Kuvendi u përfshi dje nga debatet pas kërkesës së qeverisë për dhënien me koncesion të doganave. Opozita i ka kujtuar kryeministrit Sali Berisha se ai ka deklaruar dikur se nuk do të ndërmarrë hapa të tillë në kohë fushate. Por kjo mazhorancë nuk njeh kufi kur bie fjala për të lënë pas tokë të djegur. Të premten është bërë publik lajmi se në prag të fushatës elektorale, kjo mazhorancë kërkon të ngrihet një komision hetimor për liderin e opozitës, çka do e tensionojë ndjeshëm situatën në vend.
Por a lejohet që të ngrihet një komision hetimor në këtë periudhë? Në ligj thuhet se: “Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesën e një të katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë një komision hetimi, për të shqyrtuar një çështje të veçantë”. Po ashtu theksohet se: “Komisionet hetimore nuk mund të ngrihen gjatë 4 muajve para mbarimit të mandatit të Kuvendit”.
Puna e këtij Kuvendi do pak javë që të mbarojë, ndërsa mandati zgjat deri më 7 shtator. Kështu mazhoranca shpreson që të votojë sa më shpejt ngritjen e këtij komisioni, përpara datës 7 maj, që të jetë në limitet kohore. Megjithatë puna e këtij komisioni do zhvillohet gjatë fushatës dhe do përdoret fuqishëm nga kryeministri Berisha.
Ndonjë ndërkombëtar edhe mund ta kritikojë Berishën. Por siç pyeste dje gazeta Dita, a mjafton vetëm t’i tërheqësh veshin Berishës?
Online nga adresa: gazetatema.net