Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, ka përgënjeshtruar sot shkrimin e publikuar në një të përditshme shqiptare, e cila citonte xhaxhanë e një prej viktimave të 21 janarit, që thoshte se pas aleancës me LSI, Rama nuk i është përgjigjur, ndërsa Kodheli i ka thënë të hedhë pas krahëve të shkuarën. Kodheli tha se nuk ka komunikuar me xhaxhanë e Aleks Nikës, duke theksuar se “21 janari” do të marrë drejtësinë e merituar.
“Nuk kam folur, nuk e kam takuar dhe nuk kam komunikuar me xhaxhain e heroit të demokracisë, Aleks Nika. Me ardhjen e PS-së në pushtet, 21 janari do të gjykohet ashtu siç meriton. Të gjithë autorët e asaj masakre do të shkojnë para drejtësisë, ashtu siç e meritojnë, në respekt të dinjitetit të poshtëruar nga kjo qeveri. Do të jemi në anën e drejtësisë. Autorët nuk do t’i shpëtojnë gjykimit. Kjo është deklaratë e përsëritur nga PS”.
Kodheli u kërkoi mediave të jenë të kujdesshëm në informimin e popullatës në momente delikate si ditët e fundit. “Ju kërkoj që herë tjetër të jeni më të kujdesshëm dhe të mos dezinformoni në momente delikate si ky”, tha Kodheli.
Po Iliri me bllok ne dore ku do shkoje?
Dhe liri do veje ne burg pas zgjedhjeve ,kur drejtesija te mos kete frike nga saliu