Ndërsa flet për gazetën “Dita”, ai premton se do investohet për rininë, emigracionin dhe rigjallërimin e vlerave të qytetit. Dhe mbi të gjitha, i gjen diagnozën kësaj qeverie… “Kjo qeveri ka harruar vetveten dhe pse ekziston”, përkufizon ai…
Z.Veliaj, ju keni marrë pjesë pasditen e të martës në çeljen e festivalit ballkanik “Fest-Argjiro 2013”, që mbahet në Gjirokastër, ku ju kandidoni për deputet. Cili është programi i “Rilindjes” për kulturën, rininë, promovimin dhe motivimin e brezave të rinj?
Ky festival është një nismë e lavdërueshme për promovimin e vlerave historike dhe folklorike të Gjirokastrës dhe duke qenë ndërkombëtar, i shërben edhe një çështje madhore, siç është afrimi i kombeve. Programi ynë, si për kulturën, ashtu edhe për rininë është hartuar duke marrë për bazë problematikën reale që haset në këto dy fusha. Për sa i përket kulturës, ne zotohemi që nëpërmjet krijimit të qendrave multifunkionale të krijimtarisë dhe pasurisë kulturore, të zgjerojmë tregun kulturor dhe ta decentralizojmë atë.
Decentralizimi lehtëson menaxhimin e jetës kulturore e njëkohësisht përmirëson ndjeshëm zbulimin e problemeve lokale dhe gjithashtu bën që përgjigjja ndaj tyre të jetë më e shpejtë dhe efikase. Ndërsa për rininë, programi ynë bazohet në tre shtylla. Pikë së pari ne synojmë zgjerimin e mundësive të të rinjve përmes reformimit të sistemit tonë arsimor dhe rilindjes së atij profesional, çka do të balanconte aftësitë e të rinjve tanë me aftësitë që kërkon tregu i punës.
Gjithashtu, ne synojmë angazhimin e sa më shumë të rinjve në jetën sociale, duke i nxitur ata drejt aktivizimit vullnetar, jetës kulturore e sportive, si edhe punës në komunitet. Veç kësaj ne do të përkrahim nismat dhe sipërmarrjet e të rinjve, do të garantojmë mbrojtjen e tyre nga diskriminimi dhe do të sigurojmë një “shans të dytë” për të rinjtë në nevojë. Ne mendojmë se vetëm motivimi i brezave të rinj nuk mjafton, prandaj edhe programi ynë shkon përtej fjalëve motivuese dhe i kushton një vëmendje të veçantë ndihmës dhe përkrahjes së të rinjve.
Thatë se fushata juaj në Gjirokastër ka prioritet rininë dhe emigracionin. Sa afër do t’u qëndrojë Erion Veliaj të rinjve gjirokastritë?
Partia Socialiste i konsideron 512 mijë të rinjtë si një nga mundësitë më të mëdha që ka Shqipëria për t’u zhvilluar e për të përparuar dhe meqenëse rinia është një potencial që kërkon menaxhim, ne i kemi kushtuar shumë vëmendje në programin tonë për Rilindje. Duke qenë se aktivizimi im politik kryesisht është fokusuar në krijimin e programeve sociale dhe politike për përfshirjen e sa më shumë të rinjve në politikë-bërje dhe në dhënien e kontributit aktiv, mund të them me bindje të plotë se edhe në Gjirokastër një nga përparësitë e mia do të jetë pikërisht riaktivizimi dhe përfshirja e të rinjve në dinamikat shoqërore.
Apatia dhe mospërfshirja janë dy nga armiqtë kryesorë të të rinjve, prandaj edhe unë e shoh si një sfidë personale, që sa më shumë të rinj gjirokastritë të përfshihen në projekte lokale që do të nxisin krijimtarinë e tyre, do të rrisin ndërgjegjësimin e tyre për vlerat dhe trashëgiminë kulturore e në të njëjtën kohë do të përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
A mendoni se Gjirokastra është lënë në harresë nga qeverisja e djathtë gjatë 8 viteve të fundit?
Në fakt, kjo qeveri ka harruar vetveten, ose më saktë ka harruar të gjitha arsyet se pse qeveria duhet të ekzistojë. Është një keq-qeverisje që fatkeqësisht mund të vërehet në çdo fushë të jetës, në ekonomi, arsim, kulturë e më gjerë dhe Gjirokastra nuk bën përjashtim. Është botërisht e ditur që ky qytet ka një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi, qoftë përsa i përket biznesit (dhe Gjirokastra strehon disa nga bizneset më të suksesshme në Shqipëri), qoftë përsa i përket turizmit dhe kulturës.
Dhe në të dyja këto aspekte përkrahja e qeverisë ka munguar në mënyrë shqetësuese. Infrastruktura në ndihmë të biznesit mungon totalisht dhe si shembull për këtë mjafton të përmendet rruga që e lidh Gjirokastrën me Tiranën, e cila është gjendje të mjerueshme.
Nga ana tjetër, pjesa muzeale e qytetit vazhdon të rrënohet dita ditës pavarësisht se thuhet se “investime janë bërë”. Po ku janë këto investime kur edhe shtëpia e Ismail Kadaresë s’po përfundon, ndonëse u bë një kohë e gjatë që ndodhet nën restaurim?! Vizioni ynë për Gjirokastrën është që t’i rikthejmë këtij qyteti shkëlqimin që i takon, duke e kthyer atë në kryeqendrën e biznesit për Shqipërinë jugore dhe një nga atraksionet më të mëdha turistike të Shqipërisë.
Rinia ka shume nevoje per ju zoti Veliaj.Shume te rinj jane detyruar te braktisin shtepite e universitetet shqipatare sepse nuk kane me besim tek asgje.Ju keni nje program shume te arrire per rilindjen e rinise Shqiptare qe ne me padurim po e presim kete 23 qershor e ne vazhdim.Ne jemi te gjithe me ju dhe kemi shume nevoje per Rilindje.
Kjo qeveri nuk e ka harruar arsyen se pse ekziston por e ka keqekuptuar ate.Kane ardhur ne pushtet per te pasuruar veten per te mos e leshuar me karrgen jo per te punuar per vendin popullin dhe kjo per faktin e vetem se ka qytete te djathta apo te majta kjo pra eshte qeverisja e njerezve si Berisha
Ky popull ka nevoje per ju dhe per njerez si ju Z.Velija , ka nevoje per dike qe ta marri ne dore qeverisjen dhe tu tregoje rrugen qe duhet te ndjekin ne te gjitha dimensionet e jetes.Suksese ne kete beteje.
Qeveria ne keto 8 vjet ka pare e ka bere vetem me te miren per veten e vet dhe farefisin e tyre jo per kete popull , ketij vendi i duhen individ te denjte per te qene ne parlament e te diskutojne hallet e verteta te popullit dhe jo te gjejne rrugen se si duhet te fitojne per vete , keshtu sdo ecim kurre
Jo mor joooo, nuk e ka harruar arsyen pse ekziston, ne fakton po e tregon arsyesn per ekziston, kohet e fundit sala e ka treguar hapur perse i nevojitet qeveria, qe te vjedhi dhe te mbushi xhepat e femijve te tije. Arsyeja e vertete ka dale ne drite.
Sala e ka mendjen vetem qe te vjedhiu dhe ska mendje qe te rregulloje dicka per Shqiperine ose te punoje qe te rritet mireqenia e shqiptareve. Ska gje 23 qeshori po afron dhe fundi eshte afer, saliu do paguaje per ato te keqija qe i ka bere popullit.
Qeveria Berisha ka 1 qellim, te pasuroje dhe te ushqeje familjen “mbreterore” ende te pashpallur te berishes. Sala nuk ka menduar dhe nuk do mendoje ndonjehere per popullin shqiptar, e ka mendjen vetem te xhepat e veta dhe te familjes te tije.
Ca lesh arsye, prisni qe te gjeni arsye te sala??? Nje person qe ska punuar kurre per Shqiperine ne 23 vjet, prisni qe te punoje tani per mireqenien e shqiptareve?? Dhe ku prisni ju mireqenie, ne Gjirokaster, sala nuk po rregullon fshatin e vete jo me te rregulloje qytetin e liderit te tije shpriteror.
Kjo qeveri ka 6 muaj qe nuk e di me se cfare po ben. Perjashtohen vjedhjet neper dikastere dhe mobilizimet “e detyrueshme” neper mitingje. Pjesa tjeter e administrates marrin parate kot me koti duke ndenjur gjithe diten kot para kompjuterit.
Arsyen pse ekziston e ka humbur me kohe kjo qeveri,nese mund ta quajme qeveri.Ata sjane gje tjeter vecse nje klan qe ka zaptuar karriget fillimisht,e tani ka zgjatur kthetrat ne cdo sistem gjyqesor,ne polici e per te mos folur per administraten.Gjirokastra ka shume nevoje per Erionin eshte nje njeri tejet vizionar,ashtu sic ka nevoje gjithe shqiperia per njerez te tille!nevojitet forca e Rilindjes me shume se kurre!
arsyen e vertete sepse egziston do e tregoj ne 23 qershor me nje vote popullore e cila do i japi fshesen njehere e pergjithmone nje diktatori te kamufluar si demokrat
se mos eshte vetem gjirokastra qe neglizhohet. Pyetja eshte ka ngelur ndo1 vend ku qeveria ka bere pune?
kjo qeveri nuk e ka ditur ndonjehere arsyen se egziston
Kjo qeveri fatkeqesisht e di shume mire pse egziston, per te zhvatur kte popull
Kjo qeveri eshte mallkimi i Shqipetareve, mallkim qe do mbaroje pas me pak se dy muajsh ku me ne fund do shofim pak demokraci
Gjirokasta eshte braktisur prej kohesh nga ky pushtet sharlatanesh e hajdutesh, e ndaj Gjirokastritet me 23 Qershor do te mbeshtesin Rilindjen
Per ti kthyer Gjirokastres dinjitetin e humbur prej vitesh nga kjo qeveri te gjithe gjirokastritet meshtesin skuadren e Rilindjes shqiptare qe bashke me te re Rilinde edhe Gjirokastra.
Eshte per te ardhur keq qe nje qytet si Gjirokastra qe vleresohet nga e gjithe bota per vlerat e rralla qe ka harrohet prej 8 vitesh nga shteti shqiptare., harrohet nga qeveria e saj.
Gjirokastra meriton me shume, qyteti i gurte, i vlerave dhe i traditave meriton vemendje…Dhe kete vemendje do t’ia ktheje Skuadra e Rilindjes
Ne nuk kemi nje qeveri, ne ne pushtet per fat te keq kemi monarkine Berisha
Te harrosh Gjirokastren do te thote te harrosh identitetin e kombit….Ky pushtet meriton te denohet me vote me 23 Qershore, per ti kujtuar se Gjirokatra egziston, egziston per te rrezuar kete pushtet te felliqur.
Per te sjele ne vemendjen e shtetit Gjirokastren e cdo qytet qe ndjehet i harruar duhet qe me 23 Qershore te votojm Patine Socialiste
Le ti themi mjaft harrimit nga shteti te Gjirokastres, le ti themi mjaft pushtetit shkaterrues te Berishes. Rilindje per nje shqiperi Europiane.
Vertet qe ky pushtet nuk meriton me qe te qendroje as edhe 1 minut te vetem ne qeveri e ne krye te shtetit…Ky grup te paaftesh duhet rrezuar sa me pare..Ndaj me 23 Qershore te gjtihe votojn Rilindjen
Kjo qeveri ka harruar gjithcka, i kujton qytetaret e saj vetem ne kohe fushate…vetem votat i interesojne e asgje tjeter.
E katandisi Shqiperin si mos me keq kjo tufe deshtakesh ne pushtet…eshte koha per Rilindje, per Gjirokastren e gjithe Shqiperin
“Kjo qeveri ka harruar arsyen pse egziston”?! Te jem i sinqerte, zoti Veliaj, ndonese ne pamje te pare thenia juaj duket si e gjetur apo e spikatur, ne permbajtje ajo pasqyron nje llojj naiviteti, nje koncept, mendesi apo ves i te majtes shqiptare, e shprehur ne forma te ndryshme ne keto 23 vjet. Dhe me gjithe konsideraten time per te majten (se nje i tille jam dhe vete), Ky lloj deklarimi eshte si te thuash nje goditje me pambuk,a thua se kjo qeveri ka bere disa gabime per shkak te konceptimit gabim te qeverisjes. Kjo lloj thenie mund t’i shkonte per shtat ekipit te qeverisjes se sistemit monist, te cilet duke lundruar ne vorbullen e dogmave dhe te sloganeve ideologjike, trumbetonin llogje, duke u mburrur kuturu. Dhe kaq. Po vetem kaq, se trashegimtaret e tyre nuk u bene mliardere dhe nuk e privatizuan me ngastra Shqiperine, nuk u pasuruan me shitjen e resurseve te saj. Ata kishin harruar arsyen pse ekzistonin,ndaj u kryqezuan me te drejte per gabimet dhe fajet e tyre dhe ne mjaft raste duke i glorifikuar ato faje dhe gabime deri ne mohimin e vlerave te padiskutueshme qe poitikanet dhe qeveritaret post tyre dhe per me teper kjo qeverisje me nje synim dhe objektiv te caktuar i zhvleftesuan, sikur t’i kishin çiflig te eterve te tyre. Ky naiviteti juaj eshte pafalshem, se pa ardhur ende ne pushtet, ju po tundeni degen e dafines, duke e servirur per tolerance dhe moderizem. Ju zoti Veliaj,kerkoni dhe do te mirrni ne Gjirokaster voten e te gjithe te majteve, perfshire dhe te simpatizanteve te ish diktatorit (qe ketu dhe jo vetem nuk jane pak edhe per shkak te kesaj brashnjeqeverisje), por pse druheni t’i permendni emrin? Nese keni frike se duke permendur emrin e Enver Hoxhes do t’ju akuzojne si filokomunist, po e humbni davane dhe do ta humbisni pa ardhu mire ne pushtet, se karta e “luftes kunder komunizmit” eshte karta e vetme, apo asi nen menge qe u ka mbetur ketyre kriminelo-hajduteve per te mbrojtur krimet dhe vjedhjet monstruoze te tyre ne keto tete vjet qeverisje. Gjirokastra ka nevoje per punesim dhe drejtesi, se po te jete per veprimtari kulturore, ju do te jeni jo per nje por per shume mandate nese ktheni ne identitet, ato veprimtari qe ky qytet ka patur para se te vinte kjo demorleshkracie.
Kjo qeveri jo vetem ka humbur llogjiken po ka humbur dhe drejtimin e timonit te qeverisjes ku vetem nepermjet sharjeve dhe shpifjeve sulmojne opoziten nga menyrat dhe format me te turpshe qe mund te jene pare ndonjehere. Por opozita e ketij vendi si nje ekip ku ben pjese dhe Veliaj do te shkoje drejt nje fitoreje duke i dhene fund njehere e pergjithmone keqqeverisjes se vendit.
Vezhguesi F nuk eshte pa te drejte, ne logjiken e tij: Berisha ka 22 vjet qe ngjiret per komunizmin, por sic verente me te drejte Afrim Krasniqi i Bamir Topit: vetem nje i burgosur eshte ne listat e PD-se: Visar Zhiti! Te tjeret jane ish-komuniste.
Pra, jo se Berisha lufton komunizmin, pra nuk eshte kjo aresyeja qe e ka lene pas dore Gjinokastren.
Por Erioni nuk i thote gjerat shkoqur se nuk do, jo se nuk i di.
Se, erionka e di, psh, qe Ismail Kadare eshte Kryetar Nderi i Levizjes Mjaft, apo jo Erion?!
Pse nuk e thua ti qe Berisha e ka inatin me Ismail Kadarene?
Se nuk kemi degjuar gje qe Kadare ka dhene doreheqjen nga Mjaft, dhe se e dime qe shoku Enver Hoxha eshte akoma Hero i popullit…shqiptar, me deshire te heshtur te Erionit, Edit dhe natyrisht Sali Berishes…
Vezhgues F, te uroj shendet!
“Kjo qeveri ka harruar vetveten dhe pse ekziston” ? Jo z. Erjon !
-Kjo qeveri nuk e ka harruar vetveten. – Kjo qeveri e di mire se per se eziston. Qeveria ja ben hismetin vetes shume mire , bile ne menyren me te persosur. Ajo ekziston( dhe kete e ka qellim te saj madhor) per shume aresye midis te cilave :
– Te grabis pasurite e shqiperise e te shqiptareve
-Te pasuroje te gjithe sojin e sorrollopin e fisit te tyre.
– Te vrasij shqiptaret kur protestojne per te drejtat e tyre, ne menyre demokratike.
Kjo ka harruar neve dhe nuk e di ne se ekzistojme. As voten nuk na i don se e vjedh.
Nuk ka dert ky model qeverisje per verejtjet qe i behen. Populli e ka te qarte tanime se kush jane. Tani kerkohet aksion konkret, dhe kjo ju takon juve perfaqesuesve tone ta beni . Duke i bere vetem verejtje dhe sharje saliu fiton kohe ne realizimin e qellimit te tij per te grabitur votat.
Prandaj :
– Te ngulet kembe per pastrimindhe saktesimin e listave perfundimtare te zgjedhjeve sa me shpejt, brenda kesaj jave.
– Te ngrihen komisjonet me njerez te sakte ne te gjitha shkallet dhe te instruktohen nga ana ligjore. Tu behen te qarta edhe menyrat qe saliu perdor dhe tenton te perdorij, deri tek bllokimi i kutive apo nxjerrja jasht perdirimit te tyre ne zonat ku ai e ka te sigurt humbjen.
Suksese si ekip aty ne Gjirokaster, dhe urojme ,dhe mundesite reale jane,per rezultat 4 me 1. Ky ka qene edhe rezultati real i pa deformuar ne vitin 2009.
Se harrova ! Per kete Qeverri mund te thuash si i thone nga Gjirokastra ” Kryeministrin e ka te harruar ” qe perkthehet e ka te roitur.
A ka njer qe e kupton se per cfa e ka fjalen PS kur thot rilindje.E para ndoshta mendojn te behet sic ishte para 10 qershorit 1991.Ose te ndrroj emrin sic e ka ndrruer edhe tre her te tjera.Ne se ben te dyten do ju kisha lutur te heqin zerin e popullit qe e kan qe nga viti 1942.Se ish sekretarin e pare te Tepelenes dhe ministrin e mbrenshem Gramos Rucin nuk diskutohet.As emertimin nuk ja kan vene te drejt skuader e fitores,ku vec kantidat per deputet ka 140,plus sa te tjer ish sigurimsa.
kjo qeverri ekziston per tiu nxire cdo dite e me shume jeten shqipetareve.