Përkeqësimi i kushteve atmosferike është shoqëruar me reshje të dendura të dëborës në qarkun e Korçës. Policia vendore këshilloi dje drejtuesit e mjeteve që të jenë të kujdesshëm. Akset rrugore Qafë-Thanë, Qafë-Plloçë, si dhe aksi Korçë-Kapshticë, janë të kalueshme pa zinxhirë. Aksi Qafë-Qarri dhe Erseke-Leskovik janë të kalueshme me zinxhirë. Kurse Korçë-Dardhë dhe Korçë- Voskopojë, po ashtu kërkohet përdorimi i zinxhirëve, ndërsa policia operon me shërbime të përforcuara.