Një roje është arrestuar nga policia pasi mbante armë pa leje. Çelnik Topa, 61 vjeç, banues në fshatin Bulgarec,Korçë u arrestua ditën e djeshme pasi ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjari automatik, model 56, kalibër pa lejë, të cilën e mbante tek vendi ku punonte si roje, tek një pikë grumbullimi skrapi. Ai i tha policisë se duhet të ishte i armatosur për tu ruajtur nga hajdutët, dhe nuk kishte mundësi tjetër për të siguruar bukën e gojës. Dëshmia e tij nuk është marrë parasysh nga policia e cila u vuri prangat.