Ndjekja e një makine të dyshuar në shpejtësi çoi në zbulimin brenda bagazhit të 54 kilogram hashashi që dyshohet se ishte blerë në Lazarat. Aksioni u krye në aksin Pogradec-Korçë, në vendin e quajtur “Miniera e Petrushës”, ndërsa ndjekja u bë për shpejtësi tej normave. Në makinën “Alfa Romeo” janë gjetur 50 pako me kanabis. Dy korrierët, shoferi dhe pasagjeri, përfituan duke braktisur mjetin dhe arratisur. Ata u identifikuan dhe shpallën në kërkim.