Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton p/ligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar”. Zv.ministri i Financave Ervin Mete sqaroi se ndryshimi në këtë projektligj lidhet me fshirjen e borxheve të këqija.
“Ndryshimi propozohet në një nen të vetëm të projektligjit dhe përcakton fshirjen e borxheve të bankave. Ndryshimi është i përcaktuar në udhëzim, por me kërkesë të shoqatës së bankave, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, u ra dakord që ndryshimi të bëhet edhe në ligjin përkatës. Ky ndryshim ul dhe përmirëson bilancet e subjekteve bankare dhe jo bankare të licensuara nga Banka e Shqipërisë,” tha Mete.
Bazuar në rregulloren e Bankës së Shqipërisë dhe në standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (“SNFR”), bankat krijojnë provigjione për mbulimin e humbjeve të mundshme nga moskthimi i kredive duke rënduar periodikisht shpenzimet e tyre. Ky provigjion është kryesisht kalimi në shpenzim i shumës që banka e ka dhënë si kredi, por që nuk parashikon që të paguhet/të rikuperohet nga klienti (dhe jo ndonjë shërbim i dhënë klientit, i cili regjistrohet si e ardhur e nuk parashikohet të rikuperohet).
Në varësi të karakteristikave të një kredie specifike, si: shumës së mbetur, kolateralit, garantorit, ecurisë dhe rezultateve të proceseve gjyqësore, kur kreditë klasifikohen si të “humbura”, bankat krijojnë provigjione në masën 100% të shumës së pashlyer dhe, për pjesën për të cilën nuk ka shpresa të arsyeshme për rimarrjen e tyre, i fshijnë ato nga bilancet. Për shkak të specifikave të këtij sistemi, konkretisht në projektligj propozohet që në nenin 24 të shtohet një paragraf, ku përcaktohet një procedurë e veçantë për fshirjen e borxhit të keq nga bankat.
Sipas këtij paragrafi, degëve të bankave të huaja dhe subjekteve financiare jobanka, të licencuara nga Banka e Shqipërisë për ushtrimin e veprimtarisë së kredidhënies, në përcaktimin e fitimit të tatueshëm, fshirja e borxhit të keq lidhur me procesin e kredidhënies njihet si shpenzim i zbritshëm me plotësimin e afateve: 365 ditë pas depozitimit të kërkesës, për fillimin e procedimit të ekzekutimit të detyrueshëm te përmbaruesi, në rast se kredia është e siguruar me pasuri të luajtshme ose të paluajtshme; 365 ditë pas lëshimit nga gjykata të urdhrit të ekzekutimit, në rast se kredia nuk është e garantuar me pasuri të luajtshme/të paluajtshme. Rregullimi me ligj i kësaj dispozite, pavarësisht nga përcaktimi në udhëzim, eviton interpretimet e ndryshme dhe qartëson procedurat për procesin e fshirjes së kredive të këqija për bankat.
Si zakonisht zhdukeni edhe kete artikull pas komentit tim !
Nuk kupptohet nga sa thuhet ne artikull ky plotesim i ligjit per bankat mbulon tere bankat (te huajat dhe shqiptaret) apo vetem bankat e huaja ?
Nese mbulon vetem bankat e huaja me duket nje tallje nga keto te 1 prillit, por nuk mendoj te jete keshtu.
Kjo shtese e ligjit eshte e menduar enkas per bankieret dhe aksioneret e tyre qe ligjerojne edhe ne Kuvend. Me dy fjale ligj i “permiresuar” thjesht per interesa te ngushta te ndonje deputeti qe eshte edhe aksioner i ndonjeres prej bankave dhe nuk ka te beje fare me interesin e pergjitheshem te huamarresve shqiptare.
Per me shume duke ju njohur si “shpenzim” keto shuma ulin ne menyre te ndjeshme fitimin e bankave mbi te cilin duhet te paguajne tatimin mbi fitimet.
Ky “permiresim” ligjor i Fullanit ben pjese ne vazhdimesine e krimeve te tij ndaj pasurise se shqiptareve, kesaj radhe duke u ndihmuar edhe nga aksionere te bankave private qe ulen ne bangot e Kuvendit te Shqiperise.
Bravo Ilir Meta, eshte bumja qe do te te kthehet si bumerang ne te ardhmen bashke me bumje te tjera qe ne nuk i harrojme aq lehte.