Një çift të rinjsh po hetohen në gjendje të lirë nga policia vendore, pasi akuzohen për vjedhje. Nën akuzë u morën e mitura N. G., 17 vjeçe dhe i dashuri i saj B. J., 21 vjeç, të dy banues në Korçë. Procedimi ndaj tyre u nis pasi në kohë të ndryshme, kanë vjedhur në banesën e A. G., babai i të miturës, një shumë prej 1,5 milionë lekësh, që më pas i kanë shpenzuar me mënyra të ndryshme me njëri-tjetrin, për të bërë blerje apo për të dalë. Pas marrjes në pyetje dhe denoncimit, materialet i kaluan prokurorisë.