Sot që Antonio Konte kthehet në majat e karrierës së tij si trajner, kthehen në mendje edhe debutimet e tij në stol. Luani dhe lideri i mesfushës së Juventusit dhe Kombëtares së Italisë në nisje të mijevjeçarit të ri nuk është se e ka nisur në “top”. Sezoni 2006-2007 në Serinë B, thërritet të udhëheqë Arecon pas një sezoni si zëvendës i Luixhi de Kanios tek Siena. Nuk i ecën edhe aq mirë: 4 barazime radhazi, më pas tre humbje njëra pas tjetrës. Drejtuesit janë në dyshim e sipër: ta heqin ose ta mbajnë për t’i dhënë besim? Një tjetër barazim tjetër dhe humbja e katërt, në nëntë javët e para pa asnjë fitore vendosin për shkarkimin e tij.
Dridhje – Mund të ishte meteori i tipit “provoi por nuk ishte zanat për të…”. Por, nuk ishte Konte ai që nuk funksiononte në Toskanë atë sezon të mallkuar. Skuadra vazhdon të humbasë, ai kthehet në stol, e ngre kokën por nuk shman g rënien në kategori që vjen për shkak se… Juventusi humbet në shtëpi ndaj Specias dhe bën që trajneri leçez të humbë toruan dhe të deklarojë: “Rroftë futbolli i pastër. Respektoj tifozët e Juventusit, jo skuadrën”.
Karakteri – Të tjera problem edhe vitin më pas, por kuptohet menjëherë se kush është Antonio Konte. E thërret Bari (ai është leçez…), Konte pranon, më pas mund skuadrën e qytetit të tij në derbi dhe polemizon me tifozët salentinë. Në gusht të vitit 2008 disa ultras e ndjekin me disa shkopinj në duar për ta rrahur. Akuza? “Tradhëti e lartë ngjyrave verdhekuqe”. Pak a shumë. Konte nuk do t’ia dijë. Dhe pasi shpëton bardhekuqtë, i çon një vit më pas në Serinë A. Lind – ose gati – miti Konte. Sidomos sepse në qershor rinovon me diplomën në xhep dhe pas dy javësh heq dorë nga çdo gjë, duke braktisur Barin: projekti jo shumë ambicioz për shijet e tij. Duket pikërisht e njëjta histori që do të ndodhte pesë vjet më vonë me Juventusin.
Shou – Seria A, megjithatë, nuk i shpëton aspak, sepse firmos tek stoli I Atalantës. Por, nuk tregon asgjë dhe dështon, duke u dorëhequr që në janar. Gjashtë muaj pushim dhe një rikthim në fushë me Sienën, 5 vjet pas lamtumirës nga toskanët kur ishte zëvendës I De Kanios. Në Sienë është prova e vërtetë dhe trajneri puljez nuk dështon, duke i dhënë Serinë A bardhezinjve, e dyta në karrierën e tij si trajner.
Skualifikimi – Njolla e karrierës që kurrë s’kishte hasur në pengesa të tilla vjen me skualifikimin e vitit 2012. Hija e skandalit të basteve në karrierën e Kontes. Pikërisht në Sienë, në fakt, dy ndeshje të skuadrës që ai kishte drejtuar përfundojnë në qendër të skandalit të basteve dhe hetimeve (Novara-Siena dhe Albinolefe-Siena). Disiplinori kërkon një vit dhe tre muaj skualifikim, ndërsa Gjykata e Federatës vendos: 10 muaj. Ai – ndërkkohë i transferuar tek Juventusi – shfryn (dhe fjalët e tij i kushtojnë një paralajmërim dhe një gjobë të madhe) por ndërkohë FIFA zgjeron pezullimin tek të gjitha aktivitetet ndërkombëtare. Tnas ia redukton në 4 muaj dhe Konte kthehet në stol (sigurisht me fitore) në Palermo, më 9 dhjetor 2012.
Apoteoza – Duke lënë mënjanë skandalin e basteve, pjesa tjetër e historisë është kronikë. Madje, vetë histori… Konte firmos me Juventusin dhe nis ciklin fantastik bardhezi. Tre tituj radhazi, I pari – kryevepra e vërtetë –me përmbysjen e jashtëzakonshme ndaj Milanit të Ibrës që ishte duke u arratisur. Në vitin e dytë konfirmimi dhe trisi në vitin e tretë, bashkë me një rekord pikësh. E pamundur të bësh më mirë? Ndoshta po. Konte kërkon më shumë, do Europën. Nuk beson se mund t’ia arrijë me bardhezinjtë dhe atëherë thotë “mjaft”. Jo edhe aq keq, pasi me Italinë mund të fitojë – në Rusi 2018 – botën.
Me google translate e keni perkthyer kete artikull 😛