Deputeti i qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima, deklaroi në emisionin “Tonight Ilva Tare” se qeveria e majtë ka trashëguar koncesione skllavëruese nga qeveria “Berisha”, të cilat e kanë shkatërruar ekonominë e Shqipërisë.
Ai deklaroi se shumë koncesione që janë bërë në dëm të interesave të shqiptarëve janë të mbrojtura me ligje, me garanci të forta që të ketë pasoja të rënda për vendin tonë në rast të prishjes së tyre, duke sjellë pasoja shumë të rënda në ekonomi.
Ai thotë gjithashtu se projekti i TAP-it, nuk do të sjellë asnjë fitim për Shqipërinë.
“TAP-i nuk do të ketë asnjë ndikim pozitiv në Shqipëri. Ashtu si TAP-i dhe një numër i madh koncesionesh në Shqipëri janë çnderuese për një vend. Janë koncesione që në mënyrë të hapur tradhëtojnë interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, u japin interesa vetë përfituesve të koncesioneve. Edhe pse është bërë shumë propagandë që TAP-i do të sjellë shumë të mira në vendin tonë, në të vërtetë Shqipëria nuk përfiton asnjë metër kub gaz.
Kapaciteti i TAP-it ndahet kështu: 80 për qind e merr Italia, 10 për qind e merr Greqia dhe 10 për qind e merr Bullgaria. Kalon nëpër territorin e Shqipërisë dhe nuk merret asnjë lek qira për tokën. Nuk merret asnjë taksë kalimi, anjë metër kub gaz. Praktikisht përfitojnë koncesionarët dhe ata që kanë negociuar kontratën.
Unë nuk jam kundër TAP-it, por jam kundër faktit që marrëveshja është bërë pa i dhënë asnjë interes dhe asnjë avantazh vendit tonë. Marrëveshjet e TAP-it janë bërë në kohën e Berishës dhe nuk mund të rinovohen. Greqia ka disa përfitime, duke përfshirë edhe 10 për qind të gazit që transportohet. Nuk ka nevojë për diskutime.
Mjafton të themi që qira tokash nuk ka, taksa për kalimin nuk ka, kapacitet për Shqipërinë nuk ka. Atëhere kush është përfitimi, vetëm disa punëtorë që do të punojnë për ngritjen e impiantit”, ka thënë ai.
“Në asnjë vend në botë nuk është bërë kjo që ka bërë qeveria “Berisha” me kompaninë “Rapiscan” për privatizimin e skanerave. Për mua koncesionet e Sali Berishës duhet të jepen leksione nëpër shkolla se si shkatëruan interesat e një vendi.
Duhet të kuptojmë që shumë koncesione që janë bërë në dëm të interesave të shqiptarëve janë të mbrojtura me ligje, me garanci të forta që të ketë pasoja të rënda për vendin tonë në rast prishjeje. Pasojat në ekonomi janë shumë të rënda nga këto lloj marrëveshjesh”, vijon Kokëdhima.
ke te drejte z.Kokdhima po çfar do beni ju?! Berisha e ka vendin ne burge,ju e zgjasni!
po koncesionet e ps ca i japin shqiptarve…. saper Rapiscan normalisht shteti ka nevoje per kontrabanden ne dogana sepse eshte burimi kryesor i te ardhurave personale
Nese konçesionet jane shkaterruese apo ne disfavor per Shqiperine atehere denoncojeni dhe futeni brenda Salen dhe te gjithe ata qe kane vepruar apo veprojne ne kete menyre . Ndryshe qepeni dhe mos beni gam gam thjesht per te karikuar miltantet tuaj pabuksa.
Me budallenje se ju shqiptarert nuk me kane zene syte ne gjithe historin e tij .Me vjen keq sa nuk mund ta duroje se si u katandis vendi ku me lindi .25 vjete nuk jeni ne gjendje te ndaloni doren e tradhetise .Sa me shume te nxirrni drama te tilla aq me te pershtire beheni .
po koncensionet e Nanos dhe te Edvin Vizatimorit cfare i japin popullit dhe shtetit shqiptar?
nese marreveshja per TAP eshte si thote z.Kokedhima mendoj se ka shume te drejte
hahahahahahaha
po e tha lideri e besojme te gjithe ne te tjeret 🙂
sa popull dele
E kam then qysh dy vjet me pare se Shqiperia nuk do te kete asnje, po asnje asnje, ama, perfitim nga projekti TAP. Edhe ata punonjes qe thote zoti Kokedhima, nuk do te punojne ne ndertimin e tij. Pse? Sepse firmat qe do ta ndertojne, kane punetoret e tyre, te cilet e fillojne punen ne Turqi, Greqi, Shqiperi deri ne Itali. Asnje punetor shqiptar ata nuk do te punesojne. Ndersa ne fazen e shfrytezimit do te punesohen rreth 100 punonjes te kualifikuar. Njeqind.
Kam mare pjese ne seminaret qe jane zhvilluar per kete qellim dhe te vetmit qe do te perfitojne, jane ata qe do te kujdesen per ushqimin e punetoreve. Kaq. Eh, po. Do te shtrojne dhe disa rruge me çakull, per ineres te tyre, sepse do te transportojne tubacionet.
Qeveria Berisha nuk ka bere asnje kontrate per marje gazi nga ky tubacion. Por e keqja me e madhe eshte se ne Shqiperi nuk ka linja per shperndarjen e gazit ne cdo qytet, fshat, apo lagje.Sikur te filloje sot montimi i linjave, do te pakten 30 vjet qe te perfundoje.
Keshtu qe TAP-i ishte nje ZERO, per Shqiperine.
Shume e drejte, Fieri,
Per shkak te TAP, iu dhane edhe koncesione ne fushen e energjise azereve. Edhe nqs blejme gaz nga TAP, ky do te jete me cmimet e Italise, pra, sikur te mos kalonte fare neper Shqiperi.
Problem tjeter jane edhe “specialistet” e AKBN dhe Ministrise perkatese, te cilet, ne shumicen e rasteve vijne nga rradhet e “intelektualeve” te lsi-s.
kur e mesuat kete situate perse nuk vepruat ne kohe per ta denoncuar dhe bere transparence per publikun? E late qellimisht apo ishit te paditur (kot i pini ato kafe tek Rogneri ju elita e kombit)? Nese jane te padrejta, prishini sepse e para nuk ndeshkoheni sepse italiani e do gazin se s’ben por ndoshta rrisni pazarin… nuk kemi cfare te humbim, ne borxhe qe ne borxhe jemi te pakten te bejme koncesione per se mbari me pas.
Mund ti fusni neper burgje tere ata qe kane dhene koncesione ne dem te vendit. Quhet korrupcion dhe vjedhje
Koco barcaleta e parlamentit tone. Ky eshte me trap se tom doshi. legalizojme hashashin e largojme TAP. sa karagjoz qe behet kot me kot
zakonisht e vleresoj shume mendimin e te tjereve por kjo pjesa e hashashit eshte idiotesi e madhe. ne duke e pasur te ndaluar me lidh dhe nuk e kontrollojme dot e jo me pastaj ta legalizojme.
Koco ka rrjedhur ose nuk di cfare te mbjelli te koncesioni I vet ne albpetrol se ska mundesi tjeter. fushat e naftes do ti beje fusha hashashi.
ska asgje te keqe per hashashin. per pjesen e gazit e kuptojme se ka konflikt interesi meqe ka marre vete koncesionin e albpetrolit por per hashashin ka shume te drejte.
eshte nje menyre per tu rritur ekonomikisht shume shpejt pasi vendet e tjera nuk e lejojne. duhet ta kapim kete perparesi qe propozon z. Kokedhima.
ta mbyllim tani alpetrolin tone e ta mbjellim fushen plot me hashash.
Koco je me i miri ne bote per ide idiote dhe shume mire e ben por ilva tare qe te fton ty sa mend ka?
Me sa duket Koco nuk ka mundur te ngule kthetrat tek TAP-i sepse aty ben ligjin Likja me te vetet. Kocoja nuk po ngopet se vjedhuri nafte perdite por do qe te vjedh edhe gjetke. Sigurisht e ben ne interes te atdheut dhe te nevojtareve. Ndersa shteti fut ne burg ke vjedh energjine elektrike keta qe vjedhin miliona cdo dite bejne moral e na shiten atdhetare.
ka shume te drejte zoti koco kokedhima po ju smerrni vesh ca po thot o popouuuulll injorant
koco je shum i zgjuar po kta budallat qe bejn sikur po e kuptojn thelbin o njerez tap spaguan as qera toke te ne ca fitimi kemi kurse hashashin sdo jua sjelle njeri nje shtepi eshte ideja per ta shitur me sakt eksport per vendet qe e duan per prodhime ilacesh kaaaq
je njishi vlla kaq kisha
Mendoj se deputeti kokedhima ka mese te drejte keshtu qe mos degjoni fjalet e te tjereve dhe vazhdoni punen tuj per te miren e shqiperise
po kur bo dhe populli jon si tzgjut pik e zez i japin mend kocos or njerez ska ardh nga shpella ai si saliu ka pas mend gjthm qe i ka bo lekt e veta e do me ju be njerez juve ai e ka fajin qe merret me ju iher si ka nerva …KOCO LERI INJOANTET DHE VAZHDO PLANET PER NE POPULLIN QE TE DUAM NGA NE SKE NEVOJ PER SNJE LEJE JEPI JEPI NE DUART E TUAJA PER TNA RRIT EKONOMIN…kta drogaxhinjt qe bejn sikur ju djeg bytha prej hashashit e pijn vet po si shqiptar hesapi sdi as te llogjikoj ca ka ne trurin e tij te minimizuar
mendoj se deputeti ka mese te drejte, nuk eshte nga ata deputet qe genjen apo vjedhe, eshte nje nga ata deputete qe do te miren e vendit dhe keshtu pse o popull nuk e doni te miren e vendit tuaj duke u legalizuar kanabisi dhe ju vete do e shihni qe do kemi nje ekonomi mjafte te zhvilluar. Dhe pse jo te jemi te gjithedakorte me lekalizimin e kanabisit
Je deputeti qe vertet i duhet shqiperise.. Lume zona e jugut qe te ka ty deputet 🙂
Je me i miri
Koco Kokedhima eshte deputeti me i mire