Avokati i Popullit, z. Igli Totozani i pyetur sot mbi letrën e Forumit Mysliman, drejtuar Ministrit të Drejtësisë është shprehur se:
“ U befasova se nuk e kuptoj dot nga pikëpamja institucionale përse i janë drejtuar ministrit të drejtësisë sepse Avokati i Popullit është një institucion i pavarur kushtetues dhe nuk varet nga ministria e drejtësisë
Unë jam një person, një qytetar, por dhe Avokat i Popullit i hapur të dëgjoj të gjitha këndveshtrimet dhe natyrisht janë të pritura dhe të respektuar edhe këndvështrime që vijnë nga komuniteti musliman, apo nga fetë e tjera.
Në një vend demokratik nuk kemi edhe qytetarë, edhe nënqytetarë, janë të gjithë të barabartë dhe janë të gjithë qytetarë të një vendi, qofshin shqiptarë, apo të huaj, të cilët duhet të gëzojnë të njëjtat të drejta.
Në këtë kuptim të drejtat e komunitetit LGBT janë të drejta të njeriut në Shqipëri dhe këta janë qytetarë, nuk janë nënqytetarë të cilëve duhet t’u mohojmë një pjesë të të drejtave që i gëzon shumica
Sikurse mbetem një luftëtar i qytetarëve romë, i grave që dhunohen, i njerëzve që përmbyten dhe nuk dëmshpërblehen, i njerzve që pushohen në mënyrë të paligjshme, i njerëzve që vriten, i njerëzve që ngujohen, do të mbetem një avokat i fortë, i pacënueshëm në mendimet e tij demokratike dhe europiane në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBT. “
Komuniteti Mysliman, letër Halimit: Totozani po e tepron me mbrojtjen e komunitetit LGBT
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, përmes një letre drejtuar ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, ka shprehur shqetësimin në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT nga Avokati i Popullit, Igli Totozani. Sipas myslimanëve, Totozani po eklipson probleme shumë më të mëdha të shoqërisë shqiptare. “Disa pseudo-probleme po amplifikohen pa të drejtë nga disa drejtues institucionesh, duke i bërë të shfaqen si çështje alarmante, që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, duke i ngritur në nivelin e kritereve të domosdoshme për vazhdimin e rrugës së Shqipërisë në proceset integruese për në Bashkimin Evropian, e duke eklipsuar problemet e vërteta të shoqërisë shqiptare. Shprehim indinjatën tonë të thellë në lidhje me qëndrimet e mbajtura së fundi nga ana e institucionit të Avokatit të Popullit, e në mënyrë të veçantë nga titullari i këtij institucioni, z. Igli Totozani, në lidhje me të ashtuquajturin problemi i homofobisë. E theksojmë, në mënyrë të veçantë nga titullari i institucionit, pasi vërejmë një ekses të pajustifikuar nga ana e tij, në lidhje me këtë çështje. Interesimi dhe vëmendja e jashtëzakonshme e z. Totozani në lidhje me sa më sipër kalon edhe parashikimet më largpamëse të ‘shtresës’ që ai mëton të mbrojë, çka nuk është vërejtur tek paraardhësi i tij, a thua se profesori i nderuar, të cilin ka zëvendësuar nuk e ka kryer detyrën e tij siç duhet në këtë aspekt”, – thuhet ndër të tjera në letër. Për këtë arsye, ata kër-kojnë që ministri Halimi të mos lejojë që pasionet e një individi apo edhe të një grupi të vogël njerëzish të shkaktojnë zemëratën e pjesës më të madhe të popullsisë, duke pasur parasysh propagandimin e devijimit seksual të këtij komuniteti.
Sipas meje letra është drejtuar në adresë të gabuar, sepse mbart idenë e gabuar të ankuesve se pushteti apo institucioni shtetror i drejtësisë ka apo duhet të ketë kompetenca mbi një institucion të pavarur, siç është Avokati i Popullit. Pra letershkruesit duan që edhe ndonjë institucion që ka mbetur i pavarur ta bëjnë të varur. Letra mund të ishte fare mirë një letër e hapur për opinionin publik. Nga ana tjetër, do thosha se, Avokati i Popullit, te shqetësimi që ngrihet nuk duhet të kërkojë nëse ai është i drejtë apo i padrejtë, por duhet të shohë nga vetja se mos po e tepron me ngulmimin për çështjen në fjalë. Me sa duket, për t’u dukur një institucion fare-fare evropian, apo edhe më evropian se evropianët, po përpiqet të imponojë një diskriminim pozitiv ndaj LGBT, gjë që nuk është aspak e drejtë. Do të ishte e mjaftueshme që ata të lihen të lirë në punë të tyre, po aq sa edhe ata me orientim seksual të natyrshëm, vetëm kaq do të ishte normale sipas meje. Unë do dëshiroja që Avokati i Popullit të tregohej po aq i zellshëm saç mbron LGBT edhe për mbrojtjen e fëmijëve, të cilët rrezikohen pikërish nga njëra prej të drejtave që kërkojnë anëtarët e këtij komuniteti, siç është birësimi i fëmijëve. Jam kategorikisht kundër kësaj të drejte të padrejtë, sepse është në kurriz të më të pambrojturve për disa arsye: ndër to, më e rëndësishmja është që, askush nuk ka të drejtë të vendosë në emër të tyre (qoftë ai edhe një organ ligjvënës) për ata (pra, fëmijët), të cilët nuk janë vetë në gjendje (të aftë juridikisht) të gjykojnë për fatin që u propozohet; unë këtë të drejtë nuk do t’ua lejoja as prindërve apo të ngarkuarve me ligj për kujdestarinë e tyre, të cilët për arsye nga më të ndryshmet, përjashtuar ato njerëzore do tregoheshin të gatshëm për të dhënë pëlqimin; nëse kjo do lejohej atëherë fëmijët vihen para detyrimit (me anë të edukimit) për të pranuar orientimin seksual që do kenë “prindrit” e tijë; një arsye tjetër e pakundërshtueshme, sipas meje, është edhe fakti që, ata persona, që natyra ua ka hequr në një mënyrë devijante të drejtën për t’u riprodhuar e sjellë në jetë vetë fëmijë, nuk mund ta fitojnë këtë në mënyrë kaq artificiale, dhe aq më tepër nuk mund të luajnë dot rolin e babait apo të nënës…
Jam dakort me komentuesin Arif