Protesta e drejtuesve të shërbimit taksi 8+1 që po zhvillohet në qytetin e Korçës, ka hyrë dje në ditën e tretë të saj. Me dhjetëra furgonë kanë bllokuar sërish stacionin e linjës Korçë-Tiranë, duke vazhduar pezullimin e punës dhe transportin e pasagjerëve. Drejtuesit e protestës ndihen edhe më të zhgënjyer, pasi pas tre ditësh nuk ka ende asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse. Protesta do vijojnë, teksa kërkohet ndalimi i konkurrencës së pandershme dhe lejimi i pasagjerëve në kthim.