Kryetari i KLSH-së, Bujar Leska ka raportuar dje në Komisionin e Ekonomisë pas auditit që ky institucion ka kryer “Për Zbatimin e Buxhetit të Shtetit të vitit 2012”, në institucionet e tjera shtetërore. Në këtë raport janë prekur të gjithë sektorët që sigurojnë të ardhurat në buxhet, duke dëshmuar performancën e dobët sidomos në tatime, dogana apo sigurime shoqërore. Kështu sipas raportit për vitin 2012, strukturat e Tatimeve mblodhën 3.2% të ardhura më pak nga viti 2011. Për vitin 2012, borxhi tatimor rezultoi në një nivel shumë të lartë, me rreth 70 miliardë lekë, ose 500 milionë euro, me një rritje 8% nga viti 2011. “Rritja e borxhit tatimor, megjithë pakësimin e debitorëve, si pasojë e zbatimit të ligjit “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të Borxhit Tatimor dhe Doganor”, thekson paaftësinë e administratës tatimore në mbledhjen e borxhit tatimor”, thuhet në raportin e KLSH-së. Si pjesë të problemit kryetari i KLSH-së ka përmendur për tatimet, mos lejimin e këtij institucioni për të kryer auditimin. “DPT, aktualisht është i vetmi institucion shtetëror që nuk i nënshtrohet procesit të auditimit të mbledhjes së të ardhurave, siç përcaktohet në Deklaratën e Limës ose ndryshe Kushtetuta e Institucioneve Supreme të Auditimit, në Kushtetutën e Shqipërisë, në Ligjin Organik të KLSH dhe në standardet ndërkombëtare të auditimit”, thuhet në raport.
ISSH, 15 për qind më pak të ardhura
Sigurimet shoqërore sigurojnë 15% të të ardhurave të Buxhetit të Shtetit. Por raporti i KLSH-së bën të qartë se për vitin 2012, ato grumbulluan 49,3 miliardë lekë, ose 2.8 % me pak se plani vjetor. “Defiçiti i pensioneve është rritur ndjeshëm dhe vetëm për vitin 2012, zë rreth 1,5% të PBB-së”, cilëson raporti duke dhënë dhe rekomandimet që i janë adresuar këtij institucioni që kanë të bëjne me një reformë të plotë për të gjithë sistemin e sigurimeve shoqërore per nivelin e personave të siguruar, sistemin e pensioneve, formulën aktuale të pensionit, evazionin fiskal, mënyrën dhe rregullat e indeksimit të pensioneve, si dhe skemat shtetërore të veçanta dhe suplementare të pensioneve, etj.
Cani: Audit i thellë për tatimet
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ndërkohë ka rikonfirmuar se buxheti faktik i hartuar tregon punën e dobët të Financave gjatë qeverisë Berisha. “Viti 2012 do mbahet mend për thyerje të rregullit fiskal. Të ardhurat në Tatime e Dogana janë në nivelin 7.4% në buxhetin faktik. Modeli i qeverisë së mëparshme ka reflektuar korrupsion, vjedhje në Tatime e Dogana. Dje kam çuar audit të thelluar në administratën tatimore dhe kushdo që kapet me shkelje tek Tatimet do ndëshkohet”, tha z.Cani. Ministrin Cani ka rikujtuar se qeveria ka detyrime të papaguara ndaj biznesit ç’ka ka rritur ndjeshëm borxhin e shtetit. “Ajo që mund të them është se FMN ka mbetur e çuditur nga ky borxh dhe është naive të mendosh se është qeveria aktuale që e ka rritur”, tha kreu i Financave.
Qe e kane rrjepur kete popull kjo nuk do shume mend te meret vesh. TANI qe keni edhe dokumentat ,mjaft me batuta ….DORZOJANI PROKURORISE.
problemet nuk zgjidhen me debate por duke cuar per ndjekje penale te gjithe abuzuesit dhe mashtruesit te tha mire bodja o cani nuk te mbajne gjunjet per detyren qe ke marre tani me argumenta dhe fakte dergoje ne prokurori ne rast se je burre.DHE TANI PO TE PERSERIS DHE NJE KERKESE U BENE DY JAVE QE NUK KEMI MARRE PAGESAT KALIMTARE TE USHTARAKEVE TE LIRUAR SE EDHE NE HAME BUKE.
Kush ? Leskaj !!!!!? Ujku i ka mbaruar melçite e varura nga i pari ,tani pret te dytat
ore po cfare na duhen neve keto shifra ,a do i coni ju keta perpara ligjit ,ketu nje BERLUSKON- QE ESHTE ,MILARDIER, dhe nuk do tja dije per aq sa e akuzuan se i ka mender fjales nje ,,qime……B…. dhe per shkelje ligji vajti atje ku vajti dhe ju na tregoni qiqera ne helle ., Per keto ua dha popuulli voten me shumice .BENI ore ligje qe dhe ai PROKURORI-GJTKATESI -Qe nuk zbatojne ligjin te pergjigjen .,Ju po fusni brenda ate qe vjedhe nje PULEEEE dhe ata qe vjedhi ,MILJARDA, po i mbani aty perball duke bere shou televiziv se gjoja po beni punen ,se ja ne i cojme ne gjykat dhe prokurori dhe ata i nxjerin te pa fajshem ,.MJAFT…..MJAFT…se ka haritur zullumi sa nuk mban me ..Vetem nje gje moa harro zoti MINISTER .. Ashtu si eshte ngritur ky popull per lendet kimike do te ngrihet neser tju kerkoj llogarri per korupsionin dhe mos zbatimin e ligjit .
Nuk po na i coni shkaketaret dhe grabitesit e ketyre ta ardhurave para drejtesise dhe ne burg, qe keta miliona nuk kane shkuar ne thesin e shtetit por ne thesin e Saliut, Ridvanit e te 400 hajduteve te tjere. Mjaft me konstatime, z. Cani, zbato vetem ligjin qe ka aprovuar vete Krimineli Sali, asgje me shume, ose dil e thuaj qe je i paafte dhe hap krahun, ka te tjere njerez qe u dhimbset dhe e duan Shqiperine.