Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në një shkollë 9-vjeçare në qytetin e Korçës, ku një fëmijë është sulmuar brenda ambienteve të shkollës. Sipas policisë, një 39-vjeçar me probleme mendore ka tentuar të godasë me sëpatë një nxënës të klasës së gjashtë. Fatmirësisht, fëmija nuk është dëmtuar, pasi ka arritur të shmanget në kohë. Ngjarja ndodhi në shkollën ‘Nuçi Naçi’, ku mësonte fëmija i sulmuar, A.T. Autori është arrestuar, por ngjarja ka shtuar shqetësimin e prindërve, pasi ajo që ndodhi tregon se në ambientet e shkollës mund të futen lehtësisht persona të rrezikshëm.