U luajt sot në orën 13:00 në Korçë takimi i vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Teutës. Ekipi kampion i vendit ka arritur të fitojë një takim mjaft emocionues me shifrat 3-2.
Pavarësisht mungesa të rëndësishme të Shkëmbit dhe Prognit, korçarët arritën të marrin 3 pikë të vlefshme për vazhdimësinë e tyre në luftën për titull. Ndërkohë ende asnjë pikë për Gentian Begejën në drejtimin e durrsakëve që këtë vit rrezikojnë seriozisht mbijetesën mes më të mirëve.
Mbas këtij takimi Skënderbeu arrin kuotën e 30 pikëve, po aq sa Partizani kryesues që ka për të luajtur këtë javë derbin e kryeqytetit përballë Tiranës. Nga ana tjetër, 4 humbje radhazi për Teutën që ka hyrë në një krizë nga e cila nuk po arrin dot të dalë. 13 pikë dhe vendi i 8 janë shumë pak për ekipin durrsak që në fillim të këtij sezoni ka pritur të bëjë një paraqitje shumë herë më të mirë.