Pas publikimit të shkrimit “Komedia Noka me konkursin për kryekomisarë” Ministri i Brendshem ka zbuluar “grupin armiqësor në shkollën e policisë”, i cili ngeli 3 zyrtarët (që të tre nga Kukësi) në konkurim. Misioni amerikan Icitap eshte i skandalizuar dhe pritet nje reagim i ashper i tyre
DITA publikoi disa ditë më parë një informacion nga konkursi për gradën kryekomisar në shkollën e policisë, ku përpjekja e ministrit Flamur Noka për të future e rifutur disa herë tri zyrtarë ngelës në testimet e mbikqyrura nga ICITAP kishte shkaktuar probleme mes misionit amerikan dhe ministrit.
Burime nga shkolla e policisë bënë me dije për Ditan se pas publikimit të shkrimit “Komedia Noka me konkursin për kryekomisarë” Ministri i Brendshem ka zbuluar “grupin armiqesor ne shkollen e policise”, i cili ngeli 3 zyrtarët (që të tre nga Kukësi) ne konkurim. Sot u larguan nga puna ne shkollen e policise “armiqte e pare”. Janë shefi i testimeve dhe shefi i trajnimeve per grade (ky i dyti meqense banonte ne Lezhe e “afruan” ne Korçë.
Faji i këtyre është se nuk pranuan qe 3 zoterinjte (shefi i Aeroportit, shefi i qarkullimit te Tiranes dhe shefi i krimit ekonomik Gjirokaster) të rimerreshin ne provim per here te katërt, pasi ngelën 3 herë rresht.
Argumenti per kete riprovim ishte se “testi ishte i gabuar”. Po ata qe kaluan me kete test si do t’u behet halli?
Në ambjentet e shkollës ka nisur të përsëritet shprehja: “Hajde mos beso po deshe fjalet e 3 ngelesve qe kercenonin se po nuk kaluan ata do t’i shkrinë nga i pari te i fundit dhe ata do ta japin provimin deri ne 23 qershor 100 here deri sa ta marrin” (!). Misioni amerikan Icitap eshte i skandalizuar me keto veprime te ministrit Noka dhe pritet nje reagim i ashper i tyre. Gjithe kjo klime terrori ne kete institucion eshte edhe per arsyen tjeter se sot eshte provimi per graden drejtues. Edhe në listat për këtë gradë janë miqte militante të drejtuesve.
*************
“Komedia” Noka në konkursin për marrjen e gradës kryekomisar
Në konkursin për marjen e gradës kryekomisar në Shkollën e Policisë ka ndodhur një ngjarje që implikon ministrin e brendshëm Flamur Noka. Ngjarja ka acaruar misionin amerikan ICITAP – raporton për Dita-n një burim i brendshëm nga Ministria.
Çfarë ka ndodhur konkretisht: Në provimin e pare dhe riprovimin e dytë ngelën 3 konkurues që ishin persona nga Kukësi të mbështetur nga ministry. Bëhet fjalë për funksionarë të lartë policie që aktualisht punojnë në poste drejtuese në aeroportin e Rinasit, në Qarkullimin Rrugor të Tiranës dhe në departamentin antikrim tëpolicisë së Gjirokastrës. “Ngelja në provimin e dyte ishte skandaloze, pasi sipas të dhënave që qarkullojnë në Ministri konkuruesve iu ishte dhënë paraprakisht edhe testi i provimit – thotë burimi i DITA-s, i cili ka kërkuar t’i ruhet anonimati.
Z.Noka në kundershtim me të gjitha rregullat ka urdheruar që këta persona ta rijepnin edhe nje here provimin megjithëse ishin rrëzuar. Kjo solli revolten e përfaqësuesve të ICITAP, të cilët kërkuan të mos bëhej kjo përsëritje sepse shkelte me të dy këmbët rregullat e konkurimit. Por ministrit as ja beri syri tërr dhe ka urdheruar qe të shkelej ligji.
Mirëpo (dhe këtu vjen pjesa komike e skandalit) edhe ne riprovimin e trete (te kunderligjshmin) zoterinjte në fjale ngelën, sepse perfaqesuesja e ICITAP-it në shkollën e policisë qëndroi gjatë gjithë kohës së provimit si vëzhguese.
Aktualisht gjithe Ministria e Brendshme po perpiqet te gjeje nje rruge per ta marre këta konkurues gradën kryekomisar. Kjo eshte policia që “do sigurojë zgjedhjet”.
Botuar sot në DITA
Keta e kane drejtuar policine tone keto vite te K/M Sali, qe u rrit tre fish sasia e krimeve. U hoqen nga puna specialistet qe te punesoheshin keta tipat qe nuk dine as te kopjojne.
Thuhet se eshte acaruar shume ICITAP-i. Nuk besoj te jete acaruar me te vertete misioni amerikan ICITAP. Sepse, keto vitet e fundit, ka patur raste qe te acarohej e te ulerinte dhe nuk e ka bere qefin qeder. Jemi deshmitare qe Cardaku, Jahelezi e gjykata e 21 janarit e degjeneroi ekspertizen e FBI-se dhe dolen vrases nga burgu. Per kete ja vlente te acarohej e te protestonte ICITAP-i, e jo per tri graduante kryekomisare. Sepse nen hunden e tyre u hoqen prej pune ajka e specialisteve qe kishin bere trajnime e kualifikime afatgjata ne SHBA, jane rekrutuar e graduar me qindra e deri mijra militante me diploma “U.Kristal” Parte Time, etj. dhe ata s’u bene te gjalle. Ndaj, une them se bejne “me gjasme” dhe nuk besoj se jane acaruar vertete.
Rilindja duhet te beje ndryshime te medha ne personelin qe u punesua keto 7-8 vjete ne Policine e Shtetit, duke konsideruar vetem profesionalizmin e perkushtimin atdhetar.