Kolegji Zgjedhor pritet të marrë ditën e sotme në shqyrtim ankimimin e Partisë Demokratike për rinumërimin e të gjitha kutive të qarkut Lezhë.
Në ankimim, PD-ja kërkon rinumërim të të gjitha kutive për shkak të parregullsive të hasura gjatë numërimit në këtë qark.
“Partia Demokratike kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e fletëve të votimit të të gjitha qendrave të votimit në Lezhë. Praktikisht të njëjtat fletë që u panë në KQZ dhe u rinumëruan e rivlerësuan, t’i rivlerësojë e rinumërojë Kolegji, e t’i fusë në rezultat”, theksohet në kërkesën e PD-së.
Pas rinumërimit të kutive nga KQZ, Partia Demokratike rriti diferencën nga 39 në 740 vota.
Veprimi i KQZ-së u cilësua i paligjshëm nga Kolegji i cili vendosi mos përfshirjen e votave në rezultatin përfundimtar.