Nis punën komisioni për reformën territoriale. Në mbledhjen e parë (në foto), e cila u zhvillua sot pa praninë e opozitës, kreu i Kuvendit, Meta, përsëriti apelin ndaj opozitës të marrë përgjegjësitë e saj.
“Kemi vullnetin e fortë për ta bërë. Opozita kur ishte në mazhorancë i kishte votat, por nuk e ka bërë. Ndryshimi tani është se edhe pse mazhoranca i ka votat, kërkon me insistim bashkëpunimin e opozitës sepse ka nevojë për mendimin dhe idetë e saj. Kërkojmë me insistim pjesëmarrjen e opozitës në reformën territoriale. Është reformë e kërkuar dhe nga ndërkombëtarët”, tha Meta.
Kuvendi e miratoi në 23 janar projekt-vendimin “për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë”. Miratimi u bë me 75 votat e deputetëve të mazhorancës dhe pa praninë e opozitës, e cila u largua nga salla dhe këtë praktikë duket se do të ndjekë edhe në vijim të punës së komisionit.
Objekt i komisionit është përcaktimi i kritereve të ndarjes së re administrativo-territoriale të vendit, hartimi dhe përcaktimi i kalendarit të zbatimit të reformës administrativo-territoriale; përgatitja e projektit për ndarjen e re administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë, etj.
Komisioni bazohet mbi barazinë pozitë-opozitë. Në përbërje të tij janë 16 anëtarë: 8 nga maxhoranca, 8 nga opozita. Komisioni do ta zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor tremujor, nga data 20 janar – 20 prill 2014.
REFORMA TERITORIALE ESHTE PRIMARE SEPSE KURSEN MBI 100 MILION DOLLARE NGA 380 KOMUNA DHE BASHKI QE KA SHQIPERIA KU 70% JANE JOPRODUKTIVE KU VENDET RAJONALE KANE NGA 40 DERI 80 NJESI VENDORE ,POR KJO REFORME DO TI SHERBEJE SEKTORIT TE BUJQESISE ,VOTAT I KA MAZHORANCA DHE DUHET TA MIRATOJE NE KUVEND NUK MBAHET PENG SHQIPERIA NGA OPOZITA BERISHA DHE BASHA..