Ish-drejtuesi i Forcave Speciale të Ushtrisë Shqiptare, koloneli Dritan Demiraj, komandat i 5 misioneve në Afganistan dhe i dekoruar nga presidenti Bujar Nishani dhe nga presidenti i SHBA-ve Barack Obama me “Medaljen e mirënjohjes”, ka folur për Gazetën New Born rreth ngjarjeve në Kumanovë, ku njëri nga të njohurit e tij mbeti i vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë.
Sipas tij, përgjegjësi kryesor i gjithë kësaj është kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, së bashku me qeverinë e tij të korruptuar, manipuluar, pro-ruse dhe anti-shqiptare.
“Intervenimi kundër popullsisë dhe luftëtarëve të përfshirë në konflikt ka qenë krejtësisht në proporcion të zhdrejtë. Kundër 30 luftëtarëve shqiptarë ata angazhuan pothuajse një të tretën e ushtrisë, elitën e saj por nuk është se arritën ndonjë objektiv në këtë operacion”, është shprehur koloneli.
Demiraj ka folur edhe mbi reagimet e tij të shpeshta dhe të zjarrta në rrjetet sociale dhe jo vetëm.
“Unë mendoj që nuk kam qenë aktiv, por vetëm kam qenë realist. Une por jo vetëm, të gjithë ne shqiptarët, e kemi detyrë shtetare që të ngremë zërin sa më shumë kur vriten njerëzit tanë dhe dëmtohen interesat e tyre. Në rastin konkret ata djem trima të sprovuar në shumë e shumë beteja, u tradhtuan në një takim në të cilin vetëm ata e dinë se çfarë qëllimi kishte. Padyshim që veprime të tilla vijnë si pasojë e shtypjes së vazhdueshme që padrejtësisht bëhen kundër shqiptarëve në FYROM dhe që shkelje nuk ankimohen apo të dënohen nga politikanët e papërgjegjshëm Shqiptarë që drejtohen nga Ali Ahmeti dhe Menduh Thaqi. Qëllimi i këtij konflikti apo dhe i konflikteve të tjera në të ardhmen do të jetë si shkak i mos implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, pasi në se shqiptaret do të vazhdojnë të trajtohen si qytetare të dorës së dytë nga qeveria, do të vazhdojnë të vriten, burgosen, dënohen dhe dhunohen, ata nuk do të kenë alternativë tjetër përveçse ti drejtohen armëve”, ka shtuar koloneli shqiptar.
Kush është përgjegjësi kryesor i këtij konflikti sipas Kolonel Demiraj?
“Unë gjykoj që përgjegjësi kryesor është kryeministri në detyrë Gruevski dhe qeveria e tij, të cilët siç e thashë dhe më lart, në mënyrë të vazhdueshme po vazhdojnë të kontrobuojnë në shkeljen e të gjithë të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre të Shqipërisë lindore, duke ndjekur një politikë anti-shqiptare sllavo-maqedone. Pervëç Gruevskit, nuk duket ta shohim vetëm atë si përgjëgjës, pasi përgjëgjësit kryesorë janë të dy partitë shqiptare, BDI dhe PDSH me drejtuesit e tyre, deputetët e parlamentit të FYROM-it, të cilët janë Shqiptarë, që prej më shumë se 20 vitesh bëjnë garë me njëri tjetrin se kush të ‘gënjejë më shumë për vota’ dhe se kush ti shërbejë më shumë sllavëve. Është e turpshme kur analizon ngjarje të tilla të dhimbshme, kur sheh që populli jot trajtohet sikur të ishte një kavie eksperimentale dhe nuk mbahet asnjë përgjegjësi ndaj tij. Mendoj që ka ardhur koha që të dy këto drejtues partish ‘të dalin në pension’ nëse ju ka ngelur sado pas dinjitet, integritet dhe përgjegjshmëri, në rast të kundër përgjegjësia e plotë bie mbi ne si popull që i votojmë, këta njerëz të papërgjegjshëm”, ka thënë Demiraj.
Përsa i përket hyrjes të shqiptarëve nga Kosova drejt Maqedonisë, Koloneli është shprehur se: “Unë mendoj që kur ti në mënyrë të vazhdueshme e shtyp një popull, e trajton me dy standarde nga pjesa tjetër e popullsisë, atëherë atij nuk i ngelet gjë tjetër veçse të ‘eksplorojë’ alternativa të tjera për të arritur objektivat dhe të drejtat e tij demokratike. Vetëkuptohet që futja e një grupi të armatosur në territorin e një shteti tjetër, përbën shkelje të tërësisë territoriale dhe sovranitetit të atij shteti, por akoma nuk janë sqaruar rrethanat, arsyet, misioni dhe qëllimet e grupit nga Kosova, dhe përse shërbimet serbo-maqedone u implikuan brenda tyre. Sado që ata të mundohen që ti fshehin faktet ato janë kokëfortë dhe së shpejti do të dalin të vërtetat e tyre. Asnjë nga ne dhe sot nuk e di a kishin ata për qëllim që të realizonin ndonjë sulm të armatosur apo jo?”.
o kolonel…meqe te pelqen strategjia(meqe ne taktike je me i mire se une) po te mesoj nje mesim (fillestar ne fakt)…menyra me e mire, lire dhe e shkurter per te mundur nje armik eshte ta besh mik…fillohet keshtu nje here pastaj kalohet tek menyrat e tjera nqs nuk funksionon kjo…kjo duhet te jete state of mind e cdo strategu…eshte si te thuash abc ose biberoni i nje strategu fillestar…
Baftjar o Taro…shprehja eshte,Armikun mbaje afer e jo behe Mik!!!!
Se sipas teje me mire adoptoje armikun e beje vlla prej nenes ose babes.
Nje deklarate shume e pamatur!
Po me Sali B…ISHEN kete ‘menyre’ rekumandoni ???
Vellezer shqiptar te maqedonise jam ne nje mendje me kolonel Demiraj por dua te shtoj se po qe se nuk ngre krye,i nenshtruar do te mbesish qysh se te lindesh deri sa te vdesish, nje verejtje kam un ,mos fali 5 here ne xhami se me te lutur nuk ju vjen asnje gja ,perpiqu thote zoti te te ndohmoj, po qe se nuk do te dilte U,C,K, ne kosove nuk do ish fut N,a,t,o, dhe kosova do te ishte akoma e sundume ,po qe se nuk zbatohet pike per pike marveshja e Ohrit armatosi dhe kerkoni drejtsi ne cdo menyre,Nuk duhet te ulni koken se jeni ne vendin tuaj,sa me te urte qe te jeni me i thelle do te jete nenshtrimi i juaj, Ali Ahmeti e Menduh Thaci po qe se nuk mbrojne te drejtat tuaja ma mire mos qofshin, Besimtareve jua bell hallall basimin ne zot qe kaq shume sa duan Zotin te duan dhe aAtdheun, feja e Shqipetarit eshte Shqiptaria, d
…ky eshte nje trap…nje zagar i Sales…ajka e oficereve u lirua nga ushtria…ajo ajke beri luften e kosoves…
Kolonel Demiraj eshte nje trim ,e ju klyshat grek qe po shkruani kunder keti komandanti sjeni shqiptare po jeni sllav muti .
Prandaj te hoqen nga puna o koqe kanari tani e kuptova qe je palle kari komplet. Ska nevoje me bo lufte ti o koqe se ati 1500 ushtare legena qe kemi ne perfshi edhe ty Rusi i bo zap per 2 ore po thuj shyqyr qe jena fut ne nato.
GRUEVSKI NE LITAR.
Te pershendes koleg Demiraj. Duket qe te ka folur zemra e jo buzet per çeshtjen kombetare. Ai psikopati Gurevski “harron” se shqiptaret jane shtetformues ne FYROM
Shqiptaret atje duhet te ndergjegjesohen e te marrin fatet e tyre ne dore e jo te neneshtrohen. Sa i perket partive shqiptare atje jane turpi i kombit. Thaç e Aliu kane shume pergjegjesi, pershkak te ndarjes e jo bashkimit.
une kam nji koment per kumanoven ky konflikt i armatosur ishte nji skenar i paguar nga qeveria e maqedonise me kriminelat e kosoves duke i futur luftetaret shqiptare veteran te luftave qe zhvilluan ne kosove maqedoni presheve per mbetur akoma ne qeverite e tyre dhe te marin rogat e majme deri sa te kemi politikan tan si jan te paguar mire nga sllavet do kemi akoma skenare lufte