Koreja e Jugut do të vije së shpejti me një projekt pilot për të përdorur inteligjencën artificiale për njohjen e fytyrës dhe mijëra kamera CCTV për të gjurmuar lëvizjen e njerëzve të infektuar me koronavirus, pavarësisht shqetësimeve për “prekjen e privatësisë”.
Sipas mediave të huaja, projekti i financuar kombëtarisht në Bucheon, një nga qytetet më të dendura të populluara të vendit në periferi të Seulit, do të bëhet funksional në janar, tha një zyrtar i qytetit për Reuters
Sistemi përdor algoritme të inteligjencës artificiale dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës për të analizuar pamjet e mbledhura nga më shumë se 10,820 kamera CCTV dhe për të gjurmuar lëvizjet e një personi të infektuar.
Plani nga qyteti iu dorëzua Ministrisë së Shkencës dhe TIK-ut (Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit) dhe iu dha Reuters nga një ligjvënës parlamentar kritik ndaj projektit.
Qeveritë në mbarë botën janë kthyer drejt teknologjive të reja dhe fuqive ligjore të zgjeruara në përpjekje për të frenuar valën e infeksioneve me COVID-19.
Kina, Rusia, India, Polonia dhe Japonia, si dhe disa shtete të SHBA-së janë ndër qeveritë që kanë krijuar ose të paktën eksperimentuar me sisteme të njohjes së fytyrës për gjurmimin e pacientëve me COVID-19.
j.l./ dita
Inkuizicion.Abuzim me parate e taksapaguesve. Ngjan me projektet NASA-s per te zbuluar pafundesine e hapesires. Nuk ka nevoje te perdoren me mijra kamera per ti dalluar njerzit ne fytyre a jane te rrezikuar nga semundjet a jo. Mjafton te bejne kontroll atje ku prodhohen ushqimet qe hane keta miliona fatkeqe qe jetojne neper keta qendra milioneshe qe quhen qytete dhe problemi merr fund. Merr fund dhe fitimi marramendes qe buron nga ky sistem. Por jo. Gjithe kjo katrahure behet qe dikush te fitoje ne maksimun nga kjo lufte e ndyre moderne shtrigash. Uji i bekuar-vaksine nuk do zgjidhe hallet e askujt, por do mbushe xhepat e dikujt.