Një fëmijë ka gjetur vdekjen ndërsa ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të pestë të shtëpisë ku banonte.
Ngjarja e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Kombinat, ku 3-vjeçari me inicialet O.M. duket se i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve dhe është bërë viktimë, duke u rrëzuar nga ballkoni.
Për pasojë vogëlushi ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po heton për zbardhjen e plote te rrethanave të vdekjes.