Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Korrigjuesit e maturës, 5 vjet punë si mësues
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Korrigjuesit e maturës, 5 vjet punë si mësues
AktualitetLajmi i fundit

Korrigjuesit e maturës, 5 vjet punë si mësues

anazapta
Published January 14, 2013
Share
SHARE

Vijimin e garës për pranimet në shkollat e larta publike apo dhe private do të gëzojnë vetëm maturantët që marrin nota kaluese në të katërta provimet e maturës 2013. Kriteret që duhet të përmbushin mësuesit që do të përfshihen në procesin e korrigjimit të testeve, si dhe penalizimet për maturantët e mësuesit që do thyejnë rregulloren e provimeve.  

Pranvera Kola

Marrja e notave kaluese në të gjitha provimet e maturës shtetërore duke përfshirë këtu lëndët e detyruara dhe ato me zgjedhje, përbën kriterin kryesor që do të lejojë maturantët të garojnë për të vijuar studimet e larta në një nga universitetet publike. Ky rregull do të jetë i vlefshëm edhe për strukturat private të arsimit të lartë, të cilat nuk do të lejohen të pranojnë në programet e tyre universitare maturantë që nuk kanë marrë provimet e maturës gjatë sezonit që zhvillohet në muajin shtator.

Kjo pasi maturantët që nuk kalojnë provimet e maturës nuk pajisen me diplomë të shkollës së mesme e cila lejon vijimin e garës për pranimet në universitetet publike. Për të mos rrezikuar studimet e larta maturantët do të duhet të plotësojnë në afatet e përcaktuara formularin A1, ku renditen dy lëndët që do jepen si provime me zgjedhje si dhe formularin A2 në të cilin renditen 10 preferencat se ku maturanti do të vijojë studimet e larta.

 

Vlerësimi i testeve, kriteret për mësuesit

Krahas përcaktimeve të detajuara për mënyrat e hyrjes apo regjistrimit në provimet me zgjedhje rregullorja e maturës shtetërore detajon kritere më të ashpra sa i takon përzgjedhjes së arsimtarëve që do të angazhohen me korrigjimin e testeve të maturës. Rregullorja sanksionon shtimin e kualifikimit që duhet të kenë arsimtarët që do të merren me korrigjimin e testeve të maturantëve. Në rregullore detajohet se për t’u përfshirë në listën e korrigjuesve, mësuesit duhet të përmbushin një sërë kushtesh, ku bëjnë pjesë kryerja e universitetit në fushën përkatëse.

Për të qenë në grupin e korrigjuesve mësuesi duhet detyrimisht të ketë jo më pak se 5 vjet përvojë pune në mësimdhënie në  lëndën përkatëse të shkollës së mesme. Ndërkohë që më të preferuarit janë ata që kanë mbi 10 vite pune.  Në rast se arsimtari ka marrë pjesë më parë në provimet e maturës, duhet të jetë treguar i saktë dhe i përpiktë në vlerësimet e dhëna për provimet përkatëse, si dhe të jetë vlerësuar me rezultate të larta në mësimdhënie. Një tjetër kriter është vlerësimi maksimal që arsimtari duhet të ketë marrë gjatë ndjekjes së kualifikimit të vazhduar, si dhe të jetë trajnuar për të qenë korrigjues i testeve të maturës.

Sipas rregullores përzgjedhja e korrigjuesve të testeve bëhet çdo vit. Numri i tyre është në varësi të numrit të testeve që vlerësojnë dhe kohës së shpalljes së rezultateve të vlerësimit. Për të garantuar një proces sa më korrekt të regjistrimit arsimtarët e përzgjedhur para nisjes së korrigjimeve do t’i nënshtrohen një tjetër trajnimi nga ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Edhe për provimet e maturës të 2013-s është vendosur që korrigjimi i testeve të bëhet në gjashtë qendra vlerësimi. Mjediset e këtyre qendrave duhet të jenë të përshtatshme dhe të sigurta.

Testet e një profili të të njëjtit mjedis provimi, nuk shpërndahen në qendra të ndryshme vlerësimi. Çdo përgjigje e testit i nënshtrohet një vlerësimi të dyfishte, të pavarur nga njëri-tjetri. Agjencia Kombëtare e provimeve shpall skemën e vlerësimit të testit, pas përfundimit të çdo provimi të Maturës. Vlerësimi i çdo përgjigje të maturantëve bëhet me pikë të cilat më pas ekuivalentohen në notë. Shpallja e rezultateve bëhet jo më vonë se 15 ditë, pas dhënies së çdo provimi të Maturës Shtetërore.

 

Provimet e maturës nuk do bëhen në ambientet e shkollave private

Sipas rregullores së provimeve të maturës sallat që do të zhvillohen provimet duhet të kenë hapësira të mjaftueshme sa për të zënë 150 maturantë. Në shkollat ku numri i maturantëve dhe i kandidatëve të marrë së bashku është më i vogël se kufiri i përcaktuar, Komisioni i Maturës shtetërore grupon shkollat dhe cakton qendrën ku do të zhvillohen provimet. Maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë mbaruar studimet në shkollat private do t’i zhvillojnë provimet e maturës në të njëjtat qendra dhe mjedise me maturantët e shkollave publike.

 

Penalizimet që rrezikojnë vijimin e shkollës së lartë në universitet publike

 

Maturantit përjashtohet nga provimi kur:

Nuk qëndron në vendin që i është caktuar

Merr e jep informacion apo kopje ose komunikon me maturantë të tjerë

Bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit

Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimet

Refuzon kontrollin nga ana e administratoreve gjatë hyrjes në qendrën e provimit

 

Rezultatet e provimit nuk i njihen maturantit :

Nëse përdor laps ose stilolapsa me ngjyra të ndryshme në plotësimin e testit

Nëse heq ose dëmton kodin e sekretimit (barkodin) të vendosur në test

Nëse dëmton testin (palos, zhubros, gris, vendos shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal, ose nuk e dorëzon atë

Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga komisioni i verifikimit të rasteve që dyshohen për kopjim.

Nëse përjashtohet nga provimi.

anazapta January 14, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?