Zbatimi i Programit Sensibilizues për luftën ndaj drogave ka vijuar dje në qarkun e Korçës, në shkollat 9-vjeçare. Ky program mundësohet nga Zyra e Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Ambasadës Amerikane Tiranë dhe shteti i Nju Xhersit në SHBA, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit. Temat e diskutuara janë lufta kundër duhanit, alkoolit, marijuanës dhe zhvillohet me nxënës të klasave të gjashta, deri tek klasat e nënta. Funksionojnë 10 grupe instruktorësh me përfaqësues nga stafi pedagogjik dhe policia.