Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Konkluzioni që më mundon me të huajt
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Konkluzioni që më mundon me të huajt
Letrat e Lexuesve

Konkluzioni që më mundon me të huajt

anazapta
Published January 31, 2013
Share
SHARE

Po flitet shumë për prezencë të huaj në zgjedhje dhe shpresoj që ajo të jetë efikase në maksimum. Këta të huajt duhet të kenë mirë të qartë specifikën tonë makiavelike të 50 vjeçarit të fundit që nënkupton se te ne frika nuk mundet me arsye por, vetëm me një frikë më të madhe, dhuna ndalet nga frika e një dhune më të madhe. Sa për predikime apostolike ambasadorash, kërcënimet e tyre të holla indirekte, aha, bualli ynë nga Viçidoli nuk pyet për mushkonja, qofshin këto edhe të “jashtëme”.

Nga gjithë informacionet dhe me çfarë na paraqitet në TV gjendja duket shumë e tensionuar dhe paralajmëruese.  Dikur gjatë luftës motivoheshim nga faktori ideologjik marksist dhe lufta patriotike kundër okupatorit. Siç më informojnë miqtë, qeveritarët tanë sot kanë krijuar në të gjithë vendin një rrjet segmentesh këmishash blu të Berishës të ngjashme me këmishat e zeza të Musolinit e këmishat e murrme të Hitlerit, të gatshëm në çdo moment e në çdo formë të përdorin dhunë fizike, psiqike individuale apo familjare. Motiv të vërtetë s’kanë ideologji por, vetëm motivin e parasë dhe të përvetësimeve të paimagjinuara që disponon Qeveria e të Pandehurve të Berishës. Parimi i tyre është: të derdhet para pa kursim për të mbrojtur paranë e gllabëruar dhe për të fituar para të tjera. Për ata, disfata sado e vogël është e pa pranueshme sepse është një hap drejt burgut.

Është shumë revoltues, shkatërrues i ndërgjegjes së kombit fakti i të “harruarit të krimeve”. Akoma më shumë kurajoja e vrasësve për poste dhe vota. Është shumë revoltues entuziazmi dhe duartrokitja e masës së caktuar popullore për vrasësit demagogë. Një konkluzion më mundon: Bota që na ndjek habitet për qeverinë tonë apo (për fat të keq) dhe për durimin dhe bindjen prej skllavi të popullit tonë përballë krimit e korrupsionit të përbindshëm qeveritar?

 

Email nga adresa: [email protected]

anazapta January 31, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Korab Sejdini says:
    February 1, 2013 at 7:54 pm

    Po te mos kishin qene keto te huajt, do ishim 150 vjet para, gjermanise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?