Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme realizoi mesnatën e së hënës operacionin “Fillimi i mbarë”, ku u bë ndalimi i Elton Liços, 28 vjeç, banues në fshatin Miras të Devollit, pasi në një servis në fshatin Biranj, në pronësi të A. D., është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i mjetit traktor, me targa greke AM52576, prodhim i vitit 2008, me vlerë 150 mijë euro, në pronësi të shtetasit grek I. M., banues në Melanthio të Kosturit. Mjeti është vjedhur më 15 dhjetor 2013 duke u trafikuar.