Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kohë merkatoje te Partizani, ja lojtarët që do të afrohen
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Kohë merkatoje te Partizani, ja lojtarët që do të afrohen
Sport

Kohë merkatoje te Partizani, ja lojtarët që do të afrohen

redaktor
Published June 1, 2015
Share
SHARE

Partizani është padyshim një ndër klubet më aktivë të merkatos. Largimi i trajnerit Duro dhe marrja e drejtimit nga Sulejman Starova është shoqëruar nga lëvizje të rëndësishme për organikën e skuadrës.

Rinovimi i Alban Hoxhës është një lajm i mirë, ndërkohë që largimi i Cuculit dhe lamtumira e Rrahmanit kushtëzojnë klubin që të nxitojë për të mbushur boshllëkun e krijuar në këndvështrimin e aventurës europiane.

Partizani rikthehet pas 7 vjetësh në kompeticionet kontinentale dhe synon që të bëjë një përfaqësim sa më dinjitoz në Europë ndaj në klubin e kuq kanë përveshur mëngët për të siguruar përforcimet e nevojshme.

Edhe pse ende mungon zyrtarizimi, pritet që shumë shpejt mesfushori i Apolonisë, Adeknule të prezantohet me fanellën e kuqe.

Afrimi i tij mund të konsiderohet një lëvizje e zgjuar në merkato pasi mesfushorit që u aktivizua me Apoloninë në sezonin e kaluar i ka përfunduar kontrata me klubin fierak ndaj dhe klubi mund të arrijë një akord të favorshëm.

Pas eksperiencës së suksesshme që pati në sezonin që sapo u mbyll me futbollistë të marrë nga Super Liga e Kosovës klubi duket i vendosur të vazhdojë këtë tendencë. Mediat kosovare njoftojnë se dy prej futbollistëve më të spikatur të kampionatit kosovar janë shumë pranë kalimit te të kuqtë. Bëhet fjalë për Arbër Prekazin dhe mesfushorin Mërgim Pefqeli.

Prekazi është një qendërmbrojtës që në fazën e dytë të sezonit në Kosovë luajti me Hajvalinë duke spikatur si një ndër më të mirët e kampionatit dhe konsiderohet si një alternativë ideale për të zëvendësuar Rrahmanin te Partizani.

redaktor June 1, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?