Policia Kufitare e Kapshticës ndaloi mëngjesin e djeshëm në flagrancë shtetasin grek Teodhoros Tselezidis, 50 vjeç, banues në Selanik. Burime zyrtare nga komisariati thanë se gjatë kontrollit në sistemin ASF2, rezultoi se mjeti tip “Volkswagen”, me targa NHN8250, është në kërkim nga Interpol Athina dhe i vjedhur në Greqi muaj më parë. Pas verifikimeve të kryera, 50-vjeçarit iu komunikua akuza e “trafikut të mjeteve motorike”, por ai deklaroi se nuk e dinte se mjeti ishte i vjedhur.