Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kongresi Rinor Kombëtar kundër ligjit për arsimin e lartë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Kongresi Rinor Kombëtar kundër ligjit për arsimin e lartë
AktualitetLajme Flash

Kongresi Rinor Kombëtar kundër ligjit për arsimin e lartë

Dita
Published March 25, 2015
Share
SHARE

Kongresi Rinor Kombëtar kundërshton gjithë procesin e hartimit të Reformës së Arsimit të Lartë dhe përmbajtjen e Ligjit të Arsimit të Lartë të propozuar. Me anë të një deklarate për media, ky organizëm thekson se hartimi i reformës në fjalë lë për të dëshiruar në lidhje me qasjen ndaj dy elementeve thelbësorë të saj: rininë studentore dhe dijen akademike të cilën e merr ky grupim, e drejtë kushtetuese e parashikuar në nenin 57 të Kushtetutës së Shqipërisë.

“Gjatë procesit të hartimit të kësaj reforme është konstatuar një niveli i ulët konsultimi dhe dialogu, të përhershëm dhe të strukturuar, mes grupeve të interesit. Pavarësisht pretendimeve të anëtarëve të Komisionit për gjithëpërfshirje në këtë proces, rezulton se në një gjysmë viti konsultimesh anëtarët e Komisionit të Reformës së Arsimit të Lartë janë takuar vetëm një herë me studentët për të diskutuar realisht këtë reformë.

Ky takim është bërë vetëm pak ditë pasi axhenda e realizimit të draftit ishte bërë publik dhe koha e leximit dhe njohjes me tekstin e draftit nuk ishte e mjaftueshme për studentët. Duam të qartësojmë se ka pasur takime të tjera ku të rinjtë janë takuar me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, por këto kanë qenë thjesht takime informuese për brendinë e Ligjit dhe jo takime konsultuese ku realisht është marrë një reagim nga studentët e rinj. Duke marrë parasysh këto rrethana, mund të themi se pala kryesore përfituese e kësaj reforme ­ studentët ­ nuk është marrë parasysh, por është trajtuar si një palë jashtë procesit”, nënvizohet në reagimin e Kongresit Rinor.

“Pakënaqësia jonë lidhet edhe me brendinë e Projektligjit të Arsimit të Lartë ­ vijon deklarata ­. Ky ligj e sheh studentin jo si një përfitues të dijes si e mirë publike, por si një element pothuajse jashtë sistemit të arsimit të lartë. Ashtu si në draft­raportin përfundimtar të reformës dhe në deklaratat e zyrtarëve të Ministrisë përkatëse, mbështetja financiare për universitetet publike parashtrohet si një barrë financiare e cila duhet t’i hiqet shtetit dhe t’i kalojë studentit. Kjo do të thotë se studentit dhe të riut shqiptar i rriten automatikisht tarifat e studimit.

Në ligjin e reformës së arsimit të lartë përmendet sërish kredia studentore. Ky është një element me te cilin ne nuk dakordohemi aspak, pasi ende nuk dihen termat e funksionimit të saj. Ne si Kongres Rinor Kombëtar jemi kundër çdo lloj rritjeje të tarifave të studentëve, gjithashtu edhe kundër kredisë studentore”.

Një pikë tjetër ku organizmi përfaqësues i të rinjve ka rezerva janë strukturat burokratike të cilat parashikohen t’u shtohen universiteteve publike, çka sipas tyre e rrit pasigurinë e studentit gjatë shkollimit universitar: “Në tekstin e ligjit të arsimit të lartë prej 68 faqesh përmendet vetëm 20 herë fjala ‘student’, ndërkohë që fjala ‘bord’ përmendet mbi 70 herë.

Ky element reflekton faktin se ky ligj mendon më shumë për strukturat burokratike se sa për studentin shqiptar”. Bazuar në të gjithë argumentet e sipërpërmendur, në emër të dhjetëra organizatave rinore të cilat përfaqëso në të gjithë vendin, Kongresi Rinor Kombëtar shprehet kundër ligjit të arsimit të lartë dhe kërkon që ai të mos kalojë në Parlament.

Dita March 25, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?